Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Aksioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të 14 majit 2023


KRIIK nisi ta monitorojë në tërësi procesin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të 14 majit 2023 që prej momentit të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, më 24 tetor 2022.  

Bazuar në eksperiencën e vëzhgimit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2021 dhe të Zgjedhjeve të Pjesshme për Kryetarë të 6 Bashkive në 2022, KRIIK e fokusoi angazhimin e vet gjatë procesit për Zgjedhjet Lokale të 14 majit 2023 në komunikimin institucional me institucionet që luajnë rol në procesin zgjedhor, me fokus të veçantë në institucionin kryesor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).  

Kjo qasje është në linjë edhe me qëndrimin e KRIIK prej vitit 2012, për ndjekjen e plotë dhe në mënyrë të pandërprerë të të gjithë aktivitetit të KQZ-së dhe komunikimit të vazhdueshëm me të, jo vetëm gjatë periudhave zgjedhore, por gjatë gjithë kohës, me synim kryesor nxitjen dhe dhënien e një kontributi të vazhdueshëm për shëndoshjen dhe konsolidimin e praktikës dhe përvojës së këtij institucioni në mbulimin me përgjegjshmëri dhe paanshmëri të detyrave të shumta që Kodi Zgjedhor i ngarkon për garantimin e integritetit të zgjedhjeve.  

Ushtrimi i përgjegjësive dhe kompetencave të dhëna nga ligji më përgjegjshmëri dhe paanësi të plotë, duke zhbërë influencat e forta politike që ushtrohen e shtrihen nga trupat drejtuese e deri në nivelet e ulëta të administratës së tij, do ta legjitimojnë dhe shndërrojnë KQZ-në në një institucion vërtet të pavarur dhe të pa kontestuar në vendimmarrjen e tij, i cili do të afektojë dhe nxisë më pas, këtë klimë dhe sjellje ligjore në institucionet e tjera të pavarura, e madje edhe në tërë administratën publike. 

Duke besuar fort në këtë qasje, si dhe nisur nga burimet e kufizuara në dispozicion për këto zgjedhje, KRIIK ndërtoi një metodologji operimi të ngushtë me KQZ-në duke u fokusuar:  

  • së pari, në rekomandime konkrete të dala nga përvoja shumëvjeçare e vëzhgimit të pandërprerë për përmirësimin e kuadrit rregullator aktual prej KQZ-së bazuar në kuadrin ligjor në fuqi; dhe 
  • së dyti, në nxitjen, fuqizimin dhe konsolidimin e mekanizmave të brendshëm institucionalë të KQZ-së që adresojnë drejtpërdrejtë kontrollin dhe ligjshmërinë e sjelljes prej partive politike, kandidatëve të tyre, si dhe institucioneve shtetërore, qendrorë apo lokale, të administruara politikisht dhe totalisht prej maxhorancës aktuale.  

Konkretisht, KRIIK u fokusua në fuqizimin e mekanizmave më sfidues, por njëkohësisht edhe shumë domethënës për prevalimin e zbatimit të ligjit, sikurse është ai për parandalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore si dhe të bërjes transparencë, verifikuar e kontrolluar financimet e përdorura. 

Ndryshe nga praktikat e mëparshme, nisur nga konteksti politik dhe efektiviteti i qasjes konstruktive të aksionit të monitorimit, KRIIK ka publikuar gjerësisht përgjatë periudhës parazgjedhore tre Qëndrime Publike të konsideruara më të rëndësishmet në lidhje me procesin zgjedhor, ndërkohë që tërë komunikimin intensiv institucional dhe të punuarit ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për adresimin e problematikave të lindura i ka bërë publike në faqen e vet të internetit.

    Gjithashtu, po në faqen e internetit të KRIIK janë bërë publike në formë grafike e tabelare të dhëna të përditësuara përgjatë procesit mbi:

  • ecurinë e raportimit të institucioneve shtetërore në KQZ mbi veprimtaritë publike të kryera prej tyre;
  • financimet e reklamës politike në platformën “Meta” (Facebook e Instagram) prej aktorëve politikë; si dhe
  • pasqyrimin mediatik në mediat audio-vizive të subjekteve zgjedhore dhe eksponentëve politikë përgjatë periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore.

Ditën përpara ditës së zgjedhjeve (dita në të cilën shpërndahen materialet zgjedhore) dhe ditën e zgjedhjeve KRIIK angazhoi 71 vëzhgues afatshkurtër të cilët vizituan në mënyrë jo sistematike Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, vëzhguan aktivitetin e këtyre të fundit si dhe intervistuan anëtarët e KZAZ-ve në lidhje me zhvillimin e procesit. Gjithashtu ata vizituan një numër të kufizuar qendrash votimi përgjatë procesit të votimit, duke u fokusuar në situatën rreth qendrave të votimit, si dhe Vendet e Numërimit të Votave gjatë procesit të numërimit, më të njëjtën metodologji të vizitave jo sistematike, duke vëzhguar procesin e numërimit dhe mbledhur informacion nga anëtarët e KZAZ-ve.

Më 15 maj 2023, një ditë pas ditës së zgjedhjeve, KRIIK publikoi Deklaratën e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake dhe ndërkohë që po përfundonte numërimi i votave Qendrimin Publik “Aktorët Politikë nevojitet të marrin përgjegjësi mbi çka u ofruan Qytetarëve Shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe të shprehin qartazi vullnetin e tyre për respektimin e Ligjit dhe të Institucioneve“.

KRIIK vëzhgoi procesin e ankesave dhe apelimeve, dhe publikoi në lidhje me të Qendrimin Publik “Qasja proaktive e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në evidentimin dhe denoncimin  e krimit zgjedhor, thelbësor për sigurimin e integritetit të zgjedhjeve dhe të ligjzbatimit në vend“.

Gjithashtu, KRIIK vijoi vëzhgimin e këtij procesi zgjedhor deri në përfundimin e të gjithë ciklit institucional, përfshi auditin paszgjedhor, si dhe raportimin dhe kontrollin e financave të fushatës zgjedhore.

Vëzhgimi i Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendorë të 14 majit 2023 u zhvillua vullnetarisht nga KRIIK, në bashkëpunim me 30 organizata të njohura lokale partnere, nё shumicën e elementëve tё vet, një bashkëpunim ky i konsoliduar ky prej më shumë se një dekade.

Me mbёshtetjen financiare tё Programit tё Granteve tё Vogla tё Ambasadёs sё SHBA nё Shqipёri, u vёzhguan disa elementё tё financimit tё fushatёs dhe pёrdorimit tё burimeve shtetёrore pёr qёllim elektoral.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Maj 2025
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Pri    
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb