Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje 2023
      • Zgjedhje 2021
      • Zgjedhje 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu

Konferencë për Shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë – 25 prill 2021

Posted on 11 Mars, 202116 Mars, 2021 by KRIIK

Koalicioni për Reforma, Integrim, dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) organizoi ditën e enjte, datë 11 mars 2021, ora 11:00, një Konferencë për Shtyp në kuadër të Aksionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të 25 prillit 2021.

Qëllimi i Konferencës për Shtyp ishte të ndante me publikun dhe gazetarët shqetësimet mbi disa aspekte kyç të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor deri në atë moment si dhe t’u bëjë thirrje aktorëve politikë dhe institucionalë të ndërmerrnin hapat e nevojshme në mënyrë që këto shqetësime të adresohen në kohën e duhur.

Çështjet kryesore që u diskutuan në Konferencën për Shtyp kishin të bënin me:

  1. Ndikimin që Covid-19 do të ketë mbi organizmin e procesit zgjedhor, veçanërisht në lidhje me të drejtën e grumbullimit dhe të drejtën e votës;
  2. Integriteti i kandidatëve të propozuar nga subjektet zgjedhorë;
  3. Mundësitë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e votës;
  4. Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore;

Konferenca për Shtyp u realizua në format hibrid, pjesërisht me prezencë fizike të gazetarëve (Hotel Rogner, Tiranë, salla Antigonea 1) dhe pjesërisht online (në platformën Zoom).

Shihni videon e Konferencës për shtyp KËTU.

Lexoni deklaratën KËTU.

***

Mbi KRIIK dhe aksionin e vëzhgimit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet institucionale dhe politike që afektojnë drejtpërsëdrejt apo indirekt çështjet zgjedhore.

Aktualisht, KRIIK është duke vëzhguar periudhën zgjedhore nëpërmjet një trupe vëzhguesish afatgjatë dhe do të jetë prezent ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit të votave me vëzhgues afatshkurtër. Aksioni i Vëzhgimit të KRIIK po realizohet në bashkëpunim me 33 organizata vendase të shpërndara në të gjithë vendin, aktive në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

KRIIK e vlerëson procesin zgjedhor bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike dhe kuadrin ligjor shqiptar.

Konferenca për shtyp organizohet në kuadër të Aksionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të KRIIK për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2021.

Aksioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve mbështetet financiarisht nga:

  • Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar;
  • Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë dhe
  • Ministria e Punëve të Jashtme e Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Opinionet dhe këndvështrimet e shprehura në këtë Konferencë janë përgjegjësi e KRIIK dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pozicionin zyrtar apo opinionin e donatorëve. 

Zgjedhje 2023

  • Shpenzime per reklama politike ne Facebook dhe Instagram
  • Raportimi i aktiviteteve prej institucioneve publike
  • Afati i raportimit te aktiviteteve te institucioneve
  • Qëndrime Zyrtare
  • Raporte
  • Rekomandime për KQZ

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

Postime Së Fundi

  • KONSTATIME – Raporti IX i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 10 – 16 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 20 Mars, 2023
  • KONSTATIME – Raporti VIII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 3 – 9 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 11 Mars, 2023

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Mars 2023 (3)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (8)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • KONSTATIME – Raporti IX i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 10 – 16 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 20 Mars, 2023
  • KONSTATIME – Raporti VIII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 3 – 9 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 11 Mars, 2023
  • KONSTATIME – Raporti VII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 24 shkurt – 2 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 6 Mars, 2023
Mars 2021
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Jan   Pri »
©2023 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb