Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 2 – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa media. 

Posted on 3 Gusht, 20243 Gusht, 2024 by admin-2

Shkarko Denoncimin ne pdf


Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 

Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve 

z. Ilirjan CELIBASHI 

Lënda: DENONCIM Nr. 2 – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa media. 

I Nderuar Z. Komisioner! 

Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së! 

Kodi Zgjedhor, në nenin 77 “Periudha e fushatës dhe heshtjes zgjedhore”, në pikën 1 dhe 2 përcakton se: “1. Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. 2. Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.” 

Lidhur me këtë dispozitë, KRIIK monitoroi në mënyrë të rastësishme transmetimet e disa mediave audiovizive paraditen e sotme të datës 3 gusht 2024, në ditën e heshtjes zgjedhore. 

Nga ky monitorim rezultoi se televizionet Klan News, Ora News dhe CNA TV, transmetuan sot në edicionet e tyre të lajmeve, kronikën e takimeve të zhvilluara një ditë më parë në funksion të fushatës elektorale, nga kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë Himarë dhe kryetari i kësaj partie z. Edi Rama. (Gjeni në fund të këtij denoncimi printscreen-et e këtyre transmetimeve). 

Sa më sipër rezulton në shkelje të ligjit prej nga rrjedh edhe detyrimi i KQZ-së për të vepruar e marrë masa sipas parashikimeve të nenit 174 pika 2 të Kodit Zgjedhor.  

Nga ana tjetër, referuar edhe faktit që kjo sjellje është një shkelje e përsëritur nga ana e mediave, në gjykimin e KRIIK, nevojitet që KQZ-ja, jo vetëm t’i marrë në konsideratë dhe shqyrtojë këto shkelje,  

por edhe të bëjë sa më parë një Njoftim Publik dhe një Kujtesë për respektimin e heshtjes zgjedhore, duke iu kujtuar të gjitha mediave, në veçanti atyre lokale, se asnjë aktor publik, qoftë ky edhe një organ mediatik, nuk është mbi ligjin. 

Madje KQZ-ja duhet ta shtrijë këtë njoftim, si një sqarim të nevojshëm, edhe për subjektet zgjedhore dhe partitë politike, se heshtja zgjedhore vlen edhe për ta duke ndaluar çdo aktivitet elektoral që ka si target zgjedhësit e Bashkisë Himarë, pasi Kodi Zgjedhor parashikon qartë se gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, pra gjatë ditës së sotme dhe deri nesër në ora 19.00 kur mbyllet orari i votimit,  ndalohet zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore. 

Gjykohet dhe nxitet KQZ, të komunikojë në vazhdimësi me këto media, dhe me të tërë mediat në vend, si edhe me AMA-n, për të informuar mbi këtë ndalim. 

Gjithashtu, nevojitet të ndërgjegjësohen mediat për të ndaluar publikimin edhe të retorikës politike që mund nxitet prej aktorëve politikë gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, apo edhe ri-publikimin e retorikës së ditëve të mëparshme, pasi në thelb ato përbëjnë fushatë zgjedhore të cilat ndikojnë apo orientojnë votën e zgjedhësve.  

Në linjë me ruajtjen e heshtjes zgjedhore dhe referuar përvojave të hasura në zgjedhjet e mëparshme, KRIIK evidenton se në ditën e zgjedhjeve subjektet zgjedhore kanë praktikën të vijojnë reklamat me pagesë, qoftë në faqe interneti, qoftë në mediat sociale apo në mediat e tjera online.  

KRIIK gjykon se është me vend dhe nxit KQZ-në ta shqyrtojë këtë fenomen duke e konsideruar këtë lloj reklame në çdo platformë online të njëvlefshme me reklamën e ndaluar në mediat audio-vizive, si dhe ta përfshijë ndalimin e saj në Njoftimin Publik që i propozohet. 

Në përfundim, të këtij denoncimi KRIIK sjell në kujtesën tuaj se Kodi Zgjedhor parashikon periudhën e heshtjes zgjedhore si një periudhë në të cilën qytetarët shqiptarë nuk duhet të ndikohen në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nga propaganda elektorale, në çdo formë dhe mjet me të cilën mund të shfaqet e transmetohet ajo. 

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Gusht 2024
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Kor   Sht »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb