Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje 2023
      • Zgjedhje 2021
      • Zgjedhje 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu

REKOMANDIME – Lidhur me projekt-vendimin “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga buxheti i shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”

Posted on 22 Prill, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Dokumentin e dërguar KQZ-së.


I Nderuar Z. Komisioner!

Të nderuar kolegë të administratës së KQZ-së!

Në kuadër të gjithë bashkëpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak të projekt-akteve të ndryshme, për të cilin gjejmë rastin t’ju falenderojmë sërish, KRIIK ju paraqet shkurtimisht qëndrimin e tij lidhur me projekt-vendimin “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga buxheti i shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

Sipas relacionit të dërguar të këtij projekvendimi, në faqen 3 të tij parashikohet se:

“Neni 180 i Kodit Zgjedhor, “Dispozitë tranzitore për financimin nga buxheti”, përcakton se për zgjedhjet e para të përgjithshme pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, përllogaritja e shpërndarjes së fondeve paradhënie do të bëhen në bazë të rezultatit të zgjedhjeve në shkallë vendi për zgjedhjet vendore 2015 dhe për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Duke qenë se zgjedhjet e para të përgjithshme për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligji nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, janë zgjedhjet e datës 14 maj 2023, përllogaritja e numrit të votave të vlefshme bëhet duke marrë numrin më të lartë të votave për secilën parti politike që ka përfituar mbi 1% të votave të vlefshme në njërën nga këto zgjedhje 2015, 2017 dhe 2019.”

KRIIK ju parashtron se neni 180 i Kodit Zgjedhor “Dispozitë tranzitore për financimin nga buxheti” në pikën 2 të tij përcaton se: “Për secilën parti përfshihet në përllogaritje shifra që pasqyron numrin më të lartë të votave që partia ka marrë në njërën nga këto dy zgjedhje, kur ajo është jo më e vogël se 1 për qind e votave të vlefshme në zgjedhjet përkatëse.”

Partia Socialdemokrate (PSD), sipas tabelës së rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve 2015, 2017 e 2019 të paraqitur në faqen 6 të relacionit, rezulton se në zgjedhjet e vitit 2015 ka marrë mbi 1 % të votave, e konkretisht ajo ka marrë 22 320 vota ose 1.43% të totalit të përgjithshëm të votave të vlefshme.

KQZ-ja në respekt të parashikimit të mësipërm duhet t’i referohet këtij numri votash në përllogaritjet që duhet të bëjë në vijim.

Konsiderimi i numrit prej 27 422 votash të marra prej PSD në zgjedhjet e vitit 2019 është i pasaktë, pasi sipas fjalisë së dytë të pikës 2 të nenit 180, merret në konsideratë rezultati i vitit 2019 vetëm në rastin kur subjekti zgjedhor nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2015 apo të vitit 2017.

    Konkretisht, dispozita parashikon se “Në përllogaritje përfshihet edhe rezultati i subjekteve zgjedhore, që nuk kanë marrë pjesë në ato zgjedhje, por që kanë marrë pjesë në zgjedhjet vijuese dhe që plotësojnë kushtin e përcaktuar në nenin 88 të këtij ligji për kufirin prej 1 për qind të votave të vlefshme të fituara prej tyre.”

Për rrjedhojë, duke saktësuar këtë shifër në përllogaritjet e bëra, rezulton se numri i përgjithshëm i votave të vlefshme të marra nga subjektet zgjedhore që kanë marrë më shumë se 1% të votave është 1,743,583, ndërsa vlera në para e një vote rezulton të jetë 57.35316 lekë, dhe jo 57.18583.

Lidhur me sa më sipër sugjerojmë që në tabelën e shpërndarjes së fondeve në projekt-vendim vlera në para e një vote duhet të jetë 57.35316 lekë, ndërsa numri i votave të vlefshme për subjektin zgjedhor Partia Socialdemokrate (PSD) duhet të jetë 22 320 vota.

Zgjedhje 2023

  • Shpenzime per reklama politike ne Facebook dhe Instagram
  • Raportimi i aktiviteteve prej institucioneve publike
  • Mbulimi mediatik i subjekteve zgjedhore gjatë fushatës
  • Mbulimi mediatik i kandidatëve / ofiqarëve politikë apo institucionalë gjatë fushatës
  • Qëndrime Zyrtare
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Denoncime

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

Postime Së Fundi

  • DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE – ZGJEDHJET E PJESSHME PER KRYETARIN E BASHKISE KUKES, 24 SHTATOR 2023 25 Shtator, 2023
  • QENDRIM PUBLIK – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbushë me seriozitet e përkushtim detyrimet ligjore për sigurimin e integritetit të zgjedhjeve në vend 15 Shtator, 2023

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE – ZGJEDHJET E PJESSHME PER KRYETARIN E BASHKISE KUKES, 24 SHTATOR 2023 25 Shtator, 2023
  • QENDRIM PUBLIK – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbushë me seriozitet e përkushtim detyrimet ligjore për sigurimin e integritetit të zgjedhjeve në vend 15 Shtator, 2023
  • REKOMANDIME – Lidhur me akreditimin e vëzhguesve nëpërmjet platformës elektronike të vëzhguesve 23 Gusht, 2023
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2023 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb