Përshkrimi
Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale promovon programe dhe shërbime në komunitet në mbështetje të grupeve të cënuara si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut, trafikimin dhe dhunën brenda e jashtë familjes.
Në 05.02.2007 është regjistruar si OJF me Nr. 359 Vendimi me emrin Qendra e shërbimeve sociale”. Në 05.04.2007, me vendim Nr. 359/1 ka ndryshuar emrin në “ Qendra e këshillimit të grave dhe shërbimeve sociale”.
Qendra ka një eksperiencë dhe ekspertizë të fortë në angazhimin e komunitetit në projekte ndërgjegjësimi dhe aktivizimi për te drejtat e njeriut.
Fusha e veprimit
- Aktivitete në fushën e të drejtave të njeriut
- Aktivitete mbi përfshirjen sociale të gruas
- Aktivitete mbi mbështetjen e grupeve të cënuara
- Aktivitete mbi përfshirjen në vendimarrje
Rajoni gjeografik ku vepron
Qyteti i Kukësit
Kontakt
Përfaqësuesi ligjor i organizatës, Vera Istrefi
E-mail: veraistrefi@yahoo.com