Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

INFORMACION – Mbi deklarimin e pavërtetë të Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, lidhur me afishimin e materialeve propagandistike statike në territorin e Bashkisë Tiranë

Posted on 20 Prill, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Dokumentin ne pdf


     Të nderuar Anëtarë të Organeve Drejtuese të KQZ-së!

     Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së! 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, shqetësimit të ngritur nga Anëtari i Komisionit z. Muharrem ÇAKAJ lidhur me publikimet e billborderave dhe posterave të Subjektit Zgjedhor Partia Socialiste nëpër rrugët e Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së z. Ylli MERKAJ iu përgjigj duke deklaruar se:

“në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk ka asnjë informacion ose denoncim për këtë … . (min 42:35 – 42:40 e videoregjistrimit , linku i videos ).

KRIIK shpreh shqetësimin e tij dhe e konsideron tepër të rëndë aktin e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm duke kryer një deklarim të pavërtetë gjatë kësaj mbledhje.

Ju bëjmë me dije se lidhur me çështjen në fjalë, KRIIK ka dërguar me postë elektronike në adresat e KQZ-së, përfshirë adresën e emailit të Sekretarit të Përgjithshëm,  ditën e martë datë 18 prill 2023, ora 13.10 denoncimin e tij: “DENONCIM Nr. 6 – Lidhur me afishimin e materialeve propagandistike statike në territorin e Bashkisë Tiranë – 20230418!”, të cilit i ka bashkëngjitur tërë argumentimin ligjor dhe provat përkatëse, duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të KQZ-së.

Ndër të tjera, në këtë denoncim KRIIK ka kërkuar që: “KQZ duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushje të detyrimeve që i jep ligji, për të kthyer ligjshmërinë tani në fillim të fushatës zgjedhore, si dhe prevalimin e standardeve që dikton Kushtetuta dhe Ligji.

     KQZ-ja nevojitet të ndërveprojë menjëherë me strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Policive Bashkiake respektive, si dhe monitoruesit e caktuar prej saj, sipas parashikimeve të ligjit, për heqjen e të gjithë posterave dhe billbordeve që nuk janë konform ligjit.”

Në momentin e denoncimit KRIIK nuk e posedonte kopjen e Vendimit të marrë nga Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Veliaj, pasi ai nuk figuronte në faqen e internetit, sikurse ligji përcakton.

Po atë ditë, KRIIK ka marrë më pas një kopje të Vendimit të çuar nga Bashkia Tiranë në KQZ.

Pavarësisht faktit se Vendimi është marrë prej Bashkisë Tiranë dhe është çuar vetëm në KQZ, KRIIK thekson sërish se:

     Së pari, fakti që e ka çuar Vendimin e marrë në KQZ, nuk e zhbën denoncimin, pasi ligji përcakton publikimin e tij të detyruar në faqen e internetit të Bashkise menjëherë pas marrjes së tij. (Shih arsyetimin e bërë në pikën 1 të Denoncimit).

     Së dyti, nga përmbajtja e Vendimit, konstatohet se Kryebashkiaku Veliaj ka autorizuar afishimin e materialeve propagandistike vetëm pranë zyrave zgjedhore.

Kjo do të thotë që të gjitha posterat e publikuar janë në kundërshtim edhe me vetë Vendimin Nr. 11979,  datë 27.03.2023 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

      Ndaj bazuar në këtë vendim, Policia Bashkiake dhe Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë duhet të marrin masa të menjëhershme për heqjen e të gjitha posterave në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë, përveçse pranë zyrave zgjedhore të Partisë Socialiste (pika 5 e Vendimit).

Nëpërmjet këtij Denoncimi, KRIIK ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të KQZ-së duke i kërkuar që:

 “në zbatim të ligjit duhet të veprojë menjëherë duke e ndalur sa më parë shkeljen ligjore të konsumuar dhe reduktuar sa të jetë e mundur çdo kosto të mundshme të ardhur nga kjo shkelje, duke urdhëruar policinë bashkiake apo atë të rendit për heqjen urgjentisht të të gjithë posterave apo billbordeve të subjektit zgjedhor Partia Socialiste, të cilat nuk përmbajnë mbishkrimin: “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, sikurse Kodi Zgjedhor detyron.”.

Sikurse jeni në dijeni, KRIIK vijon të sjellë pranë KQZ-së denoncime të plota , për të cilat ka kërkuar që të shërbejnë si indicie për Institucionin e KQZ-së, pasi beson fort se duhet nxitur e konsoliduar praktika e shqyrtimit të thelluar të rasteve të shkeljeve prej Administratës së KQZ-së, informacionet për të cilat mund të përcillen në KQZ nga çdo aktor apo qytetar, si një detyrim ligjor në përmbushje të kompetencave dhe përgjegjësive të dhëna.

Sjellja e Sekretarit të Përgjithshëm, në opinionin tonë, nuk është një gabim i rastësishëm, por një qasje shumë shqetësuese që duket se ka nisur të përvijohet në administratën e KQZ-së për të anashkaluar dhe mosvepruar ndaj shkeljeve të ligjit.

Në përfundim, KRIIK ju risjell edhe njëherë tërheqjen e vëmendjes së bërë në fund të Denoncimit të dërguar në KQZ dy ditë më parë se:

 “Përbën tashmë një domosdoshmëri që KQZ-ja të vërë para përgjegjësisë ligjore Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste dhe çdo përfaqësues të saj që shkel ligjin, duke i dhënë fund sfidës të hapur që ky subjekt zgjedhor, në mënyrë të veçantë, po i bën ligjit dhe Institucionit të KQZ-së në këto zgjedhje.”.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb