Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 16 – Lidhur me mos publikimin e vendimeve të Kryetarëve të Bashkive për vendet e afishimit të materialeve propagandistike për fushatën zgjedhore në 4 Bashki të vendit*

Posted on 17 Prill, 202518 Prill, 2025 by KRIIK

Shkarko Denoncimin ne pdf


   I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Neni 79 i Kodit Zgjedhor “Afishimi i materialeve propagandistike” pika 1 përcakton se “Jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, kryetari i bashkisë, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, përcakton vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike. Vendet e caktuara duhet të jenë në ambiente që sigurojnë shikueshmëri publike dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme ku të gjitha subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje të paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore. Vendimi i kryetarit të bashkisë bëhet publik në faqen e internetit të bashkisë menjëherë pas miratimit.”

Lidhur me këtë çështje dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka miratuar:

– Udhëzimin Nr. 6 datë 23.03.2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, i cili në nenin 3, pika 7, përcakton detyrimin ndaj çdo Kryetari Bashkie që, pas miratimit të vendimit, t’i njoftojë një kopje të tij Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve brenda 24 orëve nga miratimi i tij.

– Vendimin nr. 415 datë 08.04.2025 “Për rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboarde dhe city lights në mënyrë të barabartë”, i cili gjithashtu përcakton se hapësirat e lejuara për reklama janë billbordet, city lights, dhe ekranet digjitale reklamuese të vendosura në hapësirat publike, si dhe detyrimin e bashkive të hartojnë një listë të hapësirave të lejuara për reklamat zgjedhore dhe menjëherë ta publikojnë atë në faqet zyrtare përkatëse, si dhe të njoftojnë subjektet zgjedhore dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KRIIK ju sjell në vëmendje se gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të miratuara prej KQZ, lidhur me materialet propagandistike, kanë për qëllim garantimin e barazisë së palëve në garë, si dhe të një ambienti jo të ngarkuar me postera dhe reklama politike statike.

KRIIK i ka kushtuar vëmendje monitorimit të këtij procesi deri në këtë fazë të tij, kur do të duhej të ishin miratuar dhe publikuar vendimet e Kryetarëve të Bashkive për caktimin e vendeve për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike.

Sikurse ligji parashikon, Kryetarët e Bashkive duhet të marrin vendimin, në të cilin të parashikojnë adresat apo vendet konkrete ku materialet propagandistike lejohen të vendosen.  

Nga monitorimi i faqeve të internetit të bashkive, si dhe protokollit zyrtar të KQZ të publikuar në faqen e internetit të institucionit, rezulton se katër bashki e kanë marrë vendimin lidhur me vendet e afishimit të materialeve propagandistike dhe e kanë dërguar atë në KQZ, por ky vendim nuk është i publikuar në faqen e internetit të tyre, duke përmbushur kështu vetëm pjesërisht detyrimin ligjor. 

 Konkretisht:

  1. Bashkia Përmet;
  2. Bashkia Pukë;
  3. Bashkia Fushë-Arrës;
  4. Bashkia Krujë.

Bashkëlidhur këtij Dokumenti gjeni Lidhjet përkatëse (nga numri 1 në 3 sipas renditjes së mësipërme), ku paraqiten printscreen-et e faqeve të internetit për secilën nga këto Bashki.

Lidhur me Bashkinë Krujë, nuk ka lidhje pasi kjo bashki nuk ka faqe interneti funksionale. Në këtë rast, shkelja ligjore e konstatuar ka të bëjë jo vetëm me mos publikimin e vendimit. Gjithashtu edhe mos pasja e një faqeje zyrtare interneti nga ky autoritet publik, sikurse parashikohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 782 datë 28.12.2024 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për aksesimin e faqeve zyrtare të internetit të autoriteteve publike” pika1: “Çdo autoritet publik është i detyruar të ketë një faqe zyrtare të internetit për të ofruar informacione për autoritetin publik dhe për shërbimet, të cilat i ofron për shtetasit e personat fizikë dhe/ose juridikë, duke zbatuar rregullat e mëposhtme:”,  është shkelje tjetër ligjore.

Referuar sa më sipër, KRIIK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që, bazuar në nenin 171, pika 1, të Kodit Zgjedhor 

të marrë masa administrative ndaj Kryetarëve të Bashkive të cilat kanë kryer shkelje duke mos publikuar vendimin për përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike në territorin e bashkisë përkatëse nga subjektet zgjedhore, duke shkelur nenin 3, pika 7 të Udhëzimit 6/2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, si dhe përmbushjen e kërkesave dhe detyrimeve të parashikuara në nenin 79 pika 1 të Kodit Zgjedhor, e cënuar kështu të drejtat e garuesve në zgjedhje dhe shkelur parimin kushtetues të barazisë në zgjedhje.

KRIIK thekson se KQZ-ja duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushje të detyrimeve që i jep ligji, për të ndërprerë moszbatimin e ligjit dhe kthyer ligjshmërinë për tre javët e mbetura të fushatës zgjedhore, duke siguruar zbatimin në mënyrë të plotë të parimeve dhe standardeve që dikton Kushtetuta dhe Ligji në krijimin e kushteve të duhura dhe të barabarta për kryerjen e fushatës zgjedhore prej subjekteve zgjedhorë dhe kandidatëve të tyre.

Nisur nga precedentët e mëparshëm, KRIIK i bën thirrje KQZ-së që, pavarësisht pretendimeve apo justifikimeve që mund të paraqiten nga Bashkitë e mësipërme,  të marrë në konsideratë dëmin tashmë të kryer e të efekteve të pakthyeshme dëmtuese e ndikuese në fushatën zgjedhore të deritanishme.

Theksohet se ndryshe nga më parë, Administratat përkatëse të Bashkive janë të mirë informuara më së miri mbi detyrimet e ligjit lidhur me këtë çështje, ndaj konsiderohet e pavend zemërgjerësia e KQZ-së pas dy proceseve të mëparshme zgjedhore, trajtimit gjerësisht të kësaj çështje në zgjedhjet pararendëse, por edhe duke marrë në konsideratë kujtesën “Mbi përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore” të bërë nëpërmjet shkresës me nr. 2210 prot që vetë KQZ-ja u ka nisur atyre datë 27.03.2025.

Nga ana tjetër rekomandohet që KQZ-ja, brenda kompetencave që i njeh ligji,  të urdhërojë urgjentisht Kryetarët e Bashkive të publikojnë vendimin e marrë, si dhe detyrimin e Bashkive për të bërë publike në mediat lokale përmbajtjen e plotë të tij, për të njohur sa më parë garuesit në zgjedhje, por edhe të gjithë qytetarët, mbi detyrimet që përcakton ligji.


*Ky Denoncim përmban një Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi të faqeve përkatëse dhe lidhje për në faqet e internetit. Shkarkoni Lidhjet më poshtë.

Lidhja nr.1 – Bashkia Permet

Lidhja nr.2 – Bashkia Puke

Lidhja nr.3 – Bashkia Fushe Arres

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2025
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb