Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME – Lidhur meamendimin e Vendimit Nr. 9 datë24.12.2020 të Komisionit rregullator“Për Rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” i ndryshuar.”

Posted on 28 Janar, 202510 Shkurt, 2025 by admin-2

Shkarko Rekomandimin ne pdf


I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit Rregullator!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

 Në kuadër të bashkëpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak të projekt-akteve, për të cilin gjejmë rastin t’ju falënderojmë sërish, 

Ju drejtohemi me këtë shkresë për të shprehur opinionin tonë në lidhje me procesin e konsultimit publik të dy akteve nënligjore të cilat lidhen me amendimin e Vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator “Për Rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” i ndryshuar.”, opinion i cili është është adresuar edhe më parë ndaj jush. (lutemi shihni emailin/Rekomandimin më të fundit të dërguar më datë 21.12.2024). 

Lidhur me këtë amendim, janë dërguar tek aktorët e shoqërisë civile në datën 27 janar 2025, dy projektvendime për konsultim. 

Konkretisht, në orën 16.42 projektvendimi “Për rregullat e sjelljes së institucioneve publike në zgjedhje dhe ndalimin e keqpërdorimit të aseteve publike”, projekt-akt i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; si dhe, në orën 17.52, projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, i ndryshuar, të Komisionit Rregullator, “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, projekt-akt i dy Anëtarëve të Komisionit Rregullator. 

Na lejoni të ri-sjellim në vëmendjen tuaj se KRIIK ka qenë një ndër aktorët që në vazhdimësi ka theksuar nevojën për amendimin e Vendimit nr. 9, qoftë kjo nëpërmjet kërkesave zyrtare dërguar pranë KQZ, qoftë në tryezat publike të zhvilluara për këtë çështje, apo edhe në takime jo publike. 

     Gjithashtu, KRIIK, si edhe aktorë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë, e ka identifikuar problematikën që adreson ky Vendim si një nga problematikat kryesore të së paku dy proceseve të fundit zgjedhore dhe është investuar në vazhdimësi për adresimin e saj, si nëpërmjet raporteve e denoncimeve të dërguara lidhur me të, ashtu edhe me rekomandime konkrete për përmirësim të mekanizmit parandalues. 

Konstatohet me shqetësim se, për sa është parë deri më tani, edhe në këto zgjedhje problematika mbetet mjaft e mprehtë.

Thënë sa më sipër, KRIIK gjykon se iniciativa për përmirësimin e vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator, është tejet pozitive, dhe në parim të dy projekt-aktet e përcjellë për konsultim sjellin amendime që kanë potencialin të përmirësojnë ndjeshëm kuadrin rregullator për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore dhe autoritetit shtetëror për avantazh elektoral. 

Në gjykimin e KRIIK, të dy aktet e përcjellë plotësojnë njëri-tjetrin, duke e vendosur theksin në elementë të ndryshëm, ndaj do të ishte e udhës të paraqiteshin si një i vetëm, për të patur një projekt-akt sa më të unifikuar e më të plotë. Ndërkohë që të tjerë elementë mund të shtohen ende në Vendim, që do ta adresonin problematikën në mënyrë akoma më të plotë. 

Duke qenë se problematika që adreson ky vendim mbetet komplekse, KRIIK është i mendimit se koha e vendosur në dispozicion për konsultim nga KQZ-ja është e pamjaftueshme për një adresim të plotë e të duhur. 

Referuar gjithë sa më sipër, si edhe faktit se afati ligjor i fillimit të implementimit të mekanizmit të raportimit e mbikëqyrjes ka filluar tashmë, gjykohet se komponenti kohë në këtë fazë të procesit nuk duhet të jetë tejet shtrëngues.

Në këto kushte, KRIIK Ju drejtohet juve të Nderuar Anëtarë të Trupave Drejtuese të KQZ-së që:

Së pari, në frymën e bashkëpunimit për realizimin e amendimeve të një akti tejet të rëndësishëm për shkak të problematikës madhore që adreson,   të bashkërendoni hapat si organe të të njëjtit Institucion e të ndërveproni me njëri-tjetrin duke konkluduar në një akt të vetëm nënligjor, i cili të përfshijë në përmbajtjen e tij të dy projekt-aktet e përcjella për konsultim, duke e amenduar apo edhe zëvendësuar tërësisht Vendimin nr. 9/2020.

Është e nevojshme që në këtë projek-akt të adresohen tërë problematikat dhe përvoja e përfituar nga zgjedhjet e 2021, 2022, 2023 dhe periudha parazgjedhore e deritanishme e zgjedhjeve të 11 majit 2025. 

Po ashtu nevojitet që ky akt të përfshijë në përmbajtjen e tij nevojat për përmirësim e ndryshime të arsyetuara dhe konkluduara nga KAS në vendimmarrjen e tij përgjatë vitit 2022 dhe 2023. 

Së dyti, pas konkludimit në një akt të vetëm,  të ndërmerrni në një afat kohor të arsyeshëm një konsultim të gjerë me të gjithë aktorët e interesuar, jo vetëm shkresërisht, por edhe nëpërmjet një tryeze diskutimi të hapur në ambientet e KQZsë.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në vazhdimësi.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Janar 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Dhj   Shk »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb