Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë, 11 maj 2025


Më poshtë do të gjeni një paraqitje grafike të shpenzimeve per reklama politike ne platformat sociale te kompanise Meta (Facebook dhe Instagram), përgjatë periudhës 5 dhjetor (dita e shpalljes se dates se zgjedhjeve nga Presidenti) deri në ditën e zgjedhjeve (11 maj 2025).

Nëse dëshironi të shihni të dhënat vetëm për një a më shumë subjekte zgjedhore / parti politike, apo per nje periudhe kohore te ndryshme nga ajo e paracaktuar, përzgjidhni subjektin/et apo periudhen kohore te preferuar në kutitë më poshtë. Me shume kontekst.


Me shume kontekst

Ku dallojnë subjektet zgjedhore nga partitë politike?

Legjislacioni shqiptar njeh si subjekt zgjedhor “një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh” (Neni 63, pika 1 e Kodit Zgjedhor).

Në Zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise tw dates 11 maj 2025 jane regjistruar 26 subjekte zgjedhore (shih listen e subjekteve zgjedhore te regjistruara per Zgjedhjet e 11 majit 2025 ne faqen e internetit te KQZ-se). Nga keto tre jane koalicione te perbera nga me shume se nje parti politike dhe 23 jane parti politike qe garojne te vetme.

Si rrjedhim, ne grafikun me siper, 23 prej subjekteve zgjedhore jane ne fakt dhe parti politike dhe shpenzimet e kryra prej tyre do te jene identike me ato te partise.

Nderkohe per tre subjekte zgjedhore (PD Koalicioni per Shqiperine Madheshtore, NIsma Shqiperia Behet dhe Djathtas per Zhvillim), shpenzimet e subjektit dhe ato te partive politike perberese te tij paraqiten te ndara.


Metodologjia

Të dhënat u shkarkuan çdo javë nga libraria e reklamave politike të Meta nga data 5 dhjetor 2024 (dita e shpalljes se dates se zgjedhjeve nga Presidenti) deri ne 11 maj 2025 (dita e zgjedhjeve) dhe përfshijnë shpenzime të kryera në platformat sociale Facebook dhe Instagram. Të dhënat bëhen të mundura nga vetë kompania Meta.

Arsyeja për shkarkimin e të dhënave në bazë javore dhe jo më shpesh është se libraria e reklamave politike të Meta paraqet me saktësi shpenzimet vetëm për shumat mbi 100 dollarë amerikanë dhe nën këtë shumë jep vetëm një rang të përafërt. Si rrjedhim, shkarkimi më shpesh i librarisë do të humbiste të dhënat për një sërë subjektesh që mund të shpenzojnë shuma të vogla (më pak se 100 dollarë) në bazë ditore, por që në total shpenzojnë shuma të konsiderueshme.  

Në praktikë, sa më sipër do të thotë se ka të tjerë subjekte që kanë shpenzuar për reklama politike në Facebook dhe Instagram gjatë periudhës së monitoruar, por të dhënat për këto subjekte nuk përfshihen pasi ato nuk mund të evidentohen me saktësi per sa kohe qe shpenzojne me pak se 100 dollare amerikane ne jave.

Kategorizimi i faqeve te monitoruara ne subjekte zgjedhore, apo pale te treta, kryhet nga ekspertet e KRIIK, bazuar ne siglen nen te cilen keta subjekte kane garuar apo subjektit zgjedhor qe ata propagandonin ne faqet perkatese, apo faktin nese ato jane faqe te subjekteve zgjedhore apo pa lidhje me to (per palet e treta).