Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME – Lidhur me Projektvendimin “ Për miratimin e listës së detajuar të dokumentacionit që kërkohet për regjistrimin e zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.”

Posted on 29 Tetor, 202410 Shkurt, 2025 by KRIIK

Shkarko Rekomandimin ne pdf


    Të nderuar Anëtarë të Komisionit Rregullator!

    I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

Në kuadër të bashkëpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak të projekt-akteve, për të cilin gjejmë rastin t’ju falënderojmë sërish, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, datë 28.10.2024 ora 15.30, për zhvillimin e mbledhjes së Komisionit Rregullator ditën e sotme, datë 29.10.2024 ora 14.15, me rend dite shqyrtimin e projekvendimit: “Për miratimin e listës së detajuar të dokumentacionit që kërkohet për regjistrimin e zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Shqipërisë”,

KRIIK ju paraqet më poshtë qëndrimin e vet lidhur me këtë Projektvendim.

Në parantezë theksohet seKRIIK vlerëson shumë plotësimin e kuadrit relatues të procesit të konsultimit të draft-akteve të ndërmarrë nga KQZ-ja, duke përshkruar në relacionin përkatës të draft-aktit propozimet e marra, madje edhe qëndrimin e KQZ-së lidhur me marrjen në konsideratë ose jo të propozimeve të bëra nga aktorët e interesuar.

      Kjo qasje konsiderohet si tejet pozitive, pasi është në linjë të plotë me një proces të mirëfilltë e të shëndetshëm konsultimi, që KQZ-ja ndërmerr në zhvillim të përgjegjësive të saj “ligjformuese” në hartimin e akteve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të ngarkuara nga ligjvënësi.

     Po ashtu, edhe procesi i konsultimit dhe diskutimit në mënyrë të drejtpërdrejtë me aktorët e interesuar mbi propozimet e bëra nga këta të fundit, i jep më shumë vlerë qendrueshmërisë së aktit që do të miratohet, si dhe vetë punës e integritetit të procesit të ndjekur nga KQZ-ja, organet e saj drejtuese dhe administrata e saj.

Ndaj KRIIK shpreh konsideratën e tij në këtë drejtim dhe ju nxit në ndërmarrjen sa më shpesh të kësaj praktike, veçanërisht lidhur me aktet që do të sigurojnë të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, i cili në vetevete është një proces i ri, i ndërmarrë në një terren politik të pafavorshëm, plot pikëpyetje mbi sigurinë, cilësinë apo edhe integritetin në tërësi të procesit që do të realizohet.

Thënë sa më sipër, KRIIK shpreh keqardhjen e tij që në ndërveprimin mes Komisionit Rregullator, Administratës dhe aktorëve të tjerë të interesuar, ai nuk bënte pjesë, megjithëse kishte shprehur gatishmërinë e tij për diçka të tillë.  Referuar kjo deklarimit të Kryetares së Komisioni Rregullator në fillim të mbledhjes së datës 23.10.2024, e cila miratoi rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve. ( “… Gjatë kësaj periudhe dy ditore Komisioni Rregullator ka zhvilluar një veprimtari të dendur konsultimi brenda vetes, me administratën dhe me subjekte të tjera të interesuara përfshi partitë politike, dhe në këtë moment ne do të nisim me shqyrtimin e draftit të ardhur nga Komisioneri. …”, min 1:17 1:32 e videos se mbledhjes).

Ndërkohë, edhe lidhur me relacionin e projekt-vendimit që do të shqyrtohet sot, konstatohet se në të nuk përfshihen konsideratat e KRIIK lidhur me elementë që duhet të trajtojë ky projekt-akt, rekomandime të dërguara më datën 17.10.2024 (pika V e dokumentit), dhe as nuk u jepet përgjigje shqetësimeve të ngritura aty.

Gjithashtu, shprehen rezerva që procesi i konsultimit lidhur me këtë projekt-akt, është konsideruar i realizuar duke iu referuar konsultimit të kryer lidhur me projekt-vendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.

Në gjykimin e KRIIK, konsultimet lidhur me aktet që lidhen me votimin e shtetasve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe me çdo aktet tjetër, duhet të realizohen të ndara dhe me fokus aktin që miratohet rishtaz.

           Në kushtet kur asnjë aktor jashtë KQZ-së nuk ka informacion lidhur me matricën e akteve që do të miratohen lidhur me votën e këtyre shtetasve, si dhe me faktin që, pavarësisht se aktet ndërlidhen me njëra tjetrën e janë në funksion të një qëllimi final, ato duhet të konsultohen të ndara, në funksion jo vetëm të një procesi gjithëpërfshirës, por edhe të miratimit të akteve sa më cilësore e në përputhje organike më njëra-tjetrën.

Lidhur me përmbajtjen e projekt-vendimit të parashikuar për miratim në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator,  referuar përmbajtjes së diskutimeve të realizuara përgjatë miratimit të projekt-vendimit “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”, i miratuar tashmë si Vendimi nr. 10 i Komisionit Rregullator, datë 23.10.2024,  si dhe diskutimeve të bëra dhe rekomandimeve të dërguara përpara miratimit të tij,   konstatohet se draft-akti i sotëm është i paplotë.

Ndaj nxitet KQZ-ja që, në zbatim të detyrimeve të dala nga Kodi Zgjedhor si dhe të pikës 1 dhe 5 të Kreut “I. Parime të përgjithshme” të vendimit nr. 10 datë 23.10.2024 të Komisionit Rregullator,   të ndërmarrë hapat e duhur në plotësimin e projekt-aktit të sotëm, e të të tjerëve në vijim, për të siguruar dhe mbrojtur votën e shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Konkretisht:

I. Në vendimin nr. 10 datë 23.20.2024 të Komisionit Rregullator, në pikën “III.2. Regjistrimi në listën e zgjedhësve”, pika 3/b, përcaktohet se:

“… Lista e këtyre dokumenteve miratohet me akt të veçantë të Komisionit Rregullator, i cili vendos edhe kufizim të numrit të zgjedhësve të regjistruar në një adresë, si dhe përjashtimet përkatëse.”

Në projekt aktin e përgatitur për miratim, është përfshirë vetëm lista e dokumenteve që mund dhe duhet të ngarkojë shtetasi, por nuk përfshihet asnjë element lidhur me mënyrën e kontrollit, apo si do të realizohet kufizimi i numrit të zgjedhësve të regjistruar në një adresë, si dhe përjashtimet përkatëse. Detyrim ky që Komisioni Rregullator i ka përcaktuar vetes.

Mos adresimi i këtij rregullimi lë shteg për një sërë abuzimesh të mundshme që mund të bëhen.

II. Gjithashtu, sikurse KRIIK u ka sjellë në vëmendje më parë nëpërmjet pikës V të rekomandimeve të përcjella më datën 17.10.2024, mbetet totalisht i parregulluar procesi  “se si, në ç‘mënyrë, me çfarë mjetesh, si dhe se kush do të bëjë shqyrtimin dhe verifikimet e nevojshme të dokumentit të dorëzuar që përcakton adresën e vendbanimit të shtetasit”.

Mos përcaktimi i procedurave të këtij procesi verifikues, lë shteg të madh abuzimi e manipulimi në emër të shtetasve që jetojnë jashtë.

     Për më tepër që, lidhur me asnjë nga të dhënat që mblidhen,  nuk parashikohet tw bëhet kryqëzimi i tyre dhe as të përcaktohen përgjegjësi në rast faktimit të shkeljeve të evidentuara.

Kjo mundësi abuzimi rritet akoma më shumë, nisur nga fakti që në Vendimin nr. 10 të Komisionit Rregullator, në kundështim nga sa parashikohet në nenin 25, pika 5 dhe nenin 45 pika 3 të Kodit Zgjedhor, nuk është parashikuar të bëhet verifikimi i identitetit të zgjedhësit që regjistrohet në PER dhe fotografisë së tij me fotografinë që ai ka depozituar gjatë aplikimit më të fundit për letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike.

Lidhur me këtë problematikë të shprehur më sipër, KRIIK rekomandon që Komisioni Rregullator në projekt-vendimin e sotëm të shtojë një nen, i cili të përcaktojë realizimin e këtij procesi nëpërmjet miratimit të një akti të posaçëm nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Tetor 2024
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Sht   Nën »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb