Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 14 – Lidhur me mosmarrjen dhe mospublikimin e Vendimeve të Kryetarëve të Bashkive për vendet e afishimit të materialeve propagandistike për fushatën zgjedhore në 20 Bashki të vendit*

Posted on 17 Prill, 202518 Prill, 2025 by KRIIK

Shkarko Denoncimin ne pdf


   I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Neni 79 i Kodit Zgjedhor “Afishimi i materialeve propagandistike” në pikën 1 të tij përcakton se “Jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, kryetari i bashkisë, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, përcakton vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike. Vendet e caktuara duhet të jenë në ambiente që sigurojnë shikueshmëri publike dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme ku të gjitha subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje të paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore. Vendimi i kryetarit të bashkisë bëhet publik në faqen e internetit të bashkisë menjëherë pas miratimit.”

Lidhur me këtë çështje dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka miratuar:

– Udhëzimin Nr. 6 datë 23.03.2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, i cili në nenin 3, pika 7, përcakton detyrimin ndaj çdo Kryetari Bashkie që, pas miratimit të vendimit, t’i njoftojë një kopje të tij Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve brenda 24 orëve nga miratimi i tij.

– Vendimin nr. 415 datë 08.04.2025 “Për rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboarde dhe city lights në mënyrë të barabartë”, i cili gjithashtu përcakton se hapësirat e lejuara për reklama janë billbordet, city lights, dhe ekranet digjitale reklamuese të vendosura në hapësirat publike, si dhe detyrimin e bashkive të hartojnë një listë të hapësirave të lejuara për reklamat zgjedhore dhe menjëherë ta publikojnë atë në faqet zyrtare përkatëse, si dhe të njoftojnë subjektet zgjedhore dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KRIIK ju sjell në vëmendje se gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të miratuara prej KQZ, lidhur me materialet propagandistike, kanë për qëllim garantimin e barazisë së palëve në garë, si dhe të një ambienti jo të ngarkuar me postera dhe reklama politike statike.

KRIIK i ka kushtuar vëmendje monitorimit të këtij procesi deri në këtë fazë të tij, kur do të duhej të ishin miratuar dhe publikuar vendimet e Kryetarëve të Bashkive për caktimin e vendeve për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike.

Sikurse ligji parashikon, Kryetarët e Bashkive duhet të marrin vendimin, ta publikojnë atë, si dhe të dërgojnë një kopje të tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nga monitorimi i faqeve zyrtare në internet të 61 bashkive, si dhe i protokollit publik të KQZ-së në faqen zyrtare të saj, rezulton se 20 Bashki (sipas listës më poshtë) nuk kanë publikuar në faqet përkatëse të internetit dhe as kanë dërguar në KQZ vendimin për përcaktimin e vendeve publike në territorin e bashkive të tyre, në funksion të afishimit të materialeve propagandistike prej subjekteve zgjedhore, duke shkelur kështu dispozitat e ligjit.

Në opinionin e KRIIK dhe bazuar në përvojën e proceseve të mëparshme zgjedhore, mos publikimi dhe mos dorëzimi në KQZ i vendimit është një tregues se këto vendime ende nuk janë marrë nga ana e këtyre Bashkive, duke shkelur afatin e përcaktuar qartësisht në Kodin Zgjedhor.

Ky afat nuk është në asnjë rast thjesht orientues, por është përmbajtësor pasi parashikon miratimin dhe publikimin e menjëhershëm të Vendimit së paku 5 ditë përpara fillimit të fushatës zgjedhore, fushatë e cila ka shtatë ditë që ka filluar tashmë.

 Minimumi prej 5 ditësh është konsideruar i domosdoshëm prej ligjvënësit për të bërë të mundur informimin e tërë subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre mbi vendet publike të përcaktuara në territorin përkatës të bashkisë, në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë lirisht dhe në kushte të barabarta të drejtën për të bërë propagandën  e fushatën e vet zgjedhore.

Madje, Ligji detyron se vendet e caktuara duhet të jenë në ambiente që sigurojnë shikueshmëri publike dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme, ku të gjitha subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje të paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore.

Moscaktimi i vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike përbën shkelje të nenit 79, pika 1, të Kodit Zgjedhor, ndërsa mosdorëzimi i vendimeve në KQZ përbën shkelje të nenit 3, pika 7 të Udhëzimit 6/2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, shkelje këto të kryera nga persona të ngarkuara me detyra nga Kodi Zgjedhor e që konkretisht janë Kryetarët e Bashkive të mëposhtme: 

  1. Bashkia Bulqizë;
  2. Bashkia Dibër;
  3. Bashkia Dropull;
  4. Bashkia Elbasan;
  5. Bashkia Këlcyrë;
  6. Bashkia Klos;
  7. Bashkia Konispol;
  8. Bashkia Libohovë;
  9. Bashkia Librazhd;
  10. Bashkia Malësi e Madhe;
  11. Bashkia Maliq;
  12. Bashkia Memaliaj;
  13. Bashkia Peqin;
  14. Bashkia Poliçan;
  15. Bashkia Pustec;
  16. Bashkia Rrogozhinë;
  17. Bashkia Shijak;
  18. Bashkia Skrapar;
  19. Bashkia Tepelenë;
  20. Bashkia Tiranë;

 Bashkëlidhur këtij Dokumenti gjeni Lidhjet përkatëse [nga numri 1 në 20 sipas renditjes së mësipërme (per shkak te madhesise se dokumenteve do t’ju dergohen 5 e nga 5)], ku paraqiten printscreen-et e faqeve të internetit për secilën nga këto Bashki. 

Referuar sa më sipër, KRIIK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që, bazuar në nenin 171, pika 1, të Kodit Zgjedhor 

të marrë masa administrative ndaj Kryetarëve të Bashkive të cilat kanë kryer tre shkeljet e mësipërme:

  1. Mos marrjen e vendimit;
  2. Mos publikimin e tij;
  3. Mos njoftimin dhe mos dërgimin e vendimit në KQZ.

 KRIIK thekson se KQZ-ja duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushje të detyrimeve që i jep ligji, për të ndërprerë moszbatimin e ligjit dhe kthyer ligjshmërinë për tre javët e mbetura të fushatës zgjedhore, duke siguruar zbatimin e parimeve dhe standardeve që dikton Kushtetuta dhe Ligji në krijimin e kushteve të duhura dhe të barabarta për kryerjen e fushatës zgjedhore prej subjekteve zgjedhorë dhe kandidatëve të tyre.

Nisur nga precedentët e mëparshëm, KRIIK i bën thirrje KQZ-së që, pavarësisht nëse Bashkitë e mësipërme do të pretendojnë se këto vendime janë marrë më parë apo edhe janë dërguar në rrugë të tjera për njohje drejt KQZ-së,  të marrë në konsideratë dëmin tashmë të kryer e të efekteve të pakthyeshme dëmtuese e ndikuese në fushatën zgjedhore vetëm duke u bazuar në një nga shkeljet, mos publikimin e Vendimit të marrë në faqen e internetit.

Madje në këtë pikë nxitet KQZ-ja që të bëjë sa më parë, pas marrjes së këtij denoncimi, verifikimet veta e të duhura në faqet përkatëse të internetit.

Theksohet se ndryshe nga më parë, Administratat përkatëse të Bashkive janë të mirëinformuara më së miri mbi detyrimet e ligjit lidhur me këtë çështje, ndaj konsiderohet e pavend zemërgjerësia e KQZ-së pas dy proceseve të mëparshme zgjedhore, trajtimit gjerësisht të kësaj çështje në zgjedhjet pararendëse, por edhe duke marrë në konsideratë kujtesën “Mbi përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore” të bërë nëpërmjet shkresës me nr. 2210 prot që vetë KQZ-ja u ka nisur atyre datë 27.03.2025.

Në këto kushte, gjykohet se një sjellje e tillë sfiduese ndaj ligjit dhe vetë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk është e rastësishme, ndaj çdo lloj justifikimi që mund të serviret gjatë hetimit administrativ duhet të konsiderohet i papranueshëm.

Nga ana tjetër rekomandohet që KQZ-ja, brenda kompetencave që i njeh ligji,  të urdhërojë urgjentisht publikimin e vendimit në faqet zyrtare të internetit dhe detyrimin e Bashkive për të bërë publike në mediat lokale përmbajtjen e tij, për të njohur sa më parë garuesit në zgjedhje, por edhe të gjithë qytetarët, mbi detyrimet që përcakton ligji.


*Ky Denoncim përmban një Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi të faqeve përkatëse dhe lidhje për në faqet e internetit. Shkarkoni Lidhjet më poshtë.

Lidhja nr.1 – Bashkia Bulqize

Lidhja nr.2 – Bashkia Diber

Lidhja nr.3 – Bashkia Dropull

Lidhja nr.4 – Bashkia Elbasan

Lidhja nr.5 – Bashkia Kelcyre

Lidhja nr.6 – Bashkia Klos

Lidhja nr.7 – Bashkia Konispol

Lidhja nr.8 -Bashkia Libohove

Lidhja nr.9 – Bashkia Librazhd

Lidhja nr.10 – Bashkia Malesi e Madhe

Lidhja nr.11 – Bashkia Maliq

Lidhja nr.12 – Bashkia Memaliaj

Lidhja nr.13 – Bashkia Peqin

Lidhja nr.14 – Bashkia Poliçan

Lidhja nr.15 – Bashkia Pustec

Lidhja nr.16 – Bashkia Rrogozhine

Lidhja nr.17 – Bashkia Shijak

Lidhja nr.18 – Bashkia Skrapar

Lidhja nr.19 – Bashkia Tepelene

Lidhja nr.20 – Bashkia Tiranë

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2025
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb