Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 20 – Lidhur me përdorimin e faqeve zyrtare të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe Platformës “Shqipëria që Duam”, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”*

Posted on 1 Maj, 20251 Maj, 2025 by KRIIK

Shkarko Denoncimin ne pdf


   I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Sikurse jeni në dijeni, një nga një nga çështjet që KRIIK i ka kushtuar vëmendje në vijimësi dhe që lidhet me përdorimin e aseteve publike për avantazh elektoral ka të bëjë me përdorimin faqeve zyrtare të institucioneve publike, si dhe faqeve zyrtare të tyre në rrjetet sociale për postime me karakter elektoral.

Nga monitorimi i bërë, KRIIK vëren me shqetësim se kjo problematikë vijon ende në këtë proces zgjedhor.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, është një institucion publik veprimtaria, struktura dhe elementet e tjera të së cilit rregullohet në ligjin  Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas këtij ligji në Nenin 14 “Statusi, struktura dhe organizimi i Agjencisë”, ndër të tjera përcaktohet se: pika 1: “Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje është person juridik publik qendror në varësi të Kryeministrit dhe përgjigjet për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, për garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, si dhe për rritjen e përgjegjshmërisë e të llogaridhënies së administratës shtetërore.”

     Gjithashtu, në Nenin 16 “Platforma “Me ty për Shqipërinë që duam”, në pikën 1 dhe 2 citohet: “1. Platforma “Me ty për Shqipërinë që duam” është një bazë të dhënash shtetërore elektronike, e organizuar në bazë seksionesh dhe ka si qëllim të jetë një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi për të adresuar në kohë reale çështje të politikëbërjes, për të diskutuar reforma e masa të rëndësishme duke mundësuar përfshirjen e personave fizikë dhe juridikë për politikat qeverisëse në çdo sektor apo për ecurinë e punës së çdo ministrie dhe 7 institucioneve të tjera të administratës shtetërore, me qëllim garantimin e bashkëqeverisjes me qytetarët.

2. Të dhënat e platformës administrohen nga Agjencia me qëllim kontrollin e veprimtarisë administrative të institucioneve të administratës shtetërore, sipas kreut VII të këtij ligji.”

Pra Platforma “Shqipëria që Duam”, është një platformë shtetërore e cila menaxhohet nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, e cila ka si faqe zyrtare në internet adresën: www.shqipëriaqeduam.al ,

Ndërkohë që Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje ka si faqe zyrtare në internet adresën: www.adb.gov.al,

Lidhur me këto dy faqe zyrtare, të cilat kanë logo e ilustrime të mëparshme, ngrihet shqetësimi se fotot mbuluese përputhen me logot aktuale të përdoruara për fushatë elektorale nga Partia Socialiste, të cilat kanë të bëjnë me evidentimin e pëllëmbës së dorës së hapur me 5 gishta, e cila ka të bëjë me numrin pesë të renditjes në fletën e votimit të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Së pari, në gjykimin e KRIIK, paraqitet nevoja që KQZ-ja të bëjë një interpretim mbi këtë fakt, si dhe të tërheqë vëmendjen ndaj Institucionit për të bërë sa më shumë kujdes, në mënyrë që të bëhet dallimi i qartë midis Logove të Programit të Bashkëqeverisjes me ato të fushatës së Partisë Socialiste.

Gjithashtu, do të ishte me vend, që KQZ-ja të kërkojë minimalisht moskrijimin dhe mospërdorimin e asnjë logoje apo design-i të ri për periudhën e mbetur deri në ditën e zgjedhjeve.

Së dyti, Nga monitorimi i bërë rezulton se për Platformën “Shqipëria që Duam” janë hapur dy faqe zyrtare në facebook:

 –  “Shqipëria që Duam” , faqe e krijuar kohë më parë:

 – “Platforma e Bashkëqeverisjes”, faqe e krijuar rishatzi më 28/02/2025.

Në faqen e dytë, sikurse shihet cover-i i vendosur është një design i ri vetëm me një dorë me 5 gishtat e hapur, një logo totalisht e ndryshme nga logoja e mëparshme me tre duar e përdorur më parë.

Kjo logo është qartazi e hartuar në linjë me fushatën e ndjekur nga Partia Socialiste për të evidentuar numrin 5, ndaj kërkohet që KQZ-ja të marrë masa e të kërkojë menjëherë heqjen e saj, jo vetëm nga faqja në facebook, por edhe nga përdorimi.

Së treti, evidentohet se në të dy faqet zyrtare në rrjetin social Facebook,“Shqipëria që Duam” dhe “Platforma e Bashkëqeverisjes”, ka në vijimësi postime të fushatës elektorale të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste” (shih Lidhjen nr. 1), duke e shndërruar faqen zyrtare të institucionit në një faqe zëdhënëse të aktivitetit partiak dhe elektoral të Kryeministrit dhe Partisë Socialiste, ndërkohë që faqja jo vetëm është aset publik shtetëror, por si e tillë edhe menaxhohet nga nëpunës të administratës publike.

Kodi Zgjedhor në Nenin 91  “Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”, në pikën 1 parashjikon se: “Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia. 2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit.”

Postimet me karakter elektoral duke u përdorur dhe reklamuar nga Institucionet Publike në Faqet Zyrtare të Institucioneve përkatëse në Facebook,

në gjykimin e KRIIK, evidentojnë:

1. shpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime partiake e elektorale (në dobi të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”) nëpërmjet përdorimit të:

a. një aseti institucional (specifikisht të faqeve zyrtare në internet dhe në mediat sociale të institucionit si kanal komunikimi publik);

b. kohës së nëpunësve shtetërorë (personat e ngarkuar me publikimin dhe shpërndarjen e njoftimeve në këto faqe dhe mirëmbajtjen e saj);

c. gjithë burimeve publike të vëna në dispozicion për realizimin e aktivitetit institucional që publikohet / postohet, duke u dhënë valencë dhe meritë partiake në funksion të një partie politike (Partisë Socialiste), çka është në kundërshtim me kuadrin ligjor zgjedhor, si dhe të parimit kushtetues për ndarjen e shtetit nga partia.

KRIIK nxit KQZ-në që të marrë menjëherë masat e nevojshme që të ndalojë shkeljen dhe kërkojë pastrimin e të gjithë postimeve të mëparshme.

Është shqetësuese që, në kuptimin e Institucioneve, Drejtuesve dhe Administratës së tyre,  ndalimi i përdorimit të burimeve shtetërore në dobi të një partie apo fushatës elektorale të saj, është kaq i vështirë për tu kuptuar dhe zbatuar.

     Ndaj nevojitet që vija e ndarjes së shtetit nga partia duhet të jetë e qartë, e plotë dhe duhet të mos lejojë asnjë boshllëk apo mangësi në qasjen e KQZ-së, për të mos lënë vend për asnjë lloj keqinterpretimi apo keqkuptimi.

Lidhur me gjithë sa më sipër, sipas gjykimit të KRIIK, nevojitet që KQZ-ja të ndërmarrë hetimin e nevojshëm administrativ dhe vazhduar më pas me ndjekjen e procedurave të parashikuara për sanksionimin e shkelësve sipas ligjit, në zbatim të nenit 171 të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, në gjykimin e KRIIK, KQZ-ja nevojitet që përpos sanksionimit të titullarëve përkatës së këtyre institucioneve sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, të sanksionojë Subjektin Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në favor të së cilës janë kryer shkeljet e mësipërme, duke i konsideruar këto raste si të përsëritura, qoftë ndaj Institucionit, qoftë nga Partisë Socialiste, ndaj së cilës duhet marrë sanksionimi me gjobë sipas nenit 172 të Kodit Zgjedhor.


*Ky Denoncim përmban Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi dhe lidhje për në faqet e internetit. Lidhjet mund te shihen ne versionin pdf te Denoncimit.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (9)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 26  – Lidhur me postimet me karakter partiak dhe elektoral në faqet zyrtare të Kryetarëve të katër Bashkive, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 3 Maj, 2025
Maj 2025
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Pri    
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb