Më poshtë do të gjeni një paraqitje grafike të respektimit të detyrimit ligjor për raportimin e aktiviteteve të institucioneve publike, përgjatë periudhës katër muaj nga data e zgjedhjeve (13 janar 2023).

Të dhënat janë per aktivitetet e paraportuara nuk jane te plota, pasi bazohen ne monitorim jo sistematik te faqeve te internetit apo faqeve ne mediat sociale te institucioneve qe mbartin detyrimin per te raportuar. Duke qene se monitorimi eshte jo sistematik dhe vetem online, numri i aktiviteteve te paraportuara eshte me i larte sesa paraqitet ketu

Nese deshironi te shihni te dhenat per nje a me shume institucione specifike, përzgjidhni institucionin/et në kutinë më poshtë dhe të dhënat do të filtrohen vetëm për atë /ato institucion. Me shume kontekst.

Me shume kontekst

Pse është e rëndësishme?

Sikurse KRIIK ka bërë publike në Dokumentin “REKOMANDIME lidhur me ndërfaqen e raportimeve të veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore të ngritur prej KQZ-së” të dërguar nëpërmjet e-mailit më datën 14 janar 2023 dhe në Dokumentin “QËNDRIM PUBLIK – Mos shpërdorimi i burimeve shtetërore si dhe sjellja korrekte dhe e paanshme  e nëpunësit të administratës publike, thelbësorë për sigurimin e vullnetit të pacënuar të qytetarit në ushtrimin e së drejtës së votës” të publikuar më datë 16 janar 2023, ndërfaqja e raportimeve përbën elementin kyç për zbatimin ose jo të kuadrit ligjor për raportimin e veprimtarive të institucioneve publike dhe monitorimin e tyre. Tërë kjo në përmbushje të synimit madhor për ndalimin e krijimit të avantazhit elektoral nga partia politike në pushtet.

Mosraportimi i aktiviteteve perben shkelje te kuadrit ligjore dhe KRIIK evidenton aktivitetet e paraportuara bazuar ne nje monitorim jo sistematik te faqeve te internetit apo ne mediat sociale te institucioneve publike.


Metodologjia

Të dhënat per aktivitetet e raportuara shkarkohen në mënyrë automatike nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërfaqja “Aktivitetet e raportuara”. Në rast se institucionet raportojnë në të tjera mënyra dhe raportimet e tyre nuk gjenden në ndërfaqe, KRIIK nuk mund t’i aksesojë dhe, si rrjedhim, nuk i përfshin ato në të dhënat më poshtë.

Të dhënat ne lidhje me aktivitete te paraportuara evdientohen nepermjet monitorimit jo sistematik te faqeve te internetit, apo faqeve ne mediat sociale te institucioneve

Te dhenat freskohen, si rregull çdo javë.