Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME – Lidhur me Projektvendimin “Për caktimin e detyrave dhe përgjegjësive të auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve të realizuara nga KQZja për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet në Kuvend, të datës 11 maj 2025.”

Posted on 6 Janar, 202510 Shkurt, 2025 by admin-2

Shkarko Rekomandimin ne pdf


I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit Rregullator!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

 Në kuadër të bashkëpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak të projekt-akteve, për të cilin gjejmë rastin t’ju falënderojmë sërish, lidhur me projektvendimin “Për caktimin e detyrave dhe përgjegjësive të auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve të realizuara nga KQZ-ja për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet në Kuvend, të datës 11 maj 2025″

KRIIK ju paraqet, më poshtë qëndrimin dhe rekomandimet e veta lidhur me këtë Projektvendim.

Më së pari, duke qenë se tanimë afatet ligjore të vendosura nga Kodi Zgjedhor për emërimin e auditëve teknicienë janë tejkaluar, KRIIK nxit Komisionerin dhe Nënkomisioneren për emërimin sa më të shpejtë të tyre. 

Lidhur me përmbajtjen e projektvendimit: 

  1. Në vlerësimin e KRIIK, detyrat e auditëve teknicienë të listuara në projekt-vendim janë të detajuara dhe, në dukje, të plota. Megjithatë, gjykojmë se është e nevojshme që në hyrje të aktit të vendoset një pikë që përcakton se në parim, audituesit teknicienë janë përgjegjës për të verifikuar në tërësi integritetin dhe sigurinë e procedurave të implementuara nga KQZ-ja për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator. Në gjykimin e KRIIK, auditimi është një mekanizëm i brendshëm i KQZ-së për të garantuar dhe siguruar integritetin e plotë të procesit në mënyrë të tillë që, në çdo rast kontestimi apo pikëpyetjeje të ngritur, barra e provës t’i përkasë KQZ-së. 

Pra nevojitet një pikë e përgjithshme që përfshin gjithë elementët sa më poshtë vijojnë në projektvendim, por që lejon edhe mundësinë për elementë të cilët mund të jenë të pambuluar në mënyrë eksplicite në to. Renditja vetëm e detyrave të audituesve, sikurse është në projektvendim, pa këtë pikë përgjithësuese mund të kufizojë përgjegjësitë dhe kompetencat e pakufizuara që duhet të kenë auditët teknicienë

  • KRIIK gjykon se titulli i pikës 1 “Auditi i Kuadrit Ligjor dhe Rregullator”dhe pika e dytë e po kësaj pike (“Të shqyrtojë procedurat e miratuara për regjistrimin e votuesve nga jashtë”) janë të shprehura në mënyrë jo totalisht korrekte dhe në pamje të parë krijojnë keqkuptimin se auditët do të auditojnë kuadrin ligjor dhe rregullator (një detyrë që nuk ka kuptim dhe nuk qëndron). Gjuha e përdorur do të duhet të përcaktojë në mënyrë eksplicite se auditët shqyrtojnë përputhshmërinë e hapave të ndjekur nga KQZ-ja për implementimin konkret të kuadrit ligjor dhe rregullator dhe jo vetë kuadrin ligjor dhe rregullator. 
  • Në pikën nr. 10, Raportimi dhe Rekomandimet, vërehet se roli i auditëve nuk është vetëm konstatues, por edhe vlerësues e propozues në funksion të përmirësimit. Në këtë funksion, KRIIK vlerëson se është i nevojshëm përcaktimi i saktë i mënyrës dhe kohës së raportimit, si dhe i procedurës për shqyrtimin e raporteve dhe implementimin e rekomandimeve të auditëve teknicienë. 

Në lidhje me sa më sipër, duke marrë në konsideratë implementimin për herë të parë, si dhe faktin që auditët mund të kryejnë rekomandime konkrete për përmirësim, është i nevojshëm një raportim më i shpeshtë se një herë në muaj, sikurse normalisht auditët teknicienë kryejnë (p.sh. çdo dy javë), si dhe të përcaktohet qartë që raportimi lidhur me këtë pjesë të Kodit Zgjedhor, të jetë i ndarë nga auditimi i pjesës tjetër të listës së zgjedhësve. 

Gjithashtu, është e nevojshme që të përcaktohet qartë procedura e shqyrtimit të raporteve të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe hapat që do të ndërmerren për adresimin e rekomandimeve nga auditët teknicienë. 

KRIIK propozon që të përcaktohet ne vendim se raportet e auditëve duhet të prezantohen, shqyrtohen dhe miratohen gjithmonë në seancë publike, që raportet do të publikohen në faqen e internetit të KQZ-së, dhe gjithashtu të specifikohen mekanizmat se si konkretisht gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të adresohen në rast se evidentohen problematika. 

Gjithashtu, duke konsideruar rolin dhe rëndësinë në proces të auditëve teknicienë, KRIIK e gjen me vend i nderuar Z. Komisioner, të ri sjellë në vëmendjen tuaj disa elementë, të rekomanduar më parë nga KRIIK, dhe që kanë nevojë për reflektim në funksion të përmirësimit të këtij mekanizmi. 

Konkretisht:

Duke vërejtur se emërimi i auditëve si dhe kushtet e punës së tyre bazohen në Kodin Zgjedhor, neni 61, si dhe në Udhëzimin e KQZ nr. 2 datë 28.12.2012, ndërkohë që ndryshimet e fundit në nenin 61 të Kodit Zgjedhor janë bërë në vitin 2020 me ligjin 101/2020; KRIIK gjykon se edhe Udhëzimi nr. 2, datë 28.12.2012 duhet përditësuar, duke qenë se disa prej neneve që përbëjnë bazën ligjore kanë ndryshuar.

Sipas ligjit KQZ është institucioni që mbikëqyr procesin e hartimit të listave të zgjedhësve (neni 61, pika 1 e Kodit Zgjedhor “KQZ-ja mbikëqyr procesin e hartimit të listave, duke i kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe njësive të qeverisjes vendore për….”). Për realizimin e plotë të këtij detyrimi, disa elemente të vërejtura në vazhdimësi të proceseve zgjedhore, duhet të jenë pjesë e udhëzimit por edhe e urdhrave të Komisionerit në funksion të zbatimit të ligjit. 

Specifikisht: 

  1. Auditët teknicienë duhet të paraqesin raport auditimi çdo muaj në KQZ, Kodi Zgjedhor Neni 61 pika 7 “Auditët teknicienë i paraqesin një raport auditimi çdo muaj KQZ-së për gjetjet e auditimit, sipas detyrave të përcaktuara nga KQZ-ja ose për vërejtje apo çështje që lidhen me zbatimin e legjislacionit në lidhje me regjistrin e gjendjes civile”. 
  • Gjetjet e raporteve, së bashku me kërkesën për sqarime i dërgohen për shpjegime

DPGJC. Neni 61 pika 8 “KQZ-ja ia përcjell gjetjet dhe rekomandimet e auditëve teknicienë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile brenda 48 orëve, duke i kërkuar njëkohësisht shpjegime për to”. 

  • Raportet e auditëve duhet të prezantohen, shqyrtohen dhe miratohen gjithmonë në seanca publike. Në vijimësi të proceseve zgjedhore, pavarësisht se auditët kanë ngritur problematika shpesh të konsideruara tepër serioze, KQZ-ja është mjaftuar me përmbushjen e detyrimit ligjor të përcjelljes së raporteve në DPGJC dhe publikimin e tyre në faqen e internetit. Në zbatim të ligjit, përpos etapave të mësipërme, KQZ duhet t’i kushtojë vëmendje nëpërmjet mekanizmave të brendshëm gjithë procesit pas përcjelljes së raporteve të auditëve në DPGJC, duke:
    • Publikuar të gjitha shpjegimet në faqen zyrtare të internetit, sipas Kodit Zgjedhor

(Neni 61 pika 8 “Raportet e auditëve dhe shpjegimet e DPGJC-së bëhen publike nga KQZ-ja”). 

  • Kryer shqyrtimin e shpjegimeve të DPGJC në seancë publike, sipas rastit edhe me prezencë të DPGJC dhe auditëve.
    • Përcaktuar afate lidhur me gjithë procesin sa më sipër, Zbatimi i sa më sipër bazohet në gjykimin se, sipas germës dhe frymës së ligjit, qëllimi i mbikëqyrjes nga KQZ të procesit të hartimit të listës së zgjedhësve konsiston në qëndrimin aktiv ndaj problematikave të vërejtura prej auditëve, duke ndërmarrë hapa konkretë në ndjekjen e deri në zgjidhjen e tyre. 

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në vazhdimësi,  

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (9)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 26  – Lidhur me postimet me karakter partiak dhe elektoral në faqet zyrtare të Kryetarëve të katër Bashkive, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 3 Maj, 2025
Janar 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Dhj   Shk »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb