Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 8 – Lidhur me zhvillimin e veprimtarisë së ndaluar nga KQZ-ja, prej Bashkisë Tiranë, më datën 17.04.2023 

Posted on 25 Prill, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Denoncimin ne pdf


I Nderuar Z. Komisioner!

Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së!

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin në vazhdimësi, ju paraqesim më poshtë një denoncim të KRIIK në lidhje me zhvillimin e një aktiviteti, pavarësisht ndalimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me Vendimin nr. 367 datë 15.04.2023 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ndalimin e zhvillimit të tetë aktiviteteve të raportuara për t’u zhvilluar nga Bashkia Tiranë.

Vendimmarrja është bazuar në arsyetimin se “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nga të dhënat e paraqitura në raportim ka konstatuar se, aktivitetet e raportuara nga institucioni publik, Bashkia Tiranë, me pjesëmarrjen e personave partiakë, në kuadër të fushatës zgjedhore, përbëjnë veprimtari të ndaluara, në kuptim të nenit 91 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Një prej aktiviteteve të ndaluara për t’u zhvilluar ishte edhe ai me temë “Takim me Deputetët dhe Anëtarët e rinj të KB”, me vend zhvillimi: “Selia PS”, me datë zhvillimi 17.4.2023, ora 17:30. Ky ndalim është pasqyruar edhe në ndërfaqen e aktiviteteve të ndaluara nga KQZ.

KRIIK angazhoi një monitorues i cili në ditën dhe orën e caktuar ishte prezent në selinë e PS për të monitoruar nëse takimi do të kryhej.

Pavarësisht se monitoruesit të KRIIK iu ndalua hyrja në selinë PS që të mund ta vëzhgonte drejtpërdrejt kryerjen e aktivitetit (megjithëse i pajisur me akreditimin si vëzhgues prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve), nga bisedat me persona të grumbulluar në hyrjen e selisë së PS ai mundi të konfirmonte se aktiviteti u zhvillua pavarësisht ndalimit të vendosur nga KQZ. 

Për sa më sipër, KRIIK denoncon me ashpërsi këtë sfidë të zbatimit të ligjit dhe Institucionit të KQZ-së, të disatën e këtij lloji.

Në gjykimin e KRIIK, KQZ-ja nevojitet të tregojë ashpërsinë e ligjit ndaj atyre që e sfidojnë atë, nga njëra anë, si dhe funksionalitetin e mekanizmit të ndërtuar pas reformës zgjedhore të vitit 2020 për të parandaluar abuzimin me burimet shtetërore, nga ana tjetër.

Një qëndrim pasiv apo interpretues ndaj ligjit çon në anashkalimin e tij në vazhdimësi, siç e tregon më së miri ky rast i përsëritur i injorimit të vendimeve të KQZ-së prej zyrtarëve publikë, në favor të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në gjykimin e KRIIK, KQZ-ja nevojitet të sanksionojë përpos titullarëve vendorë edhe subjektin zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, e cila është përfituesja kryesore nga ky aktivitet i ndaluar (neni 172 pika 1 e Kodit Zgjedhor).

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb