Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 13 – Lidhur me raportimin e pa plotë të një veprimtarie nga ana e Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve, Bashkia Tiranë*

Posted on 19 Shkurt, 202519 Shkurt, 2025 by admin-2

Shkarko Denoncimin ne pdf


   I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Në datë 10 shkurt 2025, është zhvilluar në Tiranë, Njësia Administrative Kashar (në adresën : Rruga “Sadik Stavileci”, Nd. 16 H, Kashar-Katund i Ri, Tiranë, një aktivitet për inaugurimin e Kopshtit nr. 74 “Luleborë”.

Sipas raportimit të institucionit përkatës në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së (shih Lidhjen 1, pika III), eventi organizohej nga Administrata e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë Tiranë, me folës kryesor Kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erjon Veliaj dhe pjesëmarrës të nivelit të lartë, jo diskutant, znj. Zhaneta Beqiri, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës së Kopshteve dhe Çerdheve.   Referuar raportimit nuk kishte të tjerë diskutantë apo pjesëmarrës të nivelit të lartë në event.

Aktiviteti i zhvilluar, referuar transmetimit LIVE në median televizive TV News24 si dhe videos së transmetuar LIVE në facebook-un e Kryetarit të Bashkisë z. Erion Veliaj, pati pjesëmarrës në cilësinë e folësve edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur në Qarkun Tiranë, z. Plarent Ndreca dhe znj. Ermonela Felaj. (shihni për më shumë Lidhjen 1, pika I e II).

Së pari, vendosim në dukje se pjesëmarrja si folës e dy deputetëve në një event institucional të organizuar  nga një institucion publik në varësi të Bashkisë Tiranë, titullari i të cilës është zgjedhur si kandidat i të njëjtës forcë politike me deputetët, në periudhën katër muaj para zgjedhjeve, në gjykimin e KRIIK, përbën përdorim të burimeve shtetërore për përfitim elektoral nga deputetët në fjalë dhe forca politike që ata përfaqësojnë, Partia Socialiste e Shqipërisë, si dhe cënon barazinë në garën zgjedhore.   

     Kjo pasi pjesëmarrja e tyre në një event të tillë, të organizuar me fonde publike sjell një përfitim politik të drejtpërdrejtë në favor të tyre dhe Partisë Socialiste, duke e paraqitur projektin si një arritje të partisë dhe jo si një investim të financuar nga taksapaguesit.

Për analogji, kujtojmë se sipas pikës 3 të nenit 81 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, “Transmetimi i veprimtarive të institucioneve publike, qendrore ose vendore, llogaritet në kohën e transmetimit të subjektit zgjedhor, të cilit i përket titullari i institucionit, nëse veprimtaria ndjek qëllime elektorale. Veprimtaria ndjek qëllime elektorale kur ajo synon promovimin e arritjeve institucionale, të investimeve, inaugurimeve ose ecurinë në ndërtimin e punëve publike ose kur promovon aspekte specifike të programit elektoral të subjektit zgjedhor.”

     Pra referuar këtij përkufizimi, është e qartë se vullneti i legjislatorit në hartimin e Kodit Zgjedhor ka qenë se eventet që synojnë promovimin e arritjeve institucionale, investimet apo inaugurimet ndjekin qëllime elektorale.

Së dyti, nga një pikëpamje formale, vëmë në dukje se prania e dy deputetëve në aktivitetin e zhvilluar nuk është njoftuar paraprakisht nga organizatorët e eventit, në kundërshtim me pikën 5 të nenit 5 të Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, sipas të cilit “Raportimi duhet të përmbajë, datën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë̈, qarkun, bashkinë adresën ku ajo zhvillohet, llojin e saj, qëllimin dhe tematikën e veprimtarisë, emër mbiemër të personave pjesëmarrës të cilët përfaqësojnë nivelin më të lartë hierarkik shtetëror në aktivitetin përkatës, institucionin të cilit i përkasin, emër mbiemër të folësve të mundshëm dhe pozicionin e tyre, me pjesëmarrje të medias ose jo, pasqyruar në rrjete sociale, median online, ose jo.

Pika 1 e nenit 10 të Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, përcakton se “Në rastet kur subjektet e parashikuara në pikën 4, të nenit 4, të këtij vendimi, nuk raportojnë, raportojnë pjesërisht ose zhvillojnë veprimtarinë, pavarësisht ndalimit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur shkelja nuk përbën vepër penale, dënohen nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me gjobë nga 3000 (tremijë) deri në 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, sipas nenit 171, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për sa më sipër, KRIIK denoncon Administratën e Kopshteve dhe Çerdheve, Bashkia Tiranë për raportim të pjesshëm të aktivitetit të zhvilluar në datën 10 shkurt 2024 dhe i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të veprojë sipas parashikimeve të ligjit.

Në gjykimin e KRIIK, KQZ-ja nevojitet që përpos sanksionimit të titullarit përkatës të institucionit, të njoftojë dhe paralajmërojë me shkrim Partinë Socialiste të Shqipërisë në favor të së cilës është kryer shkelja e mësipërme, duke i kërkuar marrjen e masave nga ana e saj për disiplinimin e deputetëve si dhe të përfaqësuesve politikë të saj për mos-përsëritjen e shkeljeve të ngjashme në të ardhmen.

Gjithashtu, nxitet KQZ-ja t’i dërgojë një informacion të detajuar mbi këtë ngjarje Kuvendit të Shqipërisë, për tu tërhequr vëmendjen Deputetëve dhe për të parandaluar në të ardhmen përdorimin e aktiviteteve institucionale për avantazh elektoral prej tyre.


*Ky Denoncim përmban një Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi të faqeve përkatëse dhe lidhje për në faqet e internetit. Për të parë lidhjen, shkarkoni Dokumentin e dërguar KQZ-së.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Shkurt 2025
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
« Jan   Mar »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb