Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e radhës në sallën “Pjetër Arbnori”, në orën 10:30. Në rend të ditës ishin emërimi i ekspertëve, caktimi i detyrave për adresimin e pikës së parë të kalendarit të punës, “Financimi i partive politike jashtë fushatës zgjedhore”, si dhe organizimi i një tryeze konsultimi me partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile për projektligjin në fjalë, brenda muajit shkurt.
Rendi i ditës përfshinte: 1. Emërimin e ekspertëve; 2. Dhënien e detyrave për adresimin e pikës së parë të kalendarit të punës, “Financimi i partive politike jashtë fushatës zgjedhore”; 3. Organizimin e një tryeze konsultimi me partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile, brenda muajit shkurt.
Shih videon e mbledhjes.
