Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje 2023
      • Zgjedhje 2021
      • Zgjedhje 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu

Aksioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 prillit 2021


Procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Prillit 2021, KRIIK ka nisur ta monitorojë në tërësi që prej momentit të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, më 6 Shtator të vitit 2020. Aksioni i Vëzhgimit u shpall publikisht gjatë Konferencës Kombëtare “Kostot e Demokracisë II – Paratë në Politikë dhe Integriteti Zgjedhor”.

KRIIK angazhoi një ekip ekspertësh në nivel qendror, 22 vëzhgues afatgjatë në të gjithë vendin, të cilat vëzhguan elementë kyç të procesit nga fundi i shkurtit deri në një javë pas aprovimit të tabelave përfundimtare të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; 184 vëzhgues afatshkurtër të cilët ndoqën aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga dita e premte, 23 prill, deri në përfundimin e numërimit në zonën zgjedhore përkatëse (2 për çdo KZAZ); 360 vëzhgues afatshkurtër që vëzhguan procesin në po aq qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin; 184 vëzhgues afatshkurtër të lëvizshëm, në ekipe prej dy vëzhguesish secili, që vëzhguan situatën rreth qendrave të votimit dhe procesin e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve (një ekip për çdo zonë të administrimit zgjedhor); si dhe 184 vëzhgues afatshkurtër që vëzhguan procesin e numërimit të votave në të gjithë vendet e numërimit të votave në vend (dy për çdo VNV). Vëzhgimi i 360 qendrave të votimit të përzgjedhura në mënyrë rastësore garanton përgjithësimin e gjetjeve me një marzh gabimi prej ±5%, me një interval besueshmërie prej 95%.

KRIIK e vlerëson procesin zgjedhor duke përdorur si kritere standardet e njohura ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike, si dhe kuadrin ligjor shqiptar.

Gjetjet nga procesi i vëzhgimit janë bërë publike nëpërmjet një numri raportesh e prononcimesh publike, si më poshtë:

Në datën 11 Mars 2021, KRIIK organizoi një Konferencë për Shtyp në të cilën u bënë publike disa shqetësime të KRIIK në lidhje me katër çështje të rëndësishme të procesit zgjedhor: (1) ndikimin që Covid-19 do të kishte mbi organizmin e procesit zgjedhor, (2) integritetin e kandidatëve të propozuar nga subjektet zgjedhorë; (3) e drejta e votës për zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit; si dhe (4) përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.

Në datë 29 mars u publikua Raporti i Parë i Ndërmjetëm i Vëzhgimit, i cili mbulonte periudhën nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve (6 shtator 2020) deri në nisje të fushatës zgjedhore (25 mars 2021).

Në datë 24 prill u publikua Raporti i Dytë i Ndërmjetëm i Vëzhgimit, i cili mbulonte periudhën e fushatës zgjedhore (nga data 26 mars deri në datë 23 prill 2021).

Gjatë ditës së zgjedhjeve KRIIK realizoi katër konferenca për shtyp, me qëllim informimin e publikut mbi procesin zgjedhor gjatë asaj dite. Të hënën, datë 26 prill, u publikua Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake mbi Procesin Zgjedhor deri në atë pikë, përfshi ditën e zgjedhjeve dhe nisjen e procesit të numërimit të votave.

Gjatë procesit të numërimit u mbajtën tri konferenca për shtyp, në të cilat u informua publiku mbi mbarëvajtjen e këtij procesi. Të premten, datë 30 prill 2021 u publikua Deklarata Paraprake mbi Procesin e Numërimit.

Ne shkurt 2022 u publikua Raporti Final i Vezhgimit, i cili mbulon nga shtatori 2020 (shpallja e dates se zgjedhjeve nga Presidenti) deri ne janar 2022.

Ne perfundim te Aksionit te Vezhgimit, KRIIK realizon, ne date 16 shkurt 2022 KONFERENCËN KOMBËTARE “SHOQËRIA CIVILE DHE POLITIKE; PËR NJË DIALOG DHE PJESËMARRJE GJITHËPËRFSHIRËSE” – “Nevoja për një Reformë të Plotë Zgjedhore; Financimi i Politikës”.

Përgjatë gjithë aktivitetit të vet, synimi parësor i KRIIK mbetet fryma kritike dhe konstruktive, evidentimi i pikave të forta dhe i problematikave që kërkojnë përmirësim, si dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim. Raporti Përfundimtar i Vëzhgimit dhe Raporti për Financimin e Subjekteve Zgjedhore dhe Kandidatëve do të shoqërohen me rekomandime për përmirësim dhe ndiqen nga aktivitete advokuese dhe ndërgjegjësimi me qëllim që këto rekomandime të përmbushen, me synim final forcimin e integritetit të procesit zgjedhor në Shqipëri.

Përpos ndjekjes në vazhdimësi të elementëve kontekstualë politikë e institucionalë, vëzhgimi i
elementëve teknikë të procesit është fokusuar në sjelljen dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe sjelljen dhe ligjzbatueshmërinë e administratës së KQZ-së; përmbushjen e detyrimeve ligjore prej Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, institucioneve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor apo që luajnë një rol në të; fushatën parazgjedhore të zhvilluar; sjelljen e subjekteve zgjedhore dhe institucioneve, si dhe përdorimin e burimeve shtetërore për përfitim elektoral; etj.

Aksioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Prillit 2021 është duke u realizuar në bashkëpunim me 33 organizata partnere, të cilat operojnë në të gjithë vendin:

  • Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias, Informacionit – Sarandë;
  • E Shkuara për të Ardhmen – Korçë;
  • Epoka e Re – Fier;
  • Forumi Civil Selenicë – Selenicë;
  • Forumi i Gruas Elbasan – Elbasan;
  • Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit – Kuçovë;
  • Gruaja në Zhvillim – Korçë;
  • Grupi Lokal i Veprimit Integrimi – Dibër;
  • Lëvizja Rinore për Demokraci Pukë – Pukë;
  • Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit – Ksamil;
  • Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit – Has;
  • Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK) – Librazhd;
  • Nisma e Luleve – Sarandë;
  • Platforma Kombëtare për Gratë – Fier;
  • Porta Rome për Integrim – Krujë;
  • Shoqata Qëndistaret – Korçë;
  • Unë Gruaja – Pogradec;
  • Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale – Kukës;
  • Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar – Shkodër;
  • Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë – Fushë Arrëz;
  • Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile – Durrës;
  • Hand to Hand Against Nation Apathy – Lezhë;
  • Qendra Rinore e Vlorës – Vlorë;
  • Shoqata Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Fshatare dhe Qytetare – Berat;
  • Shoqata Alpin – Tropojë;
  • Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor – Bulqizë;
  • Shoqata për Gratë dhe Fëmijët – Tiranë;
  • Shoqata Rreze Shprese – Vau Dejës;
  • Sindikata e Pavarur e Tipografëve – Tiranë;
  • The Youth of Ura Vajgurore – Ura Vajgurore;
  • Together for Roma Integration – Fier;
  • Youth for Social Changes – Vorë;
  • Consulting and Development Partners – Shkodër.

Zgjedhje 2023

  • Shpenzime per reklama politike ne Facebook dhe Instagram
  • Raportimi i aktiviteteve prej institucioneve publike
  • Mbulimi mediatik i subjekteve zgjedhore gjatë fushatës
  • Mbulimi mediatik i kandidatëve / ofiqarëve politikë apo institucionalë gjatë fushatës
  • Qëndrime Zyrtare
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Denoncime

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

Postime Së Fundi

  • Aktorët Politikë nevojitet të marrin përgjegjësi mbi çka u ofruan Qytetarëve Shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe të shprehin qartazi vullnetin e tyre për respektimin e Ligjit dhe të Institucioneve 17 Maj, 2023
  • KONSTATIME – Raporti XVII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 5 – 14 maj 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 17 Maj, 2023

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • Aktorët Politikë nevojitet të marrin përgjegjësi mbi çka u ofruan Qytetarëve Shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe të shprehin qartazi vullnetin e tyre për respektimin e Ligjit dhe të Institucioneve 17 Maj, 2023
  • KONSTATIME – Raporti XVII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 5 – 14 maj 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 17 Maj, 2023
  • DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE – 15 Maj 2023! 15 Maj, 2023
Maj 2023
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Pri    
©2023 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb