Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DEKLARATË – Ministria e Brendshme të miratojë e publikojë sa më parë udhëzimin për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për Zgjedhjet e 11 majit 2025.

Posted on 11 Dhjetor, 202410 Shkurt, 2025 by KRIIK

Shkarko Deklaraten ne pdf


Lista e zgjedhësve është një ndër elementët thelbësorë të përgatitjes së një procesi zgjedhor, pasi siguron drejtpërdrejt të drejtën kushtetuese të votës për çdo shtetas shqiptar, i cili mbush 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve.   Kodi Zgjedhor përcakton se hartimi i listës finale të zgjedhësve kalon në një proces hartimi, verifikimi dhe publikimi përgjatë së cilës të gjithë shtetasit shqiptarë të mund të sigurohen për përfshirjen në mënyrë të saktë të të dhënave të tyre në listë.

Publikimi i listave paraprake apo siç quhet, publikimi i ekstrakteve të përbërësve zgjedhorë, realizohet nëpërmjet një procesi në të cilin përfshihen Ministri i Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), Bashkitë, si dhe Zyrat e Gjendjes Civile (ZGJC) pranë çdo bashkie, ndërkohë që i gjithë procesi mbikqyret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025, të dekretuara më datën 5 dhjetor 2024, japin mundësinë e publikimit të 3 ekstrakteve[1] të përbërësve zgjedhorë.

     Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, fillimi i procesit të hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë të të gjithë shtetasve që kanë vendbanim në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo Zyre të Gjendjes Civile,  duhet të fillonte prej ZGJC-ve jo më vonë se ditën e djeshme, datë 10 dhjetor 2024, bazuar në një Udhëzim të Ministrit të Brendshëm, i cili ende nuk është miratuar[2] e bërë me dije.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) shpreh shqetësimin e tij për mos miratimin ende prej Ministrit të Brendshëm të Udhëzimit mbi procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

KRIIK ka shprehur edhe më parë shqetësimin se për këtë proces zgjedhor mbetet shumë pak kohë për procesin e verifikimit dhe pastrimit të listave të zgjedhësve duke qenë se do të publikohen vetëm tre ekstrakte të përbërësve zgjedhorë, kohë e pamjaftueshme në gjykimin e KRIIK, për kontrollin dhe saktësimin e listave të zgjedhësve nisur nga problematikat e shumta të mbartura nga proceset e mëparshme zgjedhore[3], e sidomos ato të zgjedhjeve vendore 2023.

Nga ana tjetër, mundësitë për të adresuar saktësimin e përbërësve zgjedhorë zvogëlohen edhe më nëse do të merret në konsideratë se Kodi Zgjedhor parashikon se kërkesat për ndryshime në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë mund të paraqiten në ZGJC jo më vonë se data 11 mars 2025.  Po ashtu, vështirësohet mjaft mundësia e saktësimit të përbërësve zgjedhorë për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë, pasi procedura e aplikimit të tyre për tu bërë pjesë e listës së zgjedhësve jashtë vendit fillon më datën 11 janar e përfundon më datën 11 mars 2025 (neni 25, pika 4 e Kodit Zgjedhor).

Lidhur me gjithë sa më sipër, KRIIK i bën thirrje Ministrit të Brendshëm që të miratojë sa më parë Udhëzimin mbi procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025, duke marrë në konsideratë edhe adresimin e shqetësimeve të vërejtura më parë nga raportet e auditëve teknicienë, si dhe gjetjet e rekomandimet lidhur me këtë proces të vëzhguesve të zgjedhjeve.

Në hartim të këtij Udhëzimi dhe ndjekje të këtij procesi, KRIIK sjell publikisht në vëmendje të Ministrit të Brendshëm që të marrë në konsideratë:

  • Citimin eksplicit në udhëzim të shprehjes “… gjenerimin automatik të listës nga sistemi i RKGJC-së”, sikurse ishte përcaktuar në udhëzimet e tilla të mëparshme, duke evituar dhe mos lënë asnjë hapësirë për menaxhimin manual të tij;
  • Përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore që rrjedhin prej Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e njoftimit me shkrim të zgjedhësve dhe mekanizmin e llogaridhënies së Kryetarëve të Bashkive për këtë proces (neni 52, pika 4 e Kodit Zgjedhor);
  • Parashikimin e fondit financiar të nevojshëm për njoftimin me shkrim të zgjedhësve, i cili duhet vënë në dispozicion të çdo Bashkie përpara datës 4 janar 2025, kohë në të cilën nis periudha 60 ditore e njoftimit me shkrim ndaj çdo zgjedhësi që banon në territorin e bashkisë përkatëse (neni 52, pika 1 dhe 5 e Kodit Zgjedhor);
  • parashikimin në udhëzim të modelit të duhur të njoftimit që do të përdoret për njoftimin me shkrim të zgjedhësve, i cili duhet të përmbajë vendin ku duhet të firmosë shtetasi apo anëtari madhor i familjes që njoftohet (neni 52, pika 4 e Kodit Zgjedhor);

Në përfundim, KRIIK i bën thirrje dhe nxit Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile që të angazhohen dhe të bëjnë transparencë të plotë në mënyrë periodike përgjatë gjithë këtij procesi. 

     Kjo transparencë është akoma më shumë e dosmosdoshme në këtë proces zgjedhor, pasi për herë të parë do të aplikohet votimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, e për rrjedhim do të bëhet heqja e atyre që shprehin kërkesë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

     Gjithashtu është e domosdoshme që, minimalisht pas çdo publikimi të ekstraktit zgjedhor, të bëhet një paraqitje e plotë e tërë procesit të ndjekur si dhe të bëhet publikimi i të gjithë të dhënave përmbledhëse të esktraktit përkatës.

KRIIK i bën thirrje dhe nxit Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe NënKomisionerin, që të bëjnë sa më parë emërimin e dy auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të RKGjC-së, emërimi i të cilëve duhet të bëhet jo më vonë se data 4 janar 2025 (neni 61, pika 2 e Kodit Zgjedhor).

Gjithashtu, KRIIK i bën thirrje dhe nxit Kuvendin e Shqipërisë që të përmbushë detyrimet e tij duke i dhënë legjitimitet të plotë mandatit të NënKomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e ri-zgjedhur NënKomisionerin në detyrë apo zgjedhur një të ri, pasi ky mandat ka përfunduar më datën 5 tetor 2024.

Tiranë, më 11 Dhjetor 2024!


[1] Bazuar në parashikimet e neneve 51 dhe 56 të Kodit Zgjedhor, datat e publikimit të ekstrakteve të përbërësve zgjedhorë janë 4 janar 2025, 3 shkurt 2025 dhe 5 mars 2025. Ndërsa lista përfundimtare e zgjedhësve publikohet më datën 1 Prill 2025.

[2] KRIIK në pamundësi të kontaktimit dhe marrjes së informacionit prej Ministrisë së Brendshme, mori informacion verbal prej Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe disa prej bashkive të vendit.

[3] Shih për më shumë Qëndrimin Publik të KRIIK: “Ministria e Brendshme të bëjë transparencë të plotë, në mënyrë periodike, mbi tërë procesin e hartimit dhe saktësimit të listës së zgjedhësve”, publikuar më 5.10.2020.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Dhjetor 2024
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Nën   Jan »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb