Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 23 – Lidhur me postimet me karakter partiak dhe elektoral në faqet zyrtare të gjashtë Kryetarëve Bashkie, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”*

Posted on 2 Maj, 20253 Maj, 2025 by KRIIK

Shkarko Denoncimin ne pdf


    I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

KRIIK ka theksuar vazhdimisht se faqet zyrtare në rrjetet sociale të Institucioneve Publike dhe Drejtuesve të tyre duhet të trajtohen me të njëjtën rëndësi dhe t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si dhe faqet zyrtare të internetit të këtyre institucioneve.

     Këto faqe janë tashmë pjesë e pandashme e komunikimit institucional dhe nuk mund të konsiderohen si hapësira private apo të pambikëqyrura, për shkak të ndikimit që kanë në formësimin e perceptimit publik dhe transparencën e veprimtarisë institucionale.

Për më tepër, duke qenë se rrjetet sociale kanë një audiencë shumë më të gjerë e më të larmishme se kanalet tradicionale, dhe si të tilla përdoren gjerësisht nga qytetarët si burim informacioni dhe ndërveprimi me institucionet,   përdorimi i tyre nga funksionarët publikë duhet të jetë i përmbajtur dhe rreptësisht institucional.

Komunikimi përmes këtyre platformave nuk mund të jetë një përzierje e mesazheve politike partiake dhe atyre institucionale, pasi kjo përbën një konfuzion të qëllimshëm mes funksioneve e autoritetit të shtetit dhe qëllimeve partiake të subjektit politik që përfaqëson zyrtari.

Edhe pse kuadri ligjor nuk e përcakton në mënyrë eksplicite statusin e rrjeteve sociale si kanale zyrtare komunikimi, parimi i ndarjes së partisë nga shteti, i sanksionuar në standardet ndërkombëtare që Shqipëria ka pranuar, e bën të papranueshme përdorimin e platformave me përmbajtje institucionale për propagandë politike.

Ky është një veprim që cënon barazinë e subjekteve zgjedhore dhe deformon informacionin publik, duke i dhënë avantazh të padrejtë aktorëve në pushtet.

Në këtë kontekst, KRIIK vlerëson pozitivisht miratimin e aktit nënligjor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, konkretisht Vendimi nr. 240, datë 04.03.2025, “Për rregullat e përdorimit dhe komunikimit në rrjetet sociale dhe median online nga institucionet publike dhe funksionarët publikë në zgjedhje”.

Në gjykimin e KRIIK, ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt normimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga funksionarët publikë dhe subjektet zgjedhore, dhe kufizon, për aq sa është e mundur brenda kuadrit ligjor ekzistues, përdorimin e burimeve publike për avantazh elektoral.

Ndër të tjera, vendimi përcakton, deri në njëfarë mase, llogarinë në rrjetet sociale të funksionarit publik, dhe vendos detyrime në lidhje me çfarë mund dhe nuk mund të postohet në këto llogari, duke ndaluar postimet me përmbajtje politike apo partiake në to.

Ky vendim është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ndihmon në ruajtjen e ndarjes së funksioneve publike nga aktivitetet elektorale, duke përforcuar neutralitetin institucional gjatë proceseve zgjedhore.

Konkretisht pika 1 e Vendimit nr. 240, datë 04.03.2025, përcakton se:    “1. Llogari zyrtare në rrjetet sociale është llogaria që është hapur dhe përdoret nga funksionari publik për shkak të detyrës që kryen, e cila përmban emrin e institucionit dhe funksionin publik, si dhe llogaria që është hapur dhe përdoret nga institucioni publik përkatës, përdorimi dhe përditësimi i së cilës bëhet nga strukturat përkatëse për median dhe informimin në këtë institucion. Nuk përfshihen në këtë përkufizim llogaritë personale dhe adresat në rrjetet sociale, të cilat përmbajnë vetëm emrin dhe mbiemrin e funksionarit publik dhe nuk lidhen me funksionin publik të tij”. (i plotë vendimi gjendet në Lidhjen nr. 2, për shkak të mungesës së link-ut në faqen e internetit të KQZ-së).

Ndërkohë në nenin 2 parashikohet se:  “Funksionarët publikë të çdo niveli nuk mund të përdorin direkt ose indirekt llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale për qëllime partiake apo elektorale. Pasqyrimi i veprimtarive partiake dhe elektorale lejohet vetëm në llogaritë personale në këto rrjete”.

Ndërsa në nenin 4 të tij përcaktohet se: “Ndalohet pasqyrimi i veprimtarive politike dhe elektorale, si dhe postimi i mesazheve elektorale në faqet zyrtare të internetit, në rrjetet sociale të institucionit publik dhe në ato zyrtare të vetë funksionarit publik”.

KRIIK është duke monitoruar llogaritë në media sociale të Kryetarëve të Bashkive  në vend.

Konstatohet se gjashtë prej Kryetarëve kanë në përdorim llogari zyrtare në rrjetet sociale, të cilat janë në shkelje të Vendimit të KSHZ nr. 240 pasi përmbajnë emrin e institucionit dhe funksionin publik, ndërkohë që postojnë si aktivitetin e tyre institucional, ashtu edhe atë partiak e elektoral, i cili lidhet drejtpërdrejt dhe është në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Konkretisht:

1.  Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë z. Erion Isai

Në këtë faqe e cila është publike është cituar funksioni i z. Isai: “Mayor of Kolonja”.

Karakteri i postimeve në këtë faqe është i përzier me aktivitete të karakterit institucional të funksionit publik si Kryetar Bashkie, si dhe me aktivitete të shumta të karakterit politik e elektoral të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Referuar Seksionit “Transparenca” të kësaj faqeje, ajo mirëmbahet nga dhe “ka 5 administratorë”. 

Nuk ka informacion nëse këta persona janë nga stafi i Bashkisë apo janë njerëz të punësuar privatisht nga z. Isai. (shih pikën 1.1. në  Lidhjen nr. 1). 

Gjithashtu, theksohet se edhe faqet zyrtare në Instagram, në platformën X dhe në TikTok kanë të njëjtën përmbajtje e problematikë.

2.  Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Kamëz z. Rakip Suli

Në këtë faqe e cila është publike është cituar funksioni i z. Suli: “Kryetar i Bashkisë Kamëz”.

Karakteri i postimeve në këtë faqe është i përzier me aktivitete të karakterit institucional të funksionit publik si Kryetar Bashkie, si dhe me aktivitete të shumta të karakterit politik e elektoral të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Referuar Seksionit “Transparenca” të kësaj faqeje, ajo mirëmbahet nga dhe “ka 3 administratorë”. 

Nuk ka informacion nëse këta persona janë nga stafi i Bashkisë apo janë njerëz të punësuar privatisht nga z. Suli. (shih pikën 1.2. në  Lidhjen nr. 1). 

Gjithashtu, theksohet se edhe faqja zyrtare në Instagram ka të njëjtën përmbajtje e problematikë.

3.  Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja

Në këtë faqe e cila është publike është cituar funksioni i z. Llatja: “Kryetar i Bashkisë Elbasan” dhe institucioni “elbasani.gov.al”.

Karakteri i postimeve në këtë faqe është i përzier me aktivitete të karakterit institucional të funksionit publik si Kryetar Bashkie, si dhe me aktivitete të shumta të karakterit politik e elektoral të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Referuar Seksionit “Transparenca” të kësaj faqeje, ajo mirëmbahet nga dhe “ka 11 administratorë”. 

Nuk ka informacion nëse këta persona janë nga stafi i Bashkisë apo janë njerëz të punësuar privatisht nga z. Llatja. (shih pikën 1.3. në  Lidhjen nr. 1). 

Gjithashtu, theksohet se edhe faqet zyrtare në Instagram, në platformën X dhe në TikTok kanë të njëjtën përmbajtje e problematikë.

4.  Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Librazhd z. Mariglen Disha

Në këtë faqe e cila është publike është cituar funksioni i z. Disha: “Kryetar i Bashkise Librazhd. Faqja Zyrtare.”.

Karakteri i postimeve në këtë faqe është i përzier me aktivitete të karakterit institucional të funksionit publik si Kryetar Bashkie, si dhe me aktivitete të shumta të karakterit politik e elektoral të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Referuar Seksionit “Transparenca” të kësaj faqeje, ajo mirëmbahet nga dhe “ka 4 administratorë”. 

Nuk ka informacion nëse këta persona janë nga stafi i Bashkisë apo janë njerëz të punësuar privatisht nga z. Disha. (shih pikën 1.4. në  Lidhjen nr. 1). 

Gjithashtu, theksohet se edhe faqet zyrtare në Instagram, në platformën X dhe në TikTok kanë të njëjtën përmbajtje e problematikë.

5.  Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Gramsh z. Besian Ajazi

Në këtë faqe e cila është publike është cituar funksioni i z. Ajazi: “Kryetar i Bashkisë Gramsh”.

Karakteri i postimeve në këtë faqe është i përzier me aktivitete të karakterit institucional të funksionit publik si Kryetar Bashkie, si dhe me aktivitete të shumta të karakterit politik e elektoral të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Referuar Seksionit “Transparenca” të kësaj faqeje, ajo mirëmbahet nga dhe “ka 6 administratorë”. 

Nuk ka informacion nëse këta persona janë nga stafi i Bashkisë apo janë njerëz të punësuar privatisht nga z. Ajazi. (shih pikën 1.5. në  Lidhjen nr. 1). 

Gjithashtu, theksohet se edhe faqet zyrtare në Instagram dhe në platformën X kanë të njëjtën përmbajtje e problematikë.

6.  Faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Belsh z. Arif Tafani

Në këtë faqe e cila është publike është cituar funksioni i z. Tafani: “Kryetar i Bashkisë Belsh prej Qershorit 2015” dhe i institucionit “bashkiabelsh.al”.

Karakteri i postimeve në këtë faqe është i përzier me aktivitete të karakterit institucional të funksionit publik si Kryetar Bashkie, si dhe me aktivitete të shumta të karakterit politik e elektoral të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Referuar Seksionit “Transparenca” të kësaj faqeje, ajo mirëmbahet nga dhe “ka 7 administratorë”. 

Nuk ka informacion nëse këta persona janë nga stafi i Bashkisë apo janë njerëz të punësuar privatisht nga z. Tafani. (shih pikën 1.6. në  Lidhjen nr. 1). 

Gjithashtu, theksohet se edhe faqja zyrtare në Instagram ka të njëjtën përmbajtje e problematikë.

Në gjykimin e KRIIK, këto Faqe në rrjetet sociale janë Faqe Zyrtare të Funksionarëve Publikë, në të cilat është bërë pasqyrimi i veprimtarive politike dhe elektorale, si dhe postimi i mesazheve elektorale, krahas pasqyrimit të aktiviteteve institucionale, duke iu dhënë këtyre të fundit meritë partiake e elektorale, në favor dhe përfitim të drejtëpërdrejtë të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Kjo veprimtari përbën shpërdorim të funksionit publik, të autoritetit shtetëror, si dhe përdorim të aseteve institucionale, burimeve njerëzore e financiare të tij, ndërkohë që shënjon edhe cënimin ndjeshëm të barazisë së garës elektorale.

KRIIK shpreh shqetësimin se përpos përfitimeve të drejtëpërdrejta elektorale, kjo sjellje është një model tejet negativ dhe një sfidë ndaj ligjit, ndërkohë që Vendimi nr. 240 ka gati dy muaj që është miratuar përfshirë dakordësinë e dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Lidhur me gjithë sa më sipër, KRIIK nxit KQZ-në t’i marrë në shqyrtim këto Denoncime e procedojë sipas parashikimeve ligjore për të sanksionuar Kryetarët e Bashkive të sipërpërmendur bazuar në parashikimet e nenit 171, pika 1 të Kodit Zgjedhor, si dhe Subjektin Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, si përfituese e drejtëpërdrejtë e këtyre shkeljeve të përsëritura, bazuar në nenin 172 të Kodit Zgjedhor.

Në përfundim, KRIIK nxit KQZ-në që t’i bëjë thirrje urgjente të gjithë funksionarëve publikë që të riorgannizojnë e sjellin konform ligjit llogaritë e tyre zyrtare dhe ato personale në rrjetet sociale për ditët e mbetura të fushatës, por edhe më tej.

     Publikimi i aktiviteteve dhe mesazheve politike e elektorale duhet të bëhet vetëm në llogaritë personale të funksionarit publik, ashtu sikurse aktivitetet dhe mesazhet institucionale duhet të publikohen vetëm në llogaritë zyrtare të funksionarëve publikë dhe të institucionit.


*Ky Denoncim përmban Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi dhe lidhje për në faqet e internetit. Lidhjet mund te shihen ne versionin pdf te Denoncimit.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Maj 2025
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Pri    
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb