Më poshtë do të gjeni një paraqitje grafike të shpenzimeve per reklama politike ne platformat sociale te kompanise Meta (Facebook dhe Instagram), përgjatë periudhës 24 tetor (dita e shpalljes se dates se zgjedhjeve nga Presidenti) deri në ditën e zgjedhjeve (14 maj 2023).

Nëse dëshironi të shihni të dhënat vetëm për një a më shumë subjekte politike apo per nje periudhe kohore te ndryshme nga ajo e paracaktuar, përzgjidhni subjektin/et apo periudhen kohore te preferuar në kutitë më poshtë. Me shume kontekst.

Me shume kontekst

Çfarë janë palët e treta?

Legjislacioni në disa shtete mbulon fushatën, mbledhjen e fondeve dhe shpenzimet nga individë dhe organizata që nuk janë të lidhura ligjërisht me ndonjë kandidat ose parti, por bëjnë fushatë pro ose kundër kandidatëve ose partive, ose për çështje specifike. Në vend që të japin donacione, këta persona dhe subjekte, të njohura zakonisht si “palë të treta” ose “aktivistë jopartiakë”, shpërndajnë informacione drejtpërdrejt tek publiku (Doracaku i OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Financimit të Fushatës Zgjedhore).

Kuadri ligjor shqiptar nuk e përfshin konceptin e palëve të treta dhe as ka ndonjë rregullim specifik në lidhje me to persa u perket shpenzimeve per reklama politike online, perfshi mediat sociale. Si rrjedhim, kjo është një fushë e parregulluar dhe le hapësirë për abuzim dhe anashkalim të kufizimeve të vendosura për shpenzimet zgjedhore nga subjektet zgjedhore. Ne lidhje me disa elemente te tjere te shpenzimeve, te tilla si posterat, reklamat ne mediat audiovizive, etj., legjilsacioni i ndalon shpenzimet nga pale te treta.

Në frymën e përkufizimit të mësipërm nga ODIHR, KRIIK konsideron palë të treta të gjithë entitetet që shpenzojnë për reklama te cilat propagandojne pozitiisht apo negativisht subjekte zgjedhore specifike në Facebook apo Instagram.


Metodologjia

Të dhënat u shkarkuan çdo javë nga libraria e reklamave politike të Meta nga data 24 tetor 2022 (dita e shpalljes se dates se zgjedhjeve nga Presidenti) deri ne 14 maj 2023 (dita e zgjedhjeve) dhe përfshijnë shpenzime të kryera në platformat sociale Facebook dhe Instagram. Të dhënat bëhen të mundura nga vetë kompania Meta.

Arsyeja për shkarkimin e të dhënave në bazë javore dhe jo më shpesh është se libraria e reklamave politike të Meta paraqet me saktësi shpenzimet vetëm për shumat mbi 100 dollarë amerikanë dhe nën këtë shumë jep vetëm një rang të përafërt. Si rrjedhim, shkarkimi më shpesh i librarisë do të humbiste të dhënat për një sërë subjektesh që mund të shpenzojnë shuma të vogla (më pak se 100 dollarë) në bazë ditore, por që në total shpenzojnë shuma të konsiderueshme.  

Në praktikë, sa më sipër do të thotë se ka të tjerë subjekte që kanë shpenzuar për reklama politike në Facebook dhe Instagram gjatë periudhës së monitoruar, por të dhënat për këto subjekte nuk përfshihen pasi ato nuk mund të evidentohen me saktësi per sa kohe qe shpenzojne me pak se 100 fdollare amerikane ne jave.

Kategorizimi i faqeve te monitoruara ne subjekte zgjedhore, apo pale te treta, kryhet nga ekspertet e KRIIK, bazuar ne siglen nen te cilen keta subjekte kane garuar apo subjektit zgjedhor qe ata propagandonin ne faqet perkatese, apo faktin nese ato jane faqe te subjekteve zgjedhore apo pa lidhje me to (per palet e treta).