Përshkrimi
Youth for Social Changes (Y.S.C.), është një organizatë rinore joqeveritare që punon veçanërisht me të rinjtë me më pak mundësi (me probleme sociale, përballen me diskriminim dhe përjashtim social, që vijnë nga zonat rurale). Ne u sigurojmë të rinjve që përballen me pengesa dhe sfida të ndryshme një mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të frymëzuar njëri-tjetrin dhe për të punuar së bashku në ndryshimin e komuniteteve të tyre.
Misioni
- Ne besojmë se të gjithë të rinjtë janë të barabartë dhe të gjithë të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për vlerën e tyre.
- Ne punojmë kryesisht në tre fushat e mëposhtme: fuqizimi i të rinjve, të drejtat e njeriut dhe përfshirja sociale.
- Ne besojmë se të gjitha këto fusha janë të ndërlidhura dhe thelbësore në kontekstin e zhvillimit të të rinjve.
- Ne besojmë se hapi i parë i fuqizimit të të rinjve është rritja e vetëvlerësimit të të rinjve, zhvillimi i aftësive të tyre duke përfshirë mendimin kritik dhe fuqizimin e tyre për të sjellë iniciativa, ide që çojnë në ndryshime shoqërore.
- Në kontekstin e të drejtave të njeriut qëllimi ynë është t’i bëjmë të rinjtë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, por edhe për rolet e tyre në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të tjerëve.
Fusha e veprimit
Ne zhvillojmë aktivitete të ndryshme duke i kushtuar vëmendje nevojave të grupeve specifike të synuara në projektet tona. Ne bëjmë advokim, lobim për të drejtat e të rinjve në vendimmarrje. Ne zhvillojmë fushata për të drejtat e njeriut dhe kemi zbatuar projekte rinore në nivel lokal por edhe ndërkombëtare si kurse trajnimi apo seminare. Ne u mundësojmë të rinjve të zhvillojnë idetë e tyre dhe të organizojnë aktivitetet e tyre. Ne bashkëpunojmë me qendrat rinore, organizatat rinore dhe shkollat.
Rajoni gjeografik ku vepron
Zona e Vorës
Kontakt
Përfaqësuesi ligjor i organizatës, Mimoza Ikonomi
E-mail: mimoza.ikonomi@gmail.com