Më poshtë do të gjeni një paraqitje grafike të mbulimit të subjekteve zgjedhore gjatë fushatës nga mediat audiovizive. Për të parë mbulimin e kandidatëve apo ofiqarëve politikë kliko këtu.

Të dhënat janë paraqitur për 24 televizione me mbulim kombëtar, të cilat Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) po monitoron përgjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore (14 prill – 14 maj 2023). Në grafikë nuk janë të përfshirë mediat me mbulim gjeografik të kufizuar (media lokale) apo radiot. Të dhënat janë të paraqitura për të gjithë mediat dhe subjektet zgjedhore. Nëse dëshironi të shihni të dhënat vetëm për një a më shumë media, subjekte zgjedhore, apo kategori specifike të mbulimit mediatik, përdorni filtrat më poshtë. Me shume kontekst.

Me shume kontekst

Pse është e rëndësishme?

Mbulimi mediatik është thelbësor gjatë fushatës zgjedhore pasi garanton barazinë (ose mungesën e saj) në garë. Kuadri ligjor shqiptar e rregullon këtë në pikën 3 të nenit 1 të Kushtetutës (Qeverisja  bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike” si dhe në Pjesën VI të Kodit Zgjedhor (Fushata Zgjedhore dhe Media).

Kujdes: ndërkohë që grafikët më sipër paraqesin minutazhin e mbulimit për subjektet zgjedhore, kjo nuk jep një panoramë të qartë të barazisë në garë. Kjo për arsye pasi metodologjia e monitorimit të AMA evidenton vetëm minutazhin e mbulimit, por pa dalluar nëse lloji i mbulimit është neutral, pozitiv apo negative. P.sh. nëse një subjekt i caktuar mbulohet me minutazh shumë të lartë, ndërkohë që mbulimi është në shumicën e kohës negativ, atëherë kjo e dëmton barazinë në garë në krahasim me një tjetër subjekt i cili mund të përfitojë më pak minuta, por që është pozitiv.


Metodologjia

Të dhënat shkarkohen çdo ditë nga raportet e AMA, të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërfaqja “Raporte”.

Të dhënat freskohen, si rregull çdo ditë.