Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve*

Posted on 6 Maj, 20258 Maj, 2025 by admin-2

Shkarko Denoncimin ne pdf


    I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Vendim nr. 9, datë 24.12.2020 i Komisionit Rregullator (KRR) “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve, i ndryshuar” është një akt me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve i cili përcakton një sërë rregullash për zgjedhjet, bazuar në detyrimet që përcakton Neni 91 dhe 92 i Kodit Zgjedhor.

Në tërësinë e rregullimeve të tij, që synojnë parandalim e keqpërdorimit të burimeve publike dhe funksionit e veprimtarisë shtetërore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve të tyre, Vendimi 9 parashikon, ndër të tjera, detyrimin për marrjen e një sërë masash parandaluese dhe monitoruese, të cilat ia ngarkon për zbatim drejtuesve të institucioneve publike.

Kodi Zgjedhor dhe i gjithë Vendimi nr. 9 ndërton një mekanizëm me një parashikim gati të plotë të detyrave, të drejtave dhe ndalimeve, të cilat, në një qasje organike, detyrojnë sjelljen që duhen të kenë tërë Institucionet Publike dhe veçanërisht Drejtuesit e tyre, në zbatim të parimeve Kushtetuese e detyrimeve Ligjore, duke përcaktuar gati plotësisht ndarjen e sjelljes institucionale shtetërore të institucioneve publike e punonjësve të tyre, nga e drejta e tyre private e personale për të shprehur liritë dhe të drejtat e tyre politike, brenda kufizimeve që kuadri ligjor parashikon për ta.

Në Kreun IV të Vendimit, “Përdorimi i burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para dhe gjatë fushatës zgjedhore” përcaktohen më konkretisht këto të drejta e detyrime, e sidomos masat qe duhen marrë nga “Sekretarët e përgjithshëm të institucioneve publike qendrore e vendore, të pavarura e të varësisë, kryetarët e bashkive, prefektët, drejtuesit e njësive administrative dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë” (neni 7 i Vendimit).

Ndër masat parandaluese dhe monitoruese të parashikuara nga ligji, një vend me shumë rëndësi zë publikimi i të dhënave të kontaktit të Drejtuesve të Institucionit, në faqen zyrtare përkatëse të internetit, me qëllim administrimin e çdo denoncimi dhe të çdo rasti të përfshirjes, nxitjes, urdhërimit, shantazhimit apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të atij institucioni në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidati në zgjedhje (neni 7, pika 1, gërma “c” e Vendimit).

E thënë ndryshe, ligji parashikon publikimin e të dhënave të Drejtuesve në faqen e internetit të çdo Institucioni, në një rubrikë të posaçme e cila përshkruan qëllimin për të denoncuar direkt tek Drejtuesi i Institucionit çdo informacion apo të dhënë, që mund të vijë nga vetë punonjësit në mënyrë anonime, nga çdo qytetar apo aktor i tretë, lidhur me përdorimin e burimeve publike të atij institucioni në zgjedhje, si dhe mbi çdo rast të përfshirjes së punonjësit të atij Institucioni në veprimtari politike apo elektorale, apo lidhur me çdo nxitje, shantazh, urdhër apo kërkesë që mund t’i jetë bërë punonjësit qoftë nga eprorët e tyre, qoftë nga të tretë.

Ky publikim në faqen e internetit, madje në ndërfaqen kryesore të saj, është jo vetëm një detyrim që parashikon ligji, por edhe përbën  një tregues të qartë mbi vullnetin e Drejtuesve të Institucionit, qoftë ky Politik apo i hierarkisë Institucionale, se Ata si Drejtues dhe tërë Institucioni do të zbatojnë me përpikmëri Ligjin duke marrë angazhimet që iu kërkon Ligji për vënien përpara përgjegjësisë ligjore dhe ndjekjen e çdo rasti denoncimi që do t’iu paraqitet.

Sipas Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator Drejtuesit e institucioneve publike ishin të detyruar të publikonin kontaktet e tyre në faqet zyrtare të internetit, për të mundësuar administrimin e denoncimeve dhe rasteve të përfshirjes së punonjësve në veprimtari politike apo mbështetje zgjedhore, që prej datës 11 janar 2025, datë në të cilën nisi periudha katër mujore përpara Zgjedhjeve të 11 Majit 2025,  gjatë së cilës Kodi Zgjedhor dhe Vendimi nr. 9 i KRR përcaktojnë detyrime për institucionet shtetërore me synim parandalimin e përdorimit të burimeve publike për avantazh elektoral.

Sipas vëzhgimit të kryer nga KRIIK në faqet zyrtare të internetit të Prefekturave, Këshillave të Qarkut dhe gjithë bashkive të vendit, rezulton se vetëm 2 Prefektura dhe 1 Bashki kanë publikuar të dhënat e kontaktit për denoncime, siç kërkohet nga ligji, konkretisht Prefektura e Qarkut Durrës, Prefektura e Qarkut Vlorë dhe Bashkia Korçë .

Ndërkohë Këshilli i Qarkut Durrës dhe Bashkitë Lushnjë, Krujë e Kuçovë,  figurojnë që nuk kanë faqe zyrtare funksionale në internet, çka i vendos këto  Institucione në shkelje edhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 782 datë 28.12.2024 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për aksesimin e faqeve zyrtare të internetit të autoriteteve publike”. (Pika 1 e Vendimit: “Çdo autoritet publik është i detyruar të ketë një faqe zyrtare të internetit për të ofruar informacione për autoritetin publik dhe për shërbimet, të cilat i ofron për shtetasit e personat fizikë dhe/ose juridikë, duke zbatuar rregullat e mëposhtme: …”).

Faqet Zyrtare të Prefekturave, Këshillave të Qarkut dhe gjithë bashkive të vendit që gjenden në shkelje të ligjit paraqiten më poshtë:

Nga 12 institucionet e Prefektit të Qarkut, vetëm 2 prej tyre rezulton të kenë publikuar kontaktet sikurse ligji parashikon, ndërsa 10 të tjerët jo.

Konkretisht:

  1. Prefekti i Qarkut Durrës – i ka publikuar kontaktet sipas parashikimeve të ligjit.
  2. Prefekti i Qarkut Vlorë – i ka publikuar kontaktet sipas parashikimeve të ligjit.
  3. Prefekti i Qarkut Tiranë
  4. Prefekti i Qarkut Korçë
  5. Prefekti i Qarkut Dibër
  6. Prefekti i Qarkut Kukës
  7. Prefekti i Qarkut Lezhë
  8. Prefekti i Qarkut Shkodër
  9. Prefekti i Qarkut Gjirokastër
  10. Prefekti i Qarkut Elbasan
  11. Prefekti i Qarkut Fier
  12. Prefekti i Qarkut Berat

Nga 12 institucionet e Këshillit të Qarkut, asnjë prej tyre nuk rezulton të kenë publikuar kontaktet sikurse ligji parashikon, ndërsa për Këshillin e Qarkut Durrës faqja e internetit nuk punon. 

Konkretisht:

  1. Këshilli i Qarkut Tiranë
  2. Këshilli i Qarkut Korçë
  3. Këshilli i Qarkut Dibër
  4. Këshilli i Qarkut Kukës
  5. Këshilli i Qarkut Lezhë
  6. Këshilli i Qarkut Shkodër
  7. Këshilli i Qarkut Gjirokastër
  8. Këshilli i Qarkut Elbasan
  9. Këshilli i Qarkut Fier
  10. Këshilli i Qarkut Berat
  11. Këshilli i Qarkut Vlorë
  12. Këshilli i Qarkut Durrës (faqja e internetit nuk punon)

Nga 61 bashki të vendit, rezulton se vetëm një bashki, Bashkia Korçë, ka përmbushur detyrimin e publikimit të kontakteve, ndërsa 60 Bashki të tjera nuk e kanë përmbushur këtë detyrim nga të cilat për tre bashki faqja e internetit është jo funksionale.

Konkretisht:

  1. Bashkia Korçë – i ka publikuar kontaktet sipas parashikimeve të ligjit.
  2. Bashkia Belsh
  3. Bashkia Berat
  4. Bashkia Bulqizë
  5. Bashkia Mat
  6. Bashkia Cërrik
  7. Bashkia Delvinë
  8. Bashkia Devoll
  9. Bashkia Divjakë
  10. Bashkia Dropull
  11. Bashkia Durrës
  12. Bashkia Elbasan
  13. Bashkia Fier
  14. Bashkia Finiq
  15. Bashkia Fushë Arrëz
  16. Bashkia Gjirokastër
  17. Bashkia Gramsh
  18. Bashkia Has
  19. Bashkia Himarë
  20. Bashkia Kamëz
  21. Bashkia Kavajë
  22. Bashkia Këlcyrë
  23. Bashkia Klos
  24. Bashkia Kolonjë
  25. Bashkia Konispol
  26. Bashkia Kukës
  27. Bashkia Kurbin
  28. Bashkia Lezhë
  29. Bashkia Libohovë
  30. Bashkia Librazhd
  31. Bashkia Malësi e Madhe
  32. Bashkia Mallakastër
  33. Bashkia Patos
  34. Bashkia Peqin
  35. Bashkia Përmet
  36. Bashkia Përrenjas
  37. Bashkia Pogradec
  38. Bashkia Poliçan
  39. Bashkia Puke
  40. Bashkia Pustec
  41. Bashkia Roskovec
  42. Bashkia Rrogozhinë
  43. Bashkia Sarandë
  44. Bashkia Selenicë
  45. Bashkia Shijak
  46. Bashkia Shkodër
  47. Bashkia Skrapar
  48. Bashkia Tepelenë
  49. Bashkia Tiranë
  50. Bashkia Tropojë
  51. Bashkia Dimal
  52. Bashkia Vau – Dejës
  53. Bashkia Vlorë
  54. Bashkia Vorë
  55. Bashkia Memaliaj
  56. Bashkia Mirditë
  57. Bashkia Maliq
  58. Bashkia Dibër
  59. Bashkia Lushnje (faqja e internetit nuk funksionon)
  60. Bashkia Krujë (faqja e internetit nuk funksionon)
  61. Bashkia Kuçovë (faqja e internetit nuk funksionon)

Për shkak të volumit të madh, në këtë LINK paraqiten printscreen-et e faqeve të internetit për secilën nga  Institucionet e paraqitura më sipër, të cilat konstatohen në shkelje të ligjit.

Kjo papërgjegjshmëri masive në mos zbatimin e ligjit, përbën një sfidë që këta Drejtues Institucionesh i bëjnë Ligjit, duke shprehur qartazi vullnetin e tyre dhe penguar qytetarët dhe punonjësit e administratës publike që të shfrytëzojnë të drejtat që iu jep Ligji, për të denoncuar raste të mundshme të përfshirjes së burimeve të Institucionit në veprimtari politike apo mbështetje zgjedhore, duke cënuar llogaridhënien dhe integritetin institucional.

Referuar sa më sipër, KRIIK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:

     – Të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të detyruar Institucionet shtetërore të zbatojnë detyrimet ligjore, konkretisht parashikimet e Nenit 7, pika 1/c të Vendimit nr. 9 datë 24.12.2020.

Madje t’i udhëzojë Institucionet që dritarja e dedikuar për denoncime apo lidhja përkatëse të jetë në një vend të dukshëm të faqes së internetit, në mënyrë që të jetë lehtësisht e dallueshme për përdoruesit;

     – të aplikojë sanksione administrative ndaj të gjithë Drejtuesve të Institucioneve të renditur më sipër sipas parashikimeve të nenit 171 pika 1 të Kodit Zgjedhor.


*Ky Denoncim përmban Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi dhe lidhje për në faqet e internetit. Lidhjet mund te shihen ketu.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Maj 2025
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Pri    
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb