Më poshtë do të gjeni një paraqitje grafike të respektimit të detyrimit ligjor për raportimin në kohë (5 ditë përpara zhvillimit) të aktiviteteve të institucioneve publike, përgjatë periudhës katër muaj nga data e zgjedhjeve (13 janar 2023).

Të dhënat janë të paraqitura për të gjithë institucionet që kanë raportuar. Nëse dëshironi të shihni të dhënat vetëm për një a më shumë institucione specifike, përzgjidhni institucionin/et në kutinë më poshtë dhe të dhënat do të filtrohen vetëm për atë /ato institucion. Me shume kontekst.

Me shume kontekst

Pse është e rëndësishme?

Sikurse KRIIK ka bërë publike në Dokumentin “REKOMANDIME lidhur me ndërfaqen e raportimeve të veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore të ngritur prej KQZ-së” të dërguar nëpërmjet e-mailit më datën 14 janar 2023 dhe në Dokumentin “QËNDRIM PUBLIK – Mos shpërdorimi i burimeve shtetërore si dhe sjellja korrekte dhe e paanshme  e nëpunësit të administratës publike, thelbësorë për sigurimin e vullnetit të pacënuar të qytetarit në ushtrimin e së drejtës së votës” të publikuar më datë 16 janar 2023, ndërfaqja e raportimeve përbën elementin kyç për zbatimin ose jo të kuadrit ligjor për raportimin e veprimtarive të institucioneve publike dhe monitorimin e tyre. Tërë kjo në përmbushje të synimit madhor për ndalimin e krijimit të avantazhit elektoral nga partia politike në pushtet.

KRIIK ka evidentuar se gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2021, rreth 72% aktiviteteve (906/1254) u raportuan më pak se pesë ditë përpara.

Në procesin aktual zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 12 janar 2023 iu kujtoi, nëpërmjet Dokumentit “KUJTESË – Mbi veprimtarinë e institucioneve publike katër muaj përpara datës së zgjedhjeve ujtesës së dërguar institucioneve”, tërë institucioneve të parashikuara për të raportuar detyrimet ligjore të parashikuara dhe masat përkatëse. Referuar pikës 3 të Dokumentit, lidhur me detyrimin për zbatimin e afatit 5 ditor, bëhet me dije se “në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet.”

Megjithë këtë kujtesë dhe masën e parashikuar, raportimi me vonesë vijon të jetë mjaft i përhapur.

Respektimi i afatit 5 ditor është i rëndësishëm jo thjesht si një detyrim burokratik/administrativ, por në radhë të parë pasi raportimi me vonesë pengon procedurat e verifikimit dhe ndalimit potencial të veprimtarive të institucioneve publike që mund të përdoren për avantazh elektoral.


Metodologjia

Të dhënat shkarkohen në mënyrë automatike nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërfaqja “Aktivitetet e raportuara”. Në rast se institucionet raportojnë në të tjera mënyra dhe raportimet e tyre nuk gjenden në ndërfaqe, KRIIK nuk mund t’i aksesojë dhe, si rrjedhim, nuk i përfshin ato në të dhënat më poshtë.

Të dhënat freskohen, si rregull çdo ditë.

Aktivitetet konsiderohen të raportuara jashtë afatit nëse raportohen më pak se pesë ditë përpara datës së planifikuar për zhvillimin e tyre (Neni 92, pika 2, e Kodit Zgjedhor).