KRIIK ka ndjekur dhe ndjek në vazhdimësi thuajse gjithë proceset institucionale, ligjore e politike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekt me integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Opinionet dhe qëndrimet e KRIIK mbi këto zhvillime janë bërë në vazhdimësi publike nëpërmjet Deklaratave apo Qëndrimeve Publike, Letrave të Hapura, si dhe nëpërmjet opinioneve dhe sugjerimeve të dërguara ligjvënësve lidhur me reformën zgjedhore, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me aktet nënligjore në rregullim të procesit zgjedhor, apo edhe takimeve me aktorë politikë e institucionalë, përfshirë Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, aktorët politikë, aktorët ndërkombëtarë, etj. Të gjitha këto dokumente e të tjera mund t’i gjeni në këtë faqe.
Procesin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të 14 majit 2023, KRIIK ka nisur ta monitorojë në tërësi që prej momentit të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, më 24 tetor 2022.
Vёzhgimi i procesit po zhvillohet vullnetarisht nga KRIIK nё shumicёn e elementёve tё vet. Me mbёshtetjen financiare tё Programit tё Granteve tё Vogla tё Ambasadёs sё SHBA nё Shqipёri, po vёzhgohen disa elementё tё finacimit tё fushatёs dhe pёrdorimit tё burimeve shtetёrore pёr qёllim elektoral.
Ndёr tё tjera, KRIIK ёshtё duke ndjekur raportimin e institucioneve publike nё KQZ.