Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 12 – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nëpërmjet trasmetimit të aktiviteteve elektorale të Partisë Socialiste në Bashkinë Rrogozhinë  

Posted on 22 Korrik, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Denoncimin në pdf.


I Nderuar z. Komisioner! 

Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së! 

Kodi Zgjedhor, në nenin 77 “Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore” pika 2 përcakton se “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”. 

Bazuar në bazën ligjore të sipërpërmendur, si dhe vendimin e Komisionit Rregullator nr. 25 datë 06.07.2023, sipas të cilit, pika 1 “Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, fillon më datë 10 Korrik 2023”, fushata elektorale për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë fillon në 10 korrik 2023 dhe mbaron në 21 korrik 2023. Data 22 korrik 2023 përbën ditën e heshtjes zgjedhore.  

Lidhur me këtë çështje, nga monitorimi i medias gjatë datës 22 korrik 2023,  KRIIK konstatoi trasmetimin e kronikave të takimeve elektorale të përfaqësuesve të Partisë Socialiste, z. Erion Veliaj me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, si dhe kandidatit për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë propozuar nga PS z. Edison Memolla.  

Lutemi gjeni foto printscreen të këtyre trasmetimeve në Lidhjen nr. 1 bashkëlidhur këtij denoncimi, ndërkohë që nëse do të jetë e nevojshme për hetimin administrativ ju përcjellim edhe regjistrimet video të kryera. 

Televizionet të cilat kanë trasmetuar këto takime janë: TV Klan News, TV Fax News, Report TV dhe TV ABC News të cilat kanë shtrirje në territorin e Bashkisë Rrogozhinë dhe shikohen prej banorëve të saj, sikurse evidentohet se ato janë pjesë edhe e platformës televizive të aplikacionit “Klani im” dhe aksesohen lehtësisht prej internetit. 

Këto trasmetime janë në shkelje të kuadrit ligjor zgjedhor, dhe përbëjnë thyerje të heshtjes zgjedhore, për të cilat Kodi Zgjedhor në nenin 174 “Thyerja e heshtjes zgjedhore” parashikon: “1. Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë. 2. Botuesi ose operatori radioteleviziv që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ-ja me 2 000 000 lekë. 3. Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj”. 

Bazuar në sa më sipër, në gjykimin e KRIIK, nevojitet që KQZ-ja ta marrë në konsideratë dhe shqyrtojë shkeljen, qoftë kjo edhe me qëllim final të edukimit dhe këshillimit publik të mediave, si një mënyrë e drejtëpërdrejtë dhe më efikase për të evidentuar qartazi se asnjë aktor publik, qoftë ky edhe një “Media”, nuk është mbi ligjin. 

Kjo qasje konsiderohet veçanërisht e nevojshme për të sensibilizuar dhe rritur përgjegjshmërinë ndaj ligjit në vazhdim të të gjithë organeve mediatikë, veçanërisht atyre audio-vizive, qofshin këto qëndrore apo lokale. 

Nevojitet që KQZ-ja t’u kujtojë publikisht subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në garë, të paktën për kohën e mbetur deri nesër ora 19.00 kur mbyllet procesi i votimit, se gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore të gjitha aktivitetet/reklamat televizive apo online, qofshin ato në faqe interneti (pra në media online), qofshin në mediat sociale (të tilla si Faceook, Instagram, YouTube, etj) duhet të mos jenë aktive e të mos transmetohen, sikurse ka ndodhur në zgjedhjet pararendëse.  

Kodi Zgjedhor parashikon periudhën e heshtjes zgjedhore si një periudhë në të cilën qytetarët shqiptarë nuk duhet të ndikohen në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nga propaganda elektorale, në çdo formë dhe mjet me të cilën mund të shfaqet e transmetohet ajo. 

Gjithashtu, gjykohet me vend që në funksion të informimit mbi ndalimet e ligjit dhe respektimin e tij,  të gjitha mediat duhet të informohen e ndërgjegjësohen lidhur me respektimin e heshtjes zgjedhore, duke përfshirë në sferën e shkeljeve edhe rastet e ri-transmetimit të lajmeve më të hershme që kanë lidhje me fushatën zgjedhore, apo intervistat me përfaqësues politikë, qëndrorë apo lokalë të subjekteve zgjedhore garuese.  

Ndërkohë, KRIIK sjell në vëmendje të KQZ-së se sipas Kodi Zgjedhor dhe Vendimit nr. 02, datë 30.01.2021 “Për miratimin e Metodologjisë së Monitorimit të Medias Audio dhe Vizive”, të ndryshuar me Vendimin nr. 07, datë 27.01.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 2, datë 30.01.2021, të Komisionit Rregullator, “Për miratimin e metodologjisë së monitorimit të medias audio dhe audiovizive”, monitorimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizive kryhet nga enti rregullator që rregullon dhe mbikëqyr fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive, i cili është AMA (neni 85). Gjithashtu, Kodi zgjedhor përcakton se monitorimi kryhet në të gjithë territorin ku zhvillohen zgjedhjet. 

Po ashtu me Vendimin nr. 25 datë 06.07.2023 të Komisionit Rregullator, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ngarkua gjithashtu të monitorojë OSHMA-të për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, nga data 10 Korrik 2023 deri në ditën e zgjedhjeve, nga ora 08:00-00:00 ose sipas rastit deri në përfundimin e programit”.  

Konstatohet se në faqen zyrtare të internetit të KQZ nuk ka asnjë raport të AMA depozituar në KQZ, gjë që konfirmohet edhe nga informacioni i marrë verbalisht. 

Në këto kushte duket se AMA nuk ka kryer monitorimin e mediave sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor e vendimit të Komisionit Rregullator të KQZ-së.  

KRIIK ka konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e mediave audio vizive kanë transmetuar fushatë zgjedhore në favor të Kandidatit të PS, qoftë si pjesë e edicioneve informative, qoftë si transmetime LIVE të aktiviteteve elektorale me pjesëmarrjen e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, njëkohësisht Kryetar i Bashkisë Tiranë, z. Erjon Veliaj.  

Ky mosraportim nga ana e AMA-s përpos se është në shkelje të plotë të ligjit, zhbën tërë mekanizmin e ngritur nga ligji për të siguruar monitorimin dhe barazinë e pasqyrimit mediatik të fushatës zgjedhore të kandidatëve në garë. 

KRIIK nxit KQZ-në të ndërmarrë tërë hapat e duhur institucionalë e ligjorë për të adresuar këtë shkelje të ligjit të kryer nga Institucioni i AMA-s nëpërmjet mosveprimit dhe mospërmbushjes së detyrave të ngarkuara nga ligji. 

Në rolin e saj mbikqyrës dhe përgjegjës për zhvillimin e procesit zgjedhor, KQZ-ja duhet të ushtrojë tërë autoritetin e saj për të vendosur precedentët e ndërveprimit dhe sanksionimit sipas ligjit të të gjithë operatorëve të ngarkuar me detyra të cilët cënojnë sado pak cilësinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.  

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Korrik 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Qer   Gus »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb