Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 27  – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të Drejtuesve të Këshillit të Ministrave, 10 Ministrive të linjës, si dhe të 172 Institucioneve të varësisë, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të Institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve.*

Posted on 5 Maj, 20258 Maj, 2025 by admin-2

Shkarko Denoncimin ne pdf


    I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Vendim nr. 9, datë 24.12.2020 i Komisionit Rregullator (KRR) “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve, i ndryshuar” është një akt me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve i cili përcakton një sërë rregullash për zgjedhjet, bazuar në detyrimet që përcakton Neni 91 dhe 92 i Kodit Zgjedhor.

Në tërësinë e rregullimeve të tij, që synojnë parandalim e keqpërdorimit të burimeve publike dhe funksionit e veprimtarisë shtetërore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve të tyre, Vendimi 9 parashikon, ndër të tjera, detyrimin për marrjen e një sërë masash parandaluese dhe monitoruese, të cilat ia ngarkon për zbatim drejtuesve të institucioneve publike.

Kodi Zgjedhor dhe i gjithë Vendimi nr. 9 ndërton një mekanizëm me një parashikim gati të plotë të detyrave, të drejtave dhe ndalimeve, të cilat, në një qasje organike, detyrojnë sjelljen që duhen të kenë tërë Institucionet Publike dhe veçanërisht Drejtuesit e tyre, në zbatim të parimeve Kushtetuese e detyrimeve Ligjore, duke përcaktuar gati plotësisht ndarjen e sjelljes institucionale shtetërore të institucioneve publike e punonjësve të tyre, nga e drejta e tyre private e personale për të shprehur liritë dhe të drejtat e tyre politike, brenda kufizimeve që kuadri ligjor parashikon për ta.

Në Kreun IV të Vendimit, “Përdorimi i burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para dhe gjatë fushatës zgjedhore” përcaktohen më konkretisht këto të drejta e detyrime, e sidomos masat qe duhen marrë nga “Sekretarët e përgjithshëm të institucioneve publike qendrore e vendore, të pavarura e të varësisë, kryetarët e bashkive, prefektët, drejtuesit e njësive administrative dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë” (neni 7 i Vendimit).

Ndër masat parandaluese dhe monitoruese të parashikuara nga ligji, një vend me shumë rëndësi zë publikimi i të dhënave të kontaktit të Drejtuesve të Institucionit, në faqen zyrtare përkatëse të internetit, me qëllim administrimin e çdo denoncimi dhe të çdo rasti të përfshirjes, nxitjes, urdhërimit, shantazhimit apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të atij institucioni në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidati në zgjedhje (neni 7, pika 1, gërma “c” e Vendimit).

E thënë ndryshe, ligji parashikon publikimin e të dhënave të Drejtuesve në faqen e internetit të çdo Institucioni, në një rubrikë të posaçme e cila përshkruan qëllimin për të denoncuar direkt tek Drejtuesi i Institucionit çdo informacion apo të dhënë, që mund të vijë nga vetë punonjësit në mënyrë anonime, nga çdo qytetar apo aktor i tretë, lidhur me përdorimin e burimeve publike të atij institucioni në zgjedhje, si dhe mbi çdo rast të përfshirjes së punonjësit të atij Institucioni në veprimtari politike apo elektorale, apo lidhur me çdo nxitje, shantazh, urdhër apo kërkesë që mund t’i jetë bërë punonjësit qoftë nga eprorët e tyre, qoftë nga të tretë.

Ky publikimin në faqen e internetit, madje në ndërfaqen kryesore të saj, është jo vetëm një detyrim që parashikon ligji, por edhe përbën  një tregues të qartë mbi vullnetin e Drejtuesve të Institucionit, qoftë ky Politik apo i hierarkisë Institucionale, se Ata si Drejtues dhe tërë Institucioni do të zbatojnë me përpikmëri Ligjin duke marrë angazhimet që iu kërkon Ligji për vënien përpara përgjegjësisë ligjore dhe ndjekjen e çdo rasti denoncimi që do t’iu paraqitet.

Sipas Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator Drejtuesit e institucioneve publike ishin të detyruar të publikonin kontaktet e tyre në faqet zyrtare të internetit, për të mundësuar administrimin e denoncimeve dhe rasteve të përfshirjes së punonjësve në veprimtari politike apo mbështetje zgjedhore, që prej datës 11 janar 2025, datë në të cilën nisi periudha katër mujore përpara Zgjedhjeve të 11 Majit 2025,  gjatë së cilës Kodi Zgjedhor dhe Vendimi nr. 9 i KRR përcaktojnë detyrime për institucionet shtetërore me synim parandalimin e përdorimit të burimeve publike për avantazh elektoral.

Sipas vëzhgimit të kryer nga KRIIK në faqet zyrtare të internetit të Kryeministrisë dhe 11 Ministrive të linjës, përjashto Ministrat e Shtetit, rezulton se vetëm një Ministri, Ministria e Drejtësisë, ka publikuar të dhënat e kontaktit për denoncime, siç kërkohet nga ligji .

Ndërsa dhjetë Ministritë e tjera nuk e kanë zbatuar fare këtë detyrim, duke u vendosur kështu në shkelje të ligjit.

Lidhur me Institucionet e Varësisë të 11 Ministrive, duke iu referuar listës së tyre të publikuar në faqen e internetit të çdo Ministrie, rezulton se nga totali prej 176 institucione varësie vetëm katër i kanë publikuar në faqen zyrtare në internet të dhënat e kontaktit për Denoncime.

Katër Institucionet që i kanë publikuar konform Ligjit janë: Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor; Agjencia e Trajtimit të Pronave; Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor .

Ndërkohë 20 Institucione Varësie figurojnë që nuk kanë faqe zyrtare në internet, ndërsa për shtatë Institucione të tjera faqja e internetit nuk është funksionale, çka i vendos këto 27 Institucione në shkelje edhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 782 datë 28.12.2024 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për aksesimin e faqeve zyrtare të internetit të autoriteteve publike”. (Pika 1 e Vendimit: “Çdo autoritet publik është i detyruar të ketë një faqe zyrtare të internetit për të ofruar informacione për autoritetin publik dhe për shërbimet, të cilat i ofron për shtetasit e personat fizikë dhe/ose juridikë, duke zbatuar rregullat e mëposhtme: …”).

Konkretisht, Faqet Zyrtare të Këshillit të Ministrave, 10 Ministrive dhe 172 Institucioneve të tyre të Varësisë paraqiten më poshtë:

  1. KËSHILLI I MINISTRAVE
  1. Agjencia për Media dhe Informim
  2. Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian
  3. Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore
  4. Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (faqja e internetit nuk punon)
  5. Agjencia e Prokurimit Publik
  6. Agjencia e Zhvillimit të Territorit
  7. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (nuk ka faqe interneti)
  8. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
  9. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
  10. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës
  12. Agjencia Telegrafike Shqiptare
  13. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
  14. Avokatura e Shtetit
  15. Departamenti i Administratës Publike
  16. Drejtoria Përgjithshme e Arkivave (faqja e internetit nuk punon)
  17. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
  18. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
  19. Inspektorati Qendror (faqja e internetit nuk punon)
  20. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve (nuk ka faqe interneti)
  21. Komiteti Shtetëror i Kulteve
  22. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike 
  23. Shërbimi Informativ i Shtetit Shqiptar
  24. Akademia e Shkencave

  • MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
  1. Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore
  2. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
  3. Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI)
  4. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial
  5. Agjencia Kombëtare Bërthamore
  6. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (nuk ka faqe interneti)
  7. Agjencia Kombëtare e Planifikimit te Territorit
  8. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
  9. Agjencia për Eficencën e Energjisë
  10. Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit te Kimikateve (nuk ka faqe interneti)
  11. Autoriteti Rrugor Shqiptar
  12. Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil
  13. Drejtoria e Përgjithshme Detare
  14. Instituti i Transportit
  15. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve
  16. Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore (nuk ka faqe interneti)
  17. Autoriteti Rregullator Hekurudhor (nuk ka faqe interneti)
  18. Autoriteti Kombëtar i Investigimit te Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare (nuk ka faqe interneti)
  19. Qendra Rajonale e Inovacionit te Institutit Evropian te Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para
  20. Albgaz
  21. Albpetrol
  22. Operatori i Sistemit te Transmetimit
  23. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare
  24. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike
  • MINISTRIA E DREJTËSISË (e ka publikuar)
  • Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
  • Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës
  • Agjencia Kombëtare e Falimentit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare
  • Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas
  • Instituti i Mjekësisë Ligjore
  • Komiteti Shqiptar i Birësimeve
  • Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
  • Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve
  • MINISTRIA E ARSIMIT SHE SPORTIT
  1. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
  2. Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniveristar Tiranë
  3. Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniveristar Durrës
  4. Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniveristar Fier
  5. Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniveristar Lezhë
  6. Qendra e Shërbimeve Arsimore
  7. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
  8. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
  9. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar
  10. Agjencia e Shërbimit të Sporteve
  11. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë
  12. Qendra e Botimeve për Diasporën
  13. Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve të Rrjetit Telematik
  14. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë
  15. Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë (nuk ka faqe interneti)

  • MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT
  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  2. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
  3. Agjencia Kombëtare e Turizmit
  4. Agjencia Kombëtare e Bregdetit
  5. Agjencia Kombëtare e Pyjeve
  6. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë se Mbetjeve (nuk ka faqe interneti)
  • MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
  1. Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët 
  2. Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik
  3. Agjencia Kombëtare e Diasporës
  • MINISTRIA E MBROJTJES
  • Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
  • Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile 
  • Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura
  • Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve
  • Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
  • Drejtoria e Shifrës
  • Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake
  • Njësia Mjekësore Ushtarake Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit
  • Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit
  • Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut të Forcave të Armatosura
  • Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare
  • Roja Bregdetare
  • MINISTRIA E BRENDSHME
  1. Policia e Shtetit
  2. Garda e Republikës
  3. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
  4. Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
  5. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (nuk ka faqe interneti)
  6. IdentiTek 
  7. Illyrian Guard
  8. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
  • MINISTRIA E FINANCAVE
  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
  3. Qendra e Trajnimit të Administrës Tatimore dhe Doganore
  4. Agjencia e Inteligjencës Financiare
  5. Autoriteti i Mbikëqyrës së Lojërave të Fatit
  6. Agjencia e Trajtimit të Kredive
  7. Drejtoria e Përgjithshëm e Taksës së Pasurisë
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë (nuk ka faqe interneti)

  9. MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
  1. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
  2. Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rural – AZHBR
  3. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV
  4. Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
  5. Enti Shteteror i Farave dhe Fidaneve
  6. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
  1. MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
  1. Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor
  2. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
  3. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
  4. Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë (nuk ka faqe interneti)
  5. Instituti i Shëndetit Publik
  6. Instituti i Integrimit për Ish të Përndjekurit
  7. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor
  8. Klinika Stomatologjike Universitare  (faqja nuk punon)
  9. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
  10. Qendra Kombëtare e Inxhinierisë Bio-Mjekesore
  11. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore  (faqja nuk punon)
  12. Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (faqja nuk punon)
  13. Qendra Kombëtare Edukimit në Vazhdim (faqja nuk punon)
  14. Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët
  15. Shërbimi Social Shtetëror

  16. MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT
  1. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit
  2. Biblioteka Kombetare e Shqipërisë
  3. Teatri Kombëtar (nuk ka faqe interneti)
  4. Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli (nuk ka faqe interneti)
  5. Galeria Kombëtare e Arteve (nuk ka faqe interneti)
  6. Cirku Kombëtar (nuk ka faqe interneti)
  7. Muzeu Historik Kombëtar
  8. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë
  9. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
  10. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
  11. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë (nuk ka faqe interneti)
  12. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
  13. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore
  14. Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, Teatri i kukullave
  15. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
  16. Qendra Muzeore Durrës (nuk ka faqe interneti)
  17. Qendra Muzeore Krujë (nuk ka faqe interneti)
  18. Qendra Muzeore Berat
  19. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale
  20. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat
  21. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë (nuk ka faqe interneti)
  22. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër
  23. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë
  24. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë
  25. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër
  26. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
  27. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis
  28. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Butrint
  29. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
  30. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
  31. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
  32. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)
  33. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
  34. Qendra Kombëtare e Biznesit
  35. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
  36. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
  37. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
  38. Enti Kombëtar i Banesave
  39. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
  40. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
  41. Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Për shkak të volumit të madh, në këtë LINK paraqiten paraqiten printscreen-et e faqeve të internetit për secilën nga  Institucionet e paraqitura më sipër, të cilat konstatohen në shkelje të ligjit.

Kjo papërgjegjshmëri masive në mos zbatimin e ligjit, përbën një sfidë që këta Drejtues Institucionesh i bëjnë Ligjit, duke shprehur qartazi vullnetin e tyre dhe penguar qytetarët dhe punonjësit e administratës publike që të shfrytëzojnë të drejtat që iu jep Ligji, për të denoncuar raste të mundshme të përfshirjes së burimeve të Institucionit në veprimtari politike apo mbështetje zgjedhore, duke cënuar llogaridhënien dhe integritetin institucional.

Referuar sa më sipër, KRIIK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:

     – Të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të detyruar Institucionet shtetërore të zbatojnë detyrimet ligjore, konkretisht parashikimet e Nenit 7, pika 1/c të Vendimit nr. 9 datë 24.12.2020.

Madje t’i udhëzojë Institucionet që dritarja e dedikuar për denoncime apo lidhja përkatëse të jetë në një vend të dukshëm të faqes së internetit, në mënyrë që të jetë lehtësisht e dallueshme për përdoruesit;

     – të aplikojë sanksione administrative ndaj të gjithë Drejtuesve të Institucioneve të renditur më sipër sipas parashikimeve të nenit 171 pika 1 të Kodit Zgjedhor.


*Ky Denoncim përmban Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi dhe lidhje për në faqet e internetit. Lidhjet mund te shihen ketu.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Zgjedhje 2025

Mbulimi i fushates zgjedhore ne mediat audiovizuale

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Maj 2025
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Pri    
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb