Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

KËRKESË – Për njoftimin sërish të mediave dhe subjekteve zgjedhore lidhur me mostransmetimin e sondazheve zgjedhore jashtë afatit të lejuar nga ligji dhe respektimin e heshtjes zgjedhore.  

Posted on 10 Maj, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Kërkesën në pdf


Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 

Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan CELIBASHI 

Për dijeni: Subjekteve Zgjedhore garuese në Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023 

Misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë 

Trupit Diplomatik dhe Organizatave Ndërkombëtare me seli në Tiranë 

I Nderuar Z. Komisioner! 

Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së! 

Kodi Zgjedhor, në nenin 78 “Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës” pika 4 përcakton se “Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit”.  

Në funksion të respektimit dhe përcaktimit të qartë të kësaj pike, KQZ publikoi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale lajmërimin për datën e përfundimit të këtij afati, duke qartësuar se ndalohet publikimi i sondazheve nga data 9 maj deri në përfundim të procesit të votimit. Pra, sikurse është bërë e qartë, sondazhet mund të transmetoheshin deri në datën 8 maj 2023.  

Lidhur me këtë çështje KRIIK konstatoi në faqen e internetit të Televizionit “Report TV” lajmërimin për publikimin e rezultateve të një sondazhi në datën 9 maj, ç’ka ishte në tejkalim të afatit ligjor.  

Për këtë KRIIK njoftoi dhe komunikoi verbalisht me administratën e KQZ, duke parashtruar nevojën për marrjen e masave të nevojshme për lajmërimin e këtij subjekti mediatik audio-viziv për të mos transmetuar sondazhin, si dhe për të mos ta vendosur organin mediatik në kushtet e shkeljes ligjore.   

Nga monitorimi i bërë, rezultoi se ky sondazh u transmetua në datën e paralajmëruar prej televizionit Report TV në mbrëmje, në shkelje të afatit ligjor të lejuar (gjeni më poshtë foto të transmetimit televiziv të kryer).  

Gjithashtu rezultoi se, përpos Report TV, po në mbrëmjen e datës 9 maj 2023 edhe në televizion KLAN, në emisioni Opinion, u transmetuan të përmbledhura rezultate të sondazheve të zhvilluara në herët nga televizione të tjera, duke shkelur afatin e lejuar nga Kodi Zgjedhor (gjeni më poshtë foto të transmetimit televiziv të kryer). 

Bazuar në sa më sipër, në gjykimin e KRIIK , nevojitet që KQZ-ja ta marrë në konsideratë dhe shqyrtojë shkeljen, me qëllim njoftimin dhe këshillimin publik të mediave respektive, si një mënyrë e drejtëpërdrejtë dhe efikase për të evidentuar qartazi se asnjë aktor publik, qoftë ky edhe një media, nuk është mbi ligjin. 

Kjo qasje konsiderohet veçanërisht e nevojshme për të sensibilizuar dhe rritur përgjegjshmërinë në vazhdim të të gjithë organeve mediatikë, veçanërisht atyre audio-vizive, qofshin këto qëndrore apo lokale. 

Sjellim në vëmendje të KQZ-së se mediat lokale nuk monitorohen 100% nga AMA e në përgjithësi janë shumë më pak në kontroll e monitorim.  

Nisur edhe nga përvoja në zgjedhjet e mëparshme, me shumë gjasë gjetjet apo pjesë nga këto sondazhe mund të përsëriten e publikohen edhe në vazhdim, duke shkelur ligjin dhe shkaktuar pasojat respektive në objektivitetin e votuesve. 

Gjykohet dhe nxitet KQZ, të komunikojë në vazhdimësi me këto media, dhe me të tërë mediat në vend, si edhe me AMA-n, për të informuar mbi këtë ndalim dhe ndërgjegjësuar për të ndaluar publikimin e sondazheve në vijim, apo edhe çdo ri-publikim të pjessshëm apo të plotë të gjetjeve të tyre. 

Gjithashtu, gjykohet me vend që në funksion të informimit mbi ndalimet e ligjit dhe respektimin e tij,  të gjitha mediat duhet të informohen e ndërgjegjësohen lidhur me respektimin e heshtjes zgjedhore, duke përfshirë në sferën e shkeljeve edhe rastet e ri-transmetimit të lajmeve më të hershme që kanë lidhje me fushatën zgjedhore.  

Së fundmi, në linjë me ruajtjen e heshtjes zgjedhore dhe referuar përvojave të hasura në zgjedhjet e mëparshme, KRIIK evidenton se në ditën e zgjedhjeve subjektet zgjedhore kanë praktikën të vijojnë reklamat me pagesë, qoftë në faqe interneti, qoftë në mediat sociale apo ne mediat e tjera online.  

KRIIK gjykon se është me vend dhe nxit KQZ-në ta shqyrtojë këtë fenomen duke e konsideruar këtë lloj reklame në çdo platformë online të njëvlefshme me reklamën e ndaluar në mediat audio-vizive. 

KQZ-ja duhet t’u kujtojë subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre se gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore të gjitha reklamat online, qofshin ato në faqe interneti (pra në media online), qofshin në mediat sociale (të tilla si Faceook, Instagram, YouTube, etj) duhet të mos jenë aktive e të mos transmetohen, sikurse ka ndodhur më parë.  

Kodi Zgjedhor parashikon periudhën e heshtjes zgjedhore si një periudhë në të cilën qytetarët shqiptarë nuk duhet të ndikohen në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nga propaganda elektorale, në çdo formë dhe mjet me të cilën mund të shfaqet e transmetohet ajo. 

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Maj 2023
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Pri   Qer »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb