Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 25 prill 2021
Koalicioni për Reforma, Integrim, dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) organizoi ditën e Shtunë, datë 24 prill 2021, ora 12.30, një Konferencë për Shtyp në kuadër të Aksionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të 25 prillit 2021.
Qëllimi i Konferencës për Shtyp ishte paraqitja e gjetjeve kryesore nga Raporti i Dytë i Ndërmjetëm i Monitorimit.
Konferenca për Shtyp u realizua në format hibrid, pjesërisht me prezencë fizike të gazetarëve (Hotel Rogner, Tiranë, salla Viena) dhe pjesërisht online (në platformën Zoom).
Konferenca për Shtyp u realizua në shqip, me përkthim simultan në anglisht në platformën Zoom.
Për të shkarkuar Raportin e Dytë të Ndërmjetëm të Monitorimit, KLIKONI KËTU.
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni: Email: info@kriik.al ose Cel./Whatsapp: +355673890174.
***
Mbi KRIIK dhe aksionin e vëzhgimit
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet institucionale dhe politike që afektojnë drejtpërdrejt apo indirekt çështjet zgjedhore.
Aktualisht, KRIIK është duke vëzhguar periudhën zgjedhore nëpërmjet një trupe vëzhguesish afatgjatë dhe do të jetë prezent ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit të votave me vëzhgues afatshkurtër. Aksioni i Vëzhgimit të KRIIK po realizohet në bashkëpunim me 33 organizata vendase të shpërndara në të gjithë vendin, aktive në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
KRIIK e vlerëson procesin zgjedhor bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike dhe kuadrin ligjor shqiptar.
Konferenca për shtyp organizohet në kuadër të Aksionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të KRIIK për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2021.
Aksioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve mbështetet financiarisht nga:
- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar;
- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC);
- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë dhe
- Ministria e Punëve të Jashtme e Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
Opinionet dhe këndvështrimet e shprehura në këtë Konferencë janë përgjegjësi e KRIIK dhe në çdo publikim tjetër në kuadër të këtij aksioni vëzhgimi, janë përgjegjësi e KRIIK dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pozicionin zyrtar apo opinionin e donatorëve.