Kuvendi i Shqipërisë miraton projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, duke shënuar fillimin e një procesi të ri për përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor.

Komisioni përbëhet nga 16 anëtarë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës, dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Ai do të ketë një mandat nëntëmujor, me mundësi zgjatjeje me vendim të Kuvendit.

Detyrat kryesore të komisionit përfshijnë:

  • Hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore;
  • Shqyrtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe institucioneve të tjera përgjegjëse;
  • Përfshirjen e propozimeve nga partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile;
  • Hartimin e një ligji të ri për financimin e partive politike.

Puna e komisionit do të mbështetet nga një grup ekspertësh teknikë, ndërsa procesi do të shoqërohet me asistencë dhe ekspertizë nga OSBE/ODIHR, Komisioni i Venecias, Këshilli i Evropës, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shih Projektvendimin