Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

NJOFTIM PER SHTYP – Zgjedhjet e sotme Presidenciale në Moldavi dhe ato Parlamentare të 26 tetorit në Gjeorgji monitorohen prej vëzhguesve të KRIIK dhe SHKD, si pjesë e Misioneve Ndërkombëtare të Vëzhgimit të ENEMOs

Posted on 20 Tetor, 202410 Shkurt, 2025 by KRIIK

Shkarko Njoftimin për shtyp ne pdf


Sot, më 20 tetor 2024, qytetarët e Republikës së Moldavisë po u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur Presidentin e vendit për katër vitet e ardhshme, si dhe për të votuar për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim forcimin e angazhimeve pro-evropiane të vendit dhe objektivin strategjik për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian.

     Pas zgjedhjeve presidenciale 2020 dhe parlamentare 2021, Presidenca, Ekzekutivi dhe Legjislativi në Moldavi janë duke punuar në një axhendë të përbashkët evropiane pro reformave dhe kundër korrupsionit dhe kanë shënuar disa arritje në këtë drejtim.

Ndërkohë edhe në Gjeorgji, të shtunën e ardhshme, datë 26 tetor 2024, do të zhvillohen Zgjedhjet Parlamentare.

     Gjeorgjia ka shënuar hapa prapa në dy vitet e fundit, veçanërisht në maj të këtij viti me kalimin e një ligji i cili detyron organizatat e shoqërisë civile apo mediat, që kanë mbi 20% të të ardhurave nga financime që vijnë nga jashtë, për t’u regjistruar si organizata që i shërbejnë interesave të një vendi të huaj.

Duke njohur përparimin e Moldavisë dhe Gjeorgjisë në përmbushjen e pjesshme të reformave të nevojshme, në dhjetor 2023, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Moldavinë dhe t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, por ky proces u ndalua në lidhje me Gjeorgjinë pas kalimit të ligjit kontrovers. 

Zgjedhjet e sotme në Moldavi dhe ato të 26 tetorit në Gjeorgji po mbahen në sfondin e luftës që vijon prej më shumë se dy vjetësh në Ukrainë, pas sulmit të Federatës Ruse mbi këtë vend në shkurt të vitit 2022.

Përpos rëndësinë jetike që kanë vetë zgjedhjet për sigurimin e një të ardhmeje demokratike të vendit, të ndërtimit të një shteti ligjor demokratik dhe të së drejtës në interesin e gjerë të qytetarëve respektivë të këtyre dy vendeve, këto zgjedhje shihen edhe si thelbësore për orientimin gjeopolitik të ardhshëm të tyre.

Përpjekjet për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në Moldavi nëpërmjet blerjes masive të votave që po kryhen publikisht nga individë të mbështetur nga Federata Ruse, përbëjnë një sfidë të rëndësishme jo vetëm për zgjedhjet aktuale, por edhe për të ardhmen e institucioneve demokratike në vend, ligjzbatimit prej tyre, si dhe të vetë thelbit mbi të drejtat e liritë e individit e të nocionit mbi vetë sistemin demokratik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Moldavisë ka akredituar mbi 2 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë që po vëzhgojnë zgjedhjet e sotme në Moldavi.

Një nga organizatat ndërkombëtare që është duke vëzhguar zgjedhjet e 20 tetorit në Moldavi dhe ato të 26 tetorit në Gjeorgji është edhe Rrjeti Europian i Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO), i cili ka angazhuar 136 vëzhgues ndërkombëtarë,  ku Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) dhe Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), si anëtarë të saj, kontribuojnë me një trupë prej 23 vëzhguesish shqiptarë me përvojë të spikatur në vëzhgimin vendas, apo edhe në misione të mëparshme ndërkombëtare.

KRIIK kontribuon në këto misione vëzhgimi me dy anëtarë të ekipit drejtues, përfshirë Drejtuesin e Misionit, z. Dritan Taulla, si dhe një vëzhgues afatgjatë e tre vëzhgues afatshkurtër në Moldavi, si dhe me gjashtë vëzhgues afatshkurtër në Gjeorgji.

Për herë të parë, një pjesë e qytetarëve të Moldavisë që jetojnë jashtë vendit[1] kanë mundësinë të votojnë me postë në këto zgjedhje.  Misioni i Vëzhgimit të ENEMO-s po i kushton një vëmendje të veçantë mënyrës se si ky proces po kryhet.  

     Kjo është veçanërisht me interes për vëzhguesit e angazhuar nga KRIIK e SHKD, të cilët po e ndjekin atë nën perspektivën e monitorimit, mbështetjes dhe mirë-realizimit të procesit të votimit me postë që për herë të parë do të aplikohet edhe në Shqipëri në Zgjedhjet Parlamentare të majit 2025.

Përvoja e dalë nga monitorimi dhe analizat mbi sfidat me të cilat po përballet procesi zgjedhor në shoqëritë e këtyre dy vendeve, së bashku me fenomene të tjera si abuzimi me burimet shtetërore dhe intimidimi, korrupsioni galopant e ai zgjedhor, financimi i pakontrolluar i partive politike, keq-informimi dhe dis-informimi i qëllimshëm, etj, të cilat duket se tashmë janë në prag apo pjesë edhe e realiteteve të vendeve të tjera post-komuniste që aspirojnë vlerat euro-atlantike, e ku duket se po gjejnë vend e po hedhin shtat sisteme të mirëfillta autokratike,   do të përdoret në vijim edhe për të rritur kapacitetet dhe ekspertizën e aktivistëve dhe organizatave tona, përfshirë ato partnere,  në përpjekjet e tyre për të monitoruar, analizuar dhe luftuar për minimizimin e këtyre fenomeneve negative e regresive në realitetin e shoqërisë shqiptare.


[1] Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Islandë, Suedi, Finlandë dhe Norvegji.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Tetor 2024
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Sht   Nën »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb