Përshkrimi
FGE prej 21 vitesh kryen tre sherbime konkrete per viktimat e dhunes ne familje dhe dhunes me baze gjinore. Organizon fushata ndergjegjesimi te fuqishme per te ndryshuar sjelljet ne komunitet per te drejta te barabarta etj. Nderton kapacitetet tek profesionistet lokale per identifikimin, pritjen, orientimin e te mbijetuarave te dhunes ne familje dhe DHBGJ.
Misioni
- Mbrojtja e të drejtave të grave, përfaqësimi i tyre ligjor përpara organeve të drejtesisë, ngritja e studios avokatore për ofrimin e asistencës juridike dhe përfaqësimit ligjor të grave dhe vajzave.
- Rritja e vetëdijes së tyre për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese.
- Kundërshtimi i të gjitha formave të dhunës të ushtruara mbi to, hapja e qëndrave të këshillimit për gratë dhe vajzat e dhunuara.
- Mbrojtja e jetës së gruas nga dhuna ekstreme dhe ngritja e qendrave të strehimit të perkohshëm te tyre.
- Edukimi dhe mbrojtja e të drejtës së riprodhimit, shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe planifikimi familjar.
- Nxitja dhe përfshirja e grave në ekonominë e tregut nëpërmjet inkurajimit dhe krijimit të shoqërive të ndryshme të grave me mjetet e tyre apo nëpërmjet fondeve të dhuruara shoqatës dhe fondeve të projektit.
Vizioni
Mbrojtja, garantimi dhe promovimi i gruas në jetën shoqërore.
Kontakt
Përfaqësuesi ligjor i organizatës, Shpresa Banja
E-mail: forumigruaselbasan1991@gmail.com