Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

KËRKESË – Për adresimin e problematikave që lindin nga ndryshimi i Qendrave të Votimit për një të tretën e zgjedhësve.

Posted on 20 Prill, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Dokumentin e dërguar KQZ-së.


Drejtuar:        Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve

z. Ilirjan CELIBASHI

N/Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve,

zj. Lealba PELINKU

Anëtarëve të Komisionit Rregullator

Anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve

Për dijeni:       Këshillit të Lartë Gjyqësor

Kryetares znj. Naureda LLAGAMI

Subjekteve Zgjedhore të regjistruara për Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023

Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri

Trupit Diplomatik dhe Organizatave Ndërkombëtare me seli në Tiranë

Lënda*:          KËRKESË – Për adresimin e problematikave që lindin nga ndryshimi i qendrave të votimit për një të tretën e zgjedhësve.

  Të nderuar Anëtarë të Organeve Drejtuese të KQZ-së!

  Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së! 

Në vazhdën e monitorimit të procesit për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të 14 majit 2023, KRIIK ka marrë dijeni, nëpërmjet raporteve të auditëve teknicienë dhe takimeve me zyrtarë të DPGJC dhe të Ministrisë së Brendshme se rreth 1.28 milionë zgjedhësve (përafërsisht 35% e tyre) iu është ndërruar Qendra e Votimit (QV) nga ekstrakti i dytë në listën përfundimtare të zgjedhësve.

Kjo gjë mund të sjellë jo vetëm konfuzion tek zgjedhësit apo vështirësi për të votuar në ditën e zgjedhjeve, por edhe mundet që ta bëjë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës së votës prej tyre.

Na lejoni të sjellim në vëmendjen tuaj se sigurimi i së drejtës së qytetarit për të votuar aty ku ka vendbanimin, si dhe lehtësimi i procesit të korrigjimit të përbërësve zgjedhorë pas shpalljes së listës finale të zgjedhësve, është jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një e drejtë thelbësore që shteti duhet t’i sigurojë qytetarit, të drejtën për të votuar.

Në frymën e sa më sipër, KRIIK Ju drejtohet me këtë Kërkesë, mbi disa hapa që, në gjykimin tonë, KQZ-ja, si Institucioni më i lartë që ka nën përgjegjësi garantimin e një procesi zgjedhor brenda standardeve, mund të ndërmarrë për të adresuar këtë çështje.

      Kujtojmë gjithashtu se KQZ-ja është institucioni i ngarkuar nga ligji për mbikqyrjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve (neni 50 dhe 61 i Kodit Zgjedhor).

Së pari, në gjykimin e KRIIK, nevojitet sa më parë një sqarim i plotë për publikun në lidhje me këtë çështje nga ana e KQZ-së, dhe konkretisht nga ana e Komisionerit, duke qenë se kjo çështje nuk është trajtuar në mënyrë publike në asnjë rast, madje as shqyrtimi i gjetjeve të raporteve të auditëve teknicienë.

Ky sqarim do të ishte e udhës të përmbante detaje në lidhje me arsyet dhe mënyrën se si ky ndryshim në adresat e Qendrave të Votimit ku ata do të votojnë është bërë, sikurse edhe mund të jepet një informacion i përditësuar në lidhje me numrin e qytetarëve që janë drejtuar nëpër KZAZ për të kërkuar informacion mbi QV-në ku do të votojnë.

Në gjykimin e KRIIK, informacioni në lidhje me pikën e parë do të ishte e udhës të ofrohej në mënyra proaktive nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ku edhe janë kryer ndryshimet, por, në çdo rast, gjykohet se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, si zyrtari më i lartë shtetëror për përgatitjen e zgjedhjeve, duhet ta kërkojë këtë informacion nga DPGJC-ja dhe ta bëjë me dije për publikun, në emër të transparencës.

       Theksohet se në historikun e zgjedhjeve të deritanishme, është hera e parë kur bëhet ndryshim i Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm në mes të procesit të hartimit të listave, duke sjellë si rrjedhojë zhvendosjen e qendrës së votimit për 1,28 milionë zgjedhës.

Së dyti, KRIIK gjykon se, në këto rrethana,  fushata e informimit për qytetarët që KQZ ka ndërmarrë nëpërmjet spoteve, posterave, etj., do të duhet të jetë shumë më intensive dhe e fokusuar në veçanti në informimin e qytetarëve për të kontrolluar sa më parë emrin e tyre në listë, si dhe qendrën e votimit ku janë parashikuar të votojnë.

Së treti, Kodi Zgjedhor në nenin 57 “Vendimet gjyqësore pas hartimit të listës së zgjedhësve” përcakton se:

“1. Kur zgjedhësi vëren se përbërësi i tij zgjedhor përmban pasaktësi, nuk është i regjistruar në listën e zgjedhësve të zonës së qendrës së votimit të vendbanimit të tij ose nuk është regjistruar fare në ndonjë nga listat e njësisë së qeverisjes vendore ku ai ka vendbanimin, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës deri 24 orë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa, sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore. …

3. Gjykatat e rretheve gjyqësore shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me kërkesat, sipas pikës 1 të këtij neni, si në ditën e fundit para zgjedhjeve, edhe në ditën e zgjedhjeve, por jo më vonë se 6 orë përpara mbylljes së votimit. Në rastin kur vendimi gjyqësor bën korrigjimin e përbërësve zgjedhorë, përcaktohet qartë përbërësi zgjedhor që ndryshohet. Kur saktësohet qendra e votimit ose zgjedhësi shtohet në listë, vendimi gjyqësor përcakton qendrën e votimit ku zgjedhësi do të votojë dhe numrin e dokumentit të identifikimit. …”.

Ky mekanizëm njihet tashmë si mundësi nga qytetarët, megjithëse pranohet se në zgjedhjet e mëparshme numri i zgjedhësve që kanë votuar me vendim gjykate nuk ka qenë i konsiderueshëm.    Ashtu sikurse pranohet se ka patur raste që zgjedhës, të cilët nuk kishin një Gjykatë të Rrethit Gjyqësor pranë vendbanimit të tyre, nuk e kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm, të fundit në dispozicion, duke ngelur pa votuar.

Aktualisht në këto zgjedhje, për shkak të situatës së lartpërmendur, me gjasë numri i qytetarëve që mund të kërkojnë të votojnë me vendim gjykate mund të jetë më i lartë.

Ndërkohë, me aplikimin e hartës së re gjyqësore që hyn në fuqi më datën 1 maj 2023, qasja e qytetarëve në gjykata do të jetë më e vështirë, duke qenë se disa prej gjykatave do të shkrihen.

Lidhur me gjithë sa më sipër, KRIIK zhvilloi një takim më datë 13 mars 2023 me përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) ku parashtroi shqetësimin e mësipërm dhe diskutoi për mënyrat e adresimit të çështjes.

Më datën 14 prill 2023, KRIIK i dërgoi një Kërkesë zyrtare KLGJ-së ku i kërkonte të ndërmarrë hapat e nevojshëm proceduralë e institucionalë, duke siguruar që Gjykatat e Shkallës së Parë në të gjithë vendin të jenë të vëmendshme ndaj kësaj situate dhe të marrin masat e duhura për të trajtuar me prioritet dhe në kohën më të shkurtër kërkesat e qytetarëve që kërkojnë të votojnë me vendim gjykate (gjeni bashkëlidhur shkresën zyrtare të nisur).

Pavarësisht angazhimit të KLGJ-së në këtë çështje, nëse do të ketë një të tillë nga ana e këtij Institucioni, KRIIK vlerëson se angazhimi i KQZ-së është shumë i rëndësishëm për adresimin konkret dhe të menjëhershëm të problematikës.

KRIIK i ka parashtruar disa kërkesa konkrete KLGJ-së që në opinionin e tij vlejnë të merren në konsideratë (lutemi referojuni shkresës bashkëlidhur), por e gjykon të domosdoshëm ndërveprimin dhe koordinimin e menjëhershëm të KQZ-së me të, me qëllim krijimin e lehtësive të nevojshme për të siguruar aksesin në gjykatë të qytetarëve e mundësuar respektimin e së drejtës së tyre për të votuar.

Në përfundim sillet në vëmëndje se, në çdo rast, Kushtetuata dhe ligji parashikojnë detyrimin e shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij që t’i sigurojnë të drejtën e ushtrimit të votës çdo zgjedhësi, ndaj në këtë pikëpamje, kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet për asnjë shkak qoftë edhe një qytetari të vetëm.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb