Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

KËRKESË – Për adresimin sa më të shpejtë të disbalancës të pasqyrimit mediatik të subjekteve zgjedhore nga mediat audiovizuale

Posted on 26 Prill, 202326 Prill, 2023 by admin-2

I nderuar z. Komisioner!

     Të nderuar Anëtarë të Bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive! 

     Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së!

Në vazhdën e monitorimit të procesit për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të 14 majit 2023, KRIIK është duke shkarkuar dhe përpunuar çdo ditë raportet e prodhuar nga Autoriteti i Medias Audiovizive, duke i shkarkuar ato nga faqja e internetit të KQZ-së.

Nga mbledhja e minutazhit të përditshëm dhe pasqyrimi i tyre në një tabelë të vetme, KRIIK evidenton me shqetësim se një numër mediash kanë disbalancë të lartë në paraqitjen e subjekteve zgjedhore, si në total, ashtu edhe në kategoritë e mbulimit (edicione lajmesh, emisione dhe live).

Një tjetër shqetësim madhor është se ndërkohë që fushata zgjedhore ka kaluar një të tretën (kanë kaluar tanimë njëmbëdhjetë ditë fushatë), akoma nuk është bërë publik raporti përmbledhës i parë i AMA-s dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kryer asnjë mbledhje ku të shqyrtojë mbulimin mediatik, të evidentojë problematikat, si dhe të ndërmarrë masa për problematikat e vërejtura.

Në këto kushte, KRIIK ju paraqet këtë Kërkesë zyrtare, përfshi rekomandime konkrete në lidhje me rritjen e eficencës së mekanizmit që synon garantimin e balancës në pasqyrimin mediatik të fushatës zgjedhore dhe barazinë në garë gjatë kësaj fushate.

Siç u përmend më sipër, KRIIK ka shkarkuar të gjithë raportet ditorë të AMA-s, postuar në faqen e internetit të KQZ-së, ka mbledhur të dhënat nga të gjithë raportet dhe ka krijuar një tabelë shumatore të pasqyrimit deri në këtë moment (datat 14 prill – 23 prill 2023). Në momentin që kjo Kërkesë po përgatitet raporti me minutazhin e datës 24 nuk është postuar ende në faqen e KQZ-së.

Nga përmbledhja e kryer kemi evidentuar disbalanca të forta në mbulimin mediatik për disa media (në shkelje të pikës 1 të nenit 81 dhe pikës 2a të nenit 84 të Kodit Zgjedhor).

   Bashkëlidhur ju paraqesim një tabelë përmbledhëse me minutat e pasqyrimit për çdo subjekt zgjedhor, në çdo media të monitoruar nga AMA, për çdo datë (Lidhja 1).

Kjo Lidhje vendoset në dispozicion të KQZ-së vetëm për efekte ilustruese, pasi AMA dhe KQZ mund ta përllogarisin vetë totalin e minutazhit sipas raporteve ditore në çdo moment.

Për lehtësinë tuaj, ju njoftojmë gjithashtu se KRIIK është duke i pasqyruar këto të dhëna edhe në formë grafike, paraqitjen grafike mund ta shihni këtu.

Gjithashtu, KRIIK evidenton se mekanizmi i monitorimit dhe raportimit të AMA-s në KQZ dhe marrjes së masave përkatëse nga kjo e fundit është shumë i ngadaltë për të evidentuar shkeljet dhe ndikuar në mënyrë domethënëse sjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Raportet ditore të AMA-s nuk japin një panoramë të qartë, pasi diferencat për çdo ditë akumulohen dhe kjo nuk është e mundur të evidentohet në raportet ditore aq qartë sa në një përmbledhje të gjetjeve.

Së treti, Kodi Zgjedhor KRIIK evidenton se në pikën 1 të nenit 84 përcakton se “Në radiot dhe televizionet private, pasqyrimi i fushatës zgjedhore bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme informative.”

Referuar këtij formulimi, pasqyrimi në kohë reale i eventeve të fushatës (i quajtur “Live” në raportet e monitorimit të AMA-s) nuk duket të jetë në asnjë nga kategoritë.

Ndërkohë, KRIIK vë në dukje se pasqyrimi i eventeve LIVE zë një pjesë të konsiderueshme të pasqyrimit mediatik, më shumë se një të tretën (shih Lidhjen 2 bashkëlidhur).

Në këto kushte, KRIIK i rekomandon KQZ-së dhe AMA-s:

  1. Sa më shpejt të marrin në shqyrtim raportin e parë përmbledhës të monitorimit për ditët e para të fushatës dhe të marrin masa për shkeljet e evidentuara, nëse ka të tilla.
  2. AMA të shtojë në formatin e raportimit ditor për KQZ-në, përveç gjetjeve për ditën përkatëse, edhe një seksion me gjetje mbledhëse për ditët deri në atë moment, në lidhje, së paku, me minutazhin e pasqyrimit nga OSHMA-t.

Kjo do të mundësojë një panoramë të qartë të gjendjes së balancës në pasqyrimin mediatik, gjë që minutazhi për çdo ditë nuk e mundëson.

  1. KQZ të përcaktojë nëse transmetimi në kohë reale i eventeve të fushatës (Kategoria “Live”) është një kategori që njihet kuadri ligjor shqiptar dhe ta ndalojë atë nëse konsiderohet ndryshe.

Shkarko Lidhjen 1 – Minutat e transmetimit nga OSHMA-t, 14 – 23 prill

Shkarko Lidhjen 2 – Përqindja e transmetimit sipas kategorive të mbulimit, 14 – 23 prill

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb