Më poshtë do të gjeni një paraqitje grafike të mbulimit të subjekteve zgjedhore gjatë fushatës nga mediat audiovizive.

Të dhënat janë paraqitur për te gjithe televizionet dhe radiot qe cilat Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) monitoroi përgjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore (11 prill – 9 maj 2025).

Kujdes: Në grafikë janë të përfshirë edhe mediat me mbulim gjeografik të kufizuar (media lokale) apo radiot, por keto nuk kane domosdoshmerisht te dhena per te gjitha ditet e monitoruara pasi metodologjia e monitorimit te AMA-s eshte e tille.

Të dhënat janë të paraqitura për të gjithë mediat dhe subjektet zgjedhore. Nëse dëshironi të shihni të dhënat vetëm për një a më shumë media, subjekte zgjedhore, apo kategori specifike të mbulimit mediatik, përdorni filtrat më poshtë. Me shume kontekst.

Me shume kontekst

Pse është e rëndësishme?

Mbulimi mediatik është thelbësor gjatë fushatës zgjedhore pasi garanton barazinë (ose mungesën e saj) në garë. Kuadri ligjor shqiptar e rregullon këtë në pikën 3 të nenit 1 të Kushtetutës (Qeverisja  bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike” si dhe në Pjesën VI të Kodit Zgjedhor (Fushata Zgjedhore dhe Media).

Ndërkohë që grafikët më sipër paraqesin minutazhin e mbulimit për subjektet zgjedhore, kjo nuk jep një panoramë të qartë të barazisë në garë. Kjo për arsye pasi metodologjia e monitorimit të AMA evidenton vetëm minutazhin e mbulimit, por pa dalluar nëse lloji i mbulimit është neutral, pozitiv apo negative. P.sh. nëse një subjekt i caktuar mbulohet me minutazh shumë të lartë, ndërkohë që mbulimi është në shumicën e kohës negativ, atëherë kjo e dëmton barazinë në garë në krahasim me një tjetër subjekt i cili mund të përfitojë më pak minuta, por që është pozitiv.


Metodologjia

Të dhënat shkarkohen çdo ditë nga raportet e AMA, të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërfaqja “Raporte”.

Të dhënat freskohen, si rregull çdo ditë.