KRIIK
Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
    • Hapja e të dhënave zgjedhore
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu
Konferenca Kombetare “KOSTOT E DEMOKRACISË – II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”
OPINION Mbi pyetësorin e përcjellë për konsultim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për monitorimin e veprimtarive të subjekteve zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore
Zgjedhjet e nesërme Presidenciale në Republikën e Moldavisë; Aktivistët e KRIIK pjesë e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të ENEMO-s
Partia Socialiste të marrë dhe të ushtrojë përgjegjësinë e saj të plotë në sigurimin e së ardhmes demokratike të vendit, duke u tërhequr dhe pritur Opinionin urgjent të Komisionit të Venecias
Mirëfunksionimi i KQZ-së së re si domosdoshmëri, jo vetëm për suksesin e përgatitjes së procesit të ardhshëm zgjedhor, por edhe për jetësimin e aspiratës së marrëveshjes politike të 5 qershorit
Ministria e Brendshme të bëjë transparencë të plotë, në mënyrë periodike, mbi tërë procesin e hartimit dhe saktësimit të listës së zgjedhësve

Trupa aktuale e KQZ-së të përmbyllë procesin e kontrollit të financave të partive politike përgjatë fushatës zgjedhore të 30 Qershorit 2019

previous arrow
next arrow
Slider

“KOSTOT E DEMOKRACISË – II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”

K O N F E R E N C Ë    K O M B Ë T A R E

Hotel Rogner në Tiranë dhe në distancë (ZOOM)

29 Janar 2021


Në 29 janar 2021 KRIIK realizoi Konferencën Kombëtare ““KOSTOT E DEMOKRACISË – II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”.

Konferenca solli në tryezën e diskutimit aktorët më të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend. Përfaqësuesit e partive politike diskutuan dhe paraqitën vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve, me theks të veçantë në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, si një nga aspektet kryesorë dhe më me ndikim në të,  me synimin afatgjatë për të përfshirë rregullimin e kësaj veprimtarie në fokusin kryesor të reformës së pritshme zgjedhore, pas zgjedhjeve të ardhshme. 

Shih më poshtë programin e Konferencës si dhe fjalën e secilit folës.

P R O G R A M I

Pika reference:

– Vullneti politik i aktorëve politikë për të adresuar Integritetin Zgjedhor dhe veçanërisht rregullimin e financave politike në vazhdimësi, si një element thelbësor të tij;

– Komente dhe perspektiva nga përfaqësitë diplomatike të partnerëve kryesorë strategjikë mbi integritetin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e adresimit të mangësive në transparencën e financave të partive;

– Përpjekjet dhe nevojat institucionale për të zbatuar frymën e Marrëveshjes Politike të 5 Qershorit 2020 dhe ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor;

– Sfidat për mbikëqyrjen e financimit të fushatës së subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në procesin e ardhshëm zgjedhor;

– Sfidat dhe nevojat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor;

– Integriteti i procesit të ardhshëm zgjedhor, transparenca e financave politike dhe roli i grupimeve qytetare të vëzhguesve;

– Mbështetja ndërkombëtare për grupimet vendase të vëzhguesve si mbështetje për transparencën e proceseve politike dhe integritetin e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Sesioni i parë

Vullneti politik për të përmirësuar Integritetin Zgjedhor dhe veçanërisht kornizën ligjore që rregullon financat e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

10:45 – 10:52

Fjala e hapjes nga z. Premto GOGO, Kryetar i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK)

10:52 – 11:08

Fjala e përshëndetjes dhe ndërhyrje nga:
– SH.S. Znj. Yuri KIM, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
– SH.T. Z. Duncan NORMAN, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar
– Znj. Clarisse Pásztori, Zv. Ambasadore e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

11:10 – 11:24

Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, veçanërisht në çështjen e mbikqyrjes së financave të politikës; Nevojat dhe mundësitë.
Z. Ilirjan CELIBASHI, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

11:25 – 11:58

Fjala e aktorëve kryesorë politikë, pjesë e Këshillit Politik
– Z. Taulant BALLA, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste
– Z. Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore pranë Partisë Demokratike
– Znj. Silva CAKA, Sekretare për Çështjet Ligjore pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim
– Znj. Rudina HAJDARI, Përfaqësuese e Opozitës Parlamentare

12:00 – 12:08

Prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i kryer nga KRIIK, veçanërisht në raport me nevojat e menjëhershme për mbikëqyrjen efektive të financave të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Z. Reald KETA, Ekspert ligjor pranë KRIIK / Përfaqësues i grupit hulumtues

Sesioni i dytë

Mbi perspektivën afatgjatë për ndryshimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatave zgjedhore; Mundësitë për një ligj të dedikuar për financat e politikës.

12:10 – 12:40

Prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i kryer nga KRIIK.
Z. Reald KETA, Ekspert ligjor pranë KRIIK / Përfaqësues i grupit hulumtues

12:40– 13.20

Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit

13:20– 13:30

Fjala përmbyllëse Z. Premto GOGO, Kryetar i KRIIK.

KRIIK Albania

Postime Së Fundi

  • KONFERENCË KOMBËTARE Janar 28, 2021
  • OPINION Mbi Projekt-vendimin “Pёr rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” Dhjetor 21, 2020

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Na ndiqni ne

  • facebook
  • twitter

Arkiva

  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • KONFERENCË KOMBËTARE Janar 28, 2021
  • OPINION Mbi Projekt-vendimin “Pёr rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” Dhjetor 21, 2020
  • OPINION Mbi Projekt-udhëzimin “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit” Dhjetor 14, 2020
Mars 2021
H M M E P S D
« Jan    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
©2021 KRIIK | Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara