I Nderuar Z. Komisioner! Të nderuar kolegë të administratës së KQZ-së! Në kuadër të gjithë bashkëpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak të projektakteve të ndryshme, për të cilin gjëjmë rastin t’ju falenderojmë sërish, KRIIK ka sjellë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në datën 10 janar 2023, një dokument përmbledhës me disa rekomandime të cilat…
Autor: admin-2
QENDRIM PUBLIK – Mos shperdorimi i burimeve shteterore dhe sjellja e paanshme e nepunesit publik, thelbesore per integritetin e votes
Shkarko Qendrimin Publik në pdf. NJOFTIM PËR SHTYP Në datë 16 janar 2023 Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) publikoi QËNDRIMIN PUBLIK “Mos shpërdorimi i burimeve shtetërore si dhe sjellja korrekte dhe e paanshme e nëpunësit të administratës publike, thelbësorë për sigurimin e vullnetit të pacënuar të qytetarit në ushtrimin e së drejtës së votës”….
REKOMANDIME lidhur me ndërfaqen e raportimeve të veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore të ngritur prej KQZ-së
KRIIK po monitoron nga afër dhe në tërësi mospërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë zgjedhore, ku element kryesor mbetet zbatimi i kuadrit ligjor prej KQZ-së për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ndërfaqja e raportimeve përbën elementin kyç në zbatimin e kuadrit rregullator për raportimin e veprimtarive, ndaj KRIIK, lidhur…
Rekomandime për përmirësimin e kuadrit rregullator ligjor për Zgjedhjet Vendore 2023
Shkarko dokumentin zyrtar derguar KQZ-se Në vazhdën e gjithë procesit të konsultimit, bazuar në përvojën dhe problematikat e vërejtura në proceset pararendëse zgjedhore, KRIIK i paraqiti KQZ-se disa elementë të kuadrit ligjor të cilat të cilat në gjykimin e KRIIK janë në përgjegjësinë dhe kompetencën e KQZ-së, dhe që nevojitet të merren në shqyrtim dhe…
REKOMANDIM PARAPRAK DREJTUAR KQZ
lidhur me projektvendimin “Për caktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë”. Raportimi i plotë dhe i detajuar i të ardhurave dhe shpenzimeve…
REKOMANDIME Lidhur me projektvendimin “Për miratimin e programit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.”
Programi i edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve i përgatitur dhe i realizuar nga KQZ-ja, konsiderohet nga KRIIK se është me rëndësi madhore për sfidat me të cilat përballet procesi zgjedhor në Shqipëri dhe pasojat që sjellin tek të drejtat dhe liritë e qytetarëve fenomenet negative të vërejtura duke filluar së pari nga moszbatimi i…
REKOMANDIME Lidhur me Projektvendimin “Për miratimin e programit për trajnimin dhe monitorimin e administratës zgjedhore dhe të disa aktorëve të tjerë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”
A. Lidhur me pikën e parë të Projektvendimit, Titullin e Programit dhe veçanërisht në pikën “I. Qëllimi dhe parimet” të tij, gjykojmë se do të ishte me vend të përcaktoheshin edhe se cilët janë këta aktorë të tjerë të ngarkuar me detyra zgjedhore apo të përfshirë në zgjedhje. Përcaktimi i qartë që në fillim i…
REKOMANDIME Lidhur me projekt udhëzimin “Për mënyrën e komunikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me bashkitë në kuadër të bashkërendimit të informacionit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.”
1. Bashkitë kanë një rol të rëndësishëm lidhur me procesin zgjedhor sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë kuadër KRIIK e gjen me shumë vend dhe ju përgëzon për normimin e mekanizmit të informimit midis KQZ-së dhe Njësisë së Qeverisjes Vendore, duke përcaktuar personin apo strukturën përgjegjëse…
OPINION lidhur me Projektvendimin “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.
Në komunikimin e datës 2 nëntor KRIIK ka shprehur Qëndrimin e tij, veçanërisht atë në nivelin politik të çështjes, ku ndër të tjera thekson se i qëndron fort nevojës për domosdoshmërinë e adresimit të të gjitha shkeljeve të dokumentuara dhe të vëna në dispozicion zyrtarisht edhe Institucionit tuaj që në qershor 2022 (në formën e…
REKOMANDIME Lidhur me Projektvendimin e KQZ “Për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvendin”.
KRIIK e vlerëson si shumë pozitiv aktivitetin e deritanishëm dhe falënderon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për angazhimin e tij dhe hapat e ndërmarrë në procesin e përgatitjes së planit rregullator për mundësimin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit, përsa ligji parashikon dhe ligjvënësi e ka ngarkuar. Sikurse është bërë me dije…