KRIIK i dërgoi Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rekomandime mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, duke vlerësuar disa risi pozitive të draftit, por edhe duke evidentuar mangësi të rëndësishme që, sipas organizatës, kërkojnë rishikim thelbësor. Në thelb, KRIIK kërkon unifikimin e kuadrit ligjor për financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore, forcimin e rolit kontrollues të KQZ-së, rregullimin e qartë të shpenzimeve nga palët e treta, publikimin e të dhënave financiare në format të hapur dhe përfshirjen e masave shtesë për rritjen e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies së partive politike. Krahas këtyre çështjeve parësore, dokumenti paraqet edhe një sërë propozimesh konkrete nen për nen, me synim qartësimin e dispozitave, mbylljen e boshllëqeve ligjore dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe sanksioneve.
Shih Rekomandimet e derguara nga KRIIK.
