Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
    • Hapja e të dhënave zgjedhore
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu

Kush jemi?

Shoqata KRIIK Albania është një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare, e themeluar në tetor të vitit 1997 nga një grup studentësh. Qendra e organizatës është në Tiranë, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë vendin, duke operuar nëpërmjet përfaqësuesve lokalë dhe/ose organizatave partnere. 

KRIIK është regjistruar më 26 dhjetor 1997, me Vendimin Nr. 6493 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në formën e shoqatës me anëtarësi. Trupa më e lartë vendimmarrëse e organizatës është Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve. Mbledhja e Anëtarëve zgjedh organet drejtuese të organizatës – Kryetarin dhe Kryesinë, miraton dokumentet e rëndësishme statutore, strategjike dhe politike dhe monitoron punën e organeve drejtuese. 

Vlerat themelore

Vlerat themelore në të cilat bazohet aktiviteti i KRIIK janë angazhimi qytetar vullnetar; paanësia dhe pavarësia; integriteti; konsekuenca në përmbushjen e misionit me profesionalizëm dhe përkushtim; objektiviteti në vlerësimin e fakteve dhe argumenteve; respekti për diversitetin njerëzor dhe atë të opinioneve; transparenca në veprimtari dhe ruajtja e mjedisit. 

Vizioni

Vizioni i KRIIK është ai i një shoqërie ku mbizotëron shteti ligjor; respektohen katërcipërisht dhe pa kompromis të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, liritë qytetare, politike dhe të ndërgjegjes të të gjithë individëve, pa asnjë dallim; ku mbizotëron sensi i komunitetit dhe qytetarët janë të angazhuar në hartimin e politikave publike në mënyrë domethënëse dhe sovranë dhe ku përfaqësuesit e zgjedhur e zyrtarët e tjerë publikë kanë si interes parësor mirëqenien e qytetarëve 

Misioni

KRIIK punon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sigurisë njerëzore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike; nxitjen e aktivizmit dhe angazhimit qytetar dhe nxitjen e llogaridhënies së institucioneve publike dhe politike. 

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

Postime Së Fundi

  • Deputetët dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të përmbushin përgjegjesitë e tyre për nisjen e punës dhe realizimin e një Reforme të vërtetë Zgjedhore, të mbështetur në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes 11 Qershor, 2022
  • Zgjedhjet Parlamentare të së dielës në Hungari dhe ato në Serbi monitorohen prej vëzhguesve shqiptarë si pjesë e Misioneve Vëzhguese të ENEMO-s! 1 Prill, 2022

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Na ndiqni ne

  • facebook
  • twitter

Arkiva

  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • Deputetët dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të përmbushin përgjegjesitë e tyre për nisjen e punës dhe realizimin e një Reforme të vërtetë Zgjedhore, të mbështetur në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes 11 Qershor, 2022
  • Zgjedhjet Parlamentare të së dielës në Hungari dhe ato në Serbi monitorohen prej vëzhguesve shqiptarë si pjesë e Misioneve Vëzhguese të ENEMO-s! 1 Prill, 2022
  • DEKLARATË – Zgjedhjet e Pjesshme Vendore të nesërme mjaft të rëndësishme për prevalimin e vlerave dhe parimeve demokratike në të ardhmen e vendit  6 Mars, 2022
Qershor 2022
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
« Pri    
©2022 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb