Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME – Lidhur me Projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 12, datë 30.12.2020, të Komisionit Rregullator “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”

Posted on 27 Mars, 202527 Mars, 2025 by admin-2

Shkarko Rekomandimin ne pdf


   I Nderuar z. Komisioner!

   Të nderuar Anëtarë të Komisionit Rregullator!

   Të ndëruar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

Në kuadër të gjithë bashkëpunimit të deritanishëm me Institucionin e KQZ-së, bashkëpunim për të cilin shprehet sërish falenderim, bazuar në problematikat e vërejtura në proceset pararendëse zgjedhore si dhe në përvojën e ekspertizën e tij, KRIIK ju paraqet nevojën për marrjen në konsideratë prej Jush të gjithë sa më poshtë vijon lidhur me Projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 12, datë 30.12.2020, të Komisionit Rregullator “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”:

Në pikën 3.6 të Vendimit nr. 24 të KRR, datë 21.03.2025 “Projekt vendim për disa shtesa në vendim nr. 11, datë 25.03.2021, “Për mënyrën e ngritjes, organizimit, funksionimit të komisionit të qendrës së votimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në qendrën e votimit”, i ndryshuar” citohet se:

“3. Në nenin 37, pas pikës 5, shtohen pikat 6, 7 dhe 8, me këtë përmbajtje:

 “6. Koordinatorët e sigurisë individualisht kanë për detyrë të monitorojnë situatën vetëm në ambientet e jashtme të qendrave të votimit përfshirë hyrjet, oborret dhe perimetrin deri në 150 metra nga QV-ja, me qëllim evidentimi e grumbullimeve të paautorizuara ose të personave që monitorojnë zgjedhësit. Koordinatorët mbajnë kontakte të vazhdueshme me KZAZ-në, KQZ-në, si dhe të raportojnë çdo parregullsi, prani të personave te paautorizuar ose intimidim të zgjedhësve pranë Policisë së Shtetit për ndërhyrje të menjëhershme, sipas udhëzimeve të Komisionerit.”

Sjellim në vëmendjen tuaj se ky formulim është i marrë nga versioni i projekt-aktit të dërguar me email KRIIK-ut nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me postë elektronike në datën 20 mars 2025. Vendimi final i miratuar nga KRR në datë 21 mars në faqen e KQZ-së nuk është i aksesueshëm pasi nuk mund të lexohet, ndërkohë që dokumenti i shkarkuar është në një format që nuk është i lexueshëm.

Ndërkohë, në pikën 6 të Projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 12, datë 30.12.2020, të Komisionit Rregullator “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”, citohet:

“6. Në nenin 14, bëhen këto shtesa:

  1. Pas pikës 2, shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. Në perimetrin prej 150 metrash rreth qendrës së votimit ndalohen sjelljet agresive, frikësuese, shantazhuese ose kërcënuese të çdo lloj forme, çdo veprim që pengon apo ndërhyn në hyrjen, daljen ose aksesin e zgjedhësve në ambientet e votimit, si dhe vendosja e materialeve që synojnë të ndikojnë tek votuesit.”.

  • Pas pikës 4, shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:

“4/1. Në rastet kur koordinatorët e sigurisë konstatojnë praninë e personave të paautorizuar ose veprime që cenojnë mbarëvajtjen e procesit të votimit në ambientet e brendshme ose të jashtme të perimetrit të godinës ku ndodhen qendrat e votimit, ata sinjalizojnë menjëherë Policinë e Shtetit, si dhe informojnë KZAZ-në dhe KQV-në për situatën e krijuar. Policia është e detyruar të ndërhyjë pa vonesë për largimin e individëve që shkelin rregullat dhe të sigurojë që hapësira përreth vendndodhjes së qendrës së votimit të jetë e sigurt.”

Vërejmë se në Projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 12, datë 30.12.2020, të Komisionit Rregullator “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve” mungojnë elementët e ndalimit të monitorimit të zgjedhësve dhe detyrimit eksplicit te Policisë së Shtetit për të ndërhyrë dhe larguar këta persona.

Përfshirja eksplicite e ndalimit të monitorimit të zgjedhësve nga persona të paautorizuar në perimetrin prej 150 metrash rreth qendrës së votimit synon të mbrojë votuesit nga çdo formë presioni, intimidimi apo ndikimi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Gjithashtu, detyrimi i Policisë së Shtetit për të ndërhyrë pa vonesë në rastet e identifikimit të individëve që monitorojnë zgjedhësit siguron zbatimin efektiv të këtij rregulli dhe parandalon çdo ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor. Këto masa janë të domosdoshme për të garantuar integritetin e votës dhe për të krijuar një mjedis të sigurt e të paanshëm për të gjithë zgjedhësit.

Bazuar në sa më sipër, për të harmonizuar dy aktet dhe rritur efektivitetin e masave të ndërmarra, KRIIK rekomandon që të përfshihen në Pikën 6 të Projektvendimit ndalimi i monitorimit të zgjedhësve dhe detyrimi eksplicit i Policisë së Shtetit për të ndërhyrë dhe larguar këta persona.

Një formulim alternativ mund të ishte si më poshtë: 

“6. Në nenin 14, bëhen këto shtesa:

a) Pas pikës 2, shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. Në perimetrin prej 150 metrash rreth qendrës së votimit ndalohen sjelljet agresive, frikësuese, shantazhuese ose kërcënuese të çdo lloj forme, çdo veprim që pengon apo ndërhyn në hyrjen, daljen ose aksesin e zgjedhësve në ambientet e votimit, vendosja e materialeve që synojnë të ndikojnë tek votuesit, si dhe çdo formë monitorimi e zgjedhësve nga persona të paautorizuar.”

b) Pas pikës 4, shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:“4/1. Në rastet kur koordinatorët e sigurisë konstatojnë praninë e personave të paautorizuar, veprime që cenojnë mbarëvajtjen e procesit të votimit, ose persona qe monitorojnë zgjedhësit në ambientet e brendshme ose të jashtme të perimetrit të godinës ku ndodhen qendrat e votimit, ata sinjalizojnë menjëherë Policinë e Shtetit, si dhe informojnë KZAZ-në dhe KQV-në për situatën e krijuar. Policia është e detyruar të ndërhyjë pa vonesë për largimin e individëve që shkelin rregullat, përfshirë personat që monitorojnë zgjedhësit, dhe të sigurojë që hapësira përreth vendndodhjes së qendrës së votimit të jetë e sigurt dhe qe zgjedhësit te mund te votojnë pa u ndikuar.”

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Mars 2025
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Shk   Pri »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb