Përshkrimi
GZHK është një organizatë jo-fitimprurëse, ka filluar punën në korrik 2003 si një lëvizje komunitare e iniciuar nga një grup grash duke e konsideruar këtë si një mundësi për të punuar së bashku për çështjet e grave dhe të rinjve në qarkun e Korçës.
Qëllimi
Të kontribuojë në rritjen e statusit social, ekonomik, kulturor dhe politik të grave në qarkun e Korçës, promovimin e figurёs njerëzore në përgjithësi dhe atë të grave dhe të rinjve në veçanti përmes promovimit të nismave të grave dhe të rinjve, shërbimeve sociale, edukimit dhe programeve avokuese për të siguruar një qëndrueshmëri të ndikimit të punës sё saj.
Fusha e veprimit
- Respektimi i të drejtave universale të njeriut dhe promovimi i barazisë gjinore;
- GZHK demonstron angazhim organizativ në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut gjatë veprimtarisë së saj;
- Me iniciativat e saj, GZHK kontribuon në krijimin e mundësive për të drejta të barabarta;
- Promovimi dhe lobimi / avokimi për Drejtësi dhe Barazi;
- Inkurajim për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve të bashkësive lokale.
Kontakt
Përfaqësuesi ligjor i organizatës, Entela Macka
E-mail: gruajanezhvillimkorce@gmail.com