Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 10 – Lidhur me organizimin e koncerteve përgjatë ose në lidhje me tubimet elektorale nga Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Socialiste.  

Posted on 11 Maj, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Denoncimin në pdf


I Nderuar Z. Komisioner! 

Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së! 

Kodi Zgjedhor në nenin 78 “Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës”, në pikën 9 të tij përcakton se “Subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve u ndalohet të organizojnë, kryejnë apo mbulojnë shpenzimet vetë ose nëpërmjet të tretëve për koncerte, shfaqe kulturore argëtuese apo veprimtari bamirësie, pavarësisht nëse ato mbahen përgjatë ose në lidhje me tubimet elektorale, apo zhvillohen si veprimtari fushate ose jashtë saj.” 

Nga monitorimi i bërë ka rezultura që subjektet zgjedhore kanë organizuar veprimtari të cilat hyjnë në sferën e parashikimeve të këtij neni, por KRIIK po ju përcjell denoncimin e tij vetëm për dy prej tyre, të organizuara përkatësisht nga subjektet zgjedhore Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe “Partia Socialiste e Shqipërisë”. 

Konkretisht: 

Denoncimi 10.1.  Organizimi i koncertit të Kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kryetar të Bashkisë Tiranë, z. Belind Këlliçi. 

Në pamjet foto dhe video të postimeve të paraqitura në vijim të këtij denoncimi evidentohet qartë thirrja dhe organizimi i veprimtarisë “koncert” si dhe prezenca e materialeve propagandistike të fushatës elektorale të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Kandidatit të tij për Kryetar të Bashkisë Tiranë për Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023. 

Konkludohet se kemi të bëjmë me një tubim elektoral, i cili i ka të gjitha elementët përbërës të tij si fjalime, thirrje, pankarta, slogane, logo, si dhe zhvillimi në të njëjtën kohë i një koncerti me këngëtarë të ftuar, të cilët performojnë, këndojnë dhe shfaqen në mbështetje të këtij subjekti zgjedhor. 

Në datën 05.05.2023 në faqen Facebook të një prej aktivistëve të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” është postuar video e zhvillimit të një koncerti të kandidatit të këtij koalicioni për Kryetar të Bashkisë Tiranë, z. Belind Këlliçi.  

    Konkretisht linku i postimit të videos së koncertit është: https://www.facebook.com/grigelsmucollariofficial/videos/758414942643517/, ndërsa foto/printscreen e tij:  

Përmbajtja e statusit të shkruar që shoqëron këtë postim është: 

“#LIVE – Koncert i organizuar nga FRPD me pjesëmarrjen e Renis Gjoka, Eugent Bushpepa, Vin Veli dhe Aleksandër Gjoka” 

Lidhur me këtë aktivitet ka patur edhe një njoftim paraprak, ku evidentohet organizatori i koncertit që është FRPD. Më poshtë teksti i postimit dhe foto/printscreen i tij: 

“Renis Gjoka, Eugent Bushpepa, Aleksandër Gjoka dhe Vin Veli ju presin tek Fusha e Aviacionit #Njësia7.  

Nisuni 🚶‍♂️🚶‍♀️🚶 

Time to Rock the Dictator! 

#BelindKëlliçi #Tirana #FRPD #BashkëFitojmë” 

Postim lidhur me këtë aktivitet ka bërë edhe subjekti zgjedhor, kandidat i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kryetar në Bashkinë Tiranë, z. Belind Këlliçi. Më poshtë teksti i postimit dhe foto/printscreen i tij: 

“Na dhanë kaq shumë energji të rinjtë e FRPD mbrëmë me koncertin e organizuar prej tyre. Jeni më të mirët, Bashkë Fitojmë!🫶🏻 

#BelindKellici5 #BashkeFitojme1 #Belo5” 

Denoncimi 10.2.  Organizimi i koncertit të Kandidatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë për kryetar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj 

Në pamjet foto dhe video të postimeve të paraqitura në vijim të këtij denoncimi evidentohet qartë thirrja dhe organizimi i veprimtarisë “koncert” si dhe prezenca e materialeve propagandistike të fushatës elektorale të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe Kandidatit të tij për Kryetar të Bashkisë Tiranë për Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023. 

Konkludohet se kemi të bëjmë me një tubim elektoral, i cili i ka të gjitha elementët përbërës të tij si fjalime, thirrje, pankarta, slogane, logo, si dhe zhvillimi në të njëjtën kohë i një koncerti me këngëtarë të ftuar, të cilët performojnë, këndojnë dhe shfaqen në mbështetje të këtij subjekti zgjedhor.  

Theksohet se prezent në këtë koncert e tubim elektoral ka edhe këngëtarë të tjerë, përveç këngëtarit që këndon himnin elektoral të fushatës së PS, i cili është i pranishëm dhe performon pothuajse në të gjitha tubimet elektorale që organizon ky subjekt zgjedhor. 

Në datën 09.05.2023 në faqen zyrtare Facebook të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht Kandidatit të Partisë Socialiste për Kryetar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, është postuar video e zhvillimit të një tubimi elektoral, pjesë përbërëse e të cilit është edhe një koncert i zhvilluar. Më poshtë teksti i postimit dhe foto/printscreen i tij: 

“Me Fridën dhe banorët e Petrelës, Baldushkut dhe Farkës📍, dy njësi që janë transformuar falë punës dhe vendimit për të ecur përpara me Partinë Socialiste🌹.  

Me Fridën dhe banorët e Petrelës, Baldushkut dhe Farkës📍, tre njësi që janë transformuar falë punës dhe vendimit për të ecur përpara me Partinë Socialiste🌹.” 

Një postim në faqen e saj zyrtare në facebook lidhur me këtë aktivitet ka bërë edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca. Më poshtë teksti i postimit dhe foto/printscreen i tij: 

“Magjike atmosfera mes njerëzve të Petrelës, Farkës e Baldushkut. Një forcë e jashtëzakonshme na bashkon drejt një vizioni të qartë zhvillimi për të ecur vetëm #përpara.  

#VetëmPërpara  

#KurrëMëMbrapa  

#KrenarepërPS” 

Ky tubim është transmetuar edhe nga disa media-audiovizive:  

  1. Top Channel/ Veliaj në takimin e madh të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut  https://top-channel.tv/video/top-neës-veliaj-ne-farke-petrele-e-baldushk-investimet-e-bashkise-dyfishuan-vleren-e-prones/  ; 
  1. TV Klan Veliaj takime në Petrelë, Farkë e Baldushk  https://tvklan.al/veliaj-takime-ne-petrele-farke-e-baldushk/ ; 
  1. Top News – Veliaj në Farkë, Petrelë e Baldushk / ‘Investimet e bashkisë dyfishuan vlerën e pronës’ 

https://www.youtube.com/ëatch?v=oJb6AIus-Ys . 

Referuar sa më sipër, ju përcjellim këto dy denoncime për tu marrë në shqyrtim prej KQZ-së e kryer hapat e parashikuar proceduriale lidhur me këtë shkelje të Kodit Zgjedhor, për të cilët nevojitet të sanksionohen të dy subjektet zgjedhorë, subjekti i partisë politike përkatëse si dhe subjekti kandidat për kryetar bashkie.  

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Maj 2023
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Pri   Qer »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb