Përshkrimi
Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci” (LRD) është një organizatë joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse, e cila është krijuar në korrik të vitit 2011 dhe është regjistruar në gjykatë dhe organet tatimore në nëntor të vitit 2011. Qendra ka si synim kryesor mbështetjen e ndryshimeve të jetës shoqërore e publike si dhe zhvillimin e progresin demokratik e të jetës të komunitetit.
Misioni
Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci” kontribuon në përmirësimin e jetës shoqërore publike të komunitetit në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz nëpërmjet programeve të edukimit, ndërgjegjësimit, rritjes së kapaciteteve dhe avokimit.
Vlerat
- Vullnetarizmi – Jemi të gatshëm të ofrojmë kohën dhe angazhimin tonë për realizimin e nismave me interes komunitar.
- Jo-diskriminues – Respektojmë diversitetin e komunitetit në aspektet fetare, gjinore, politike, duke promovuar bashkëjetesën mes grupeve komunitare.
- Transparenca – Jemi të hapur në dhënien e informacionit kundrejt partnerëve, përfituesve dhe publikut në tërësi.
- Bashkëpunues – Jemi gjithnjë të gatshëm për të bashkëpunuar me aktorë lokalë gjatë realizimit të projekteve/aktiviteteve tona.
- Miqësorë me mjedisin – Jemi të ndjeshëm ndaj çështjeve mjedisore, duke minimizuar ndotjet mjedisore dhe duke promovuar riciklimin, reduktimin e karbonit, etj.
Fusha e Veprimit
- Aktivizimi rinor e qytetar per qeverisjen e mirë, llogaridhënien, transparencën
- Nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit
- Përfshirja në monitorimin e procesesve zgjedhore
Rajoni gjeografik ku vepron
Zona e Pukës
Kontakt
Përfaqësuesi ligjor i organizatës, Lindita Hyseni
E-mail: lrd.albania@gmail.com