Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 6 – Lidhur me afishimin e materialeve propagandistike statike në territorin e Bashkisë Tiranë 

Posted on 18 Prill, 202321 Prill, 2023 by admin-2

I Nderuar Z. Komisioner!

Të nderuar Kolegë të Administratës së KQZ-së!

Procesi zgjedhor ka hyrë tashmë në periudhën e fushatës zyrtare elektorale.

Me ndryshimet ligjore të vitit 2020, të reflektuara në Kodin Zgjedhor me ligjin nr. 101/2020), u vendosën ndër të tjera edhe kufizime lidhur me afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës zgjedhore.

Neni 79 i Kodit Zgjedhor “Afishimi i materialeve propagandistike” pika 1 përcakton se “Jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, kryetari i bashkisë, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, përcakton vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike. Vendet e caktuara duhet të jenë në ambiente që sigurojnë shikueshmëri publike dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme ku të gjitha subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje të paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore. Vendimi i kryetarit të bashkisë bëhet publik në faqen e internetit të bashkisë menjëherë pas miratimit.”

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Udhëzimin Nr. 6 datë 23.03.2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

Ndër të tjera, Udhëzimi parashikon detyrimin që çdo Kryetar Bashkie pas marrjes së vendimit t’i njoftojë një kopje të tij Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet brenda 24 orësh nga miratimi i tij (neni 3, pikat 7).

   Ndërkohë gjithashtu parashikohet se subjekteve zgjedhore iu lejohet të afishojnë materialet propagandistike vetëm në vendet e përcaktuara nga kryetari i bashkisë, sipas këtij neni, dhe marrin masa për heqjen e tyre me përfundimin e fushatës së zgjedhjeve (neni 3, pika 8).

Nga monitorimi i bërë nga KRIIK (monitorim i pjesshëm) në territorin e Bashkisë Tiranë, evidentohen shkeljet e mëposhtme ligjore të kryera nga Bashkia Tiranë dhe Kryetari i saj, njëkohësisht Kandidat për Kryetar Bashkie i subjektit Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023, z. Erion Veliaj:

1. Bashkia Tiranë nuk ka publikuar në faqen e vet të internetit Vendimin e marrë prej Kryetarit të saj z. Erion Veliaj, për të përcaktuar vendet e afishimit të materialeve propagandistike për subjektet zgjedhore që garojnë për organet e zgjedhura të Bashkisë Tiranë.

KRIIK kontrolloi disa seksione të faqes, ku një vendim i tillë do të duhej të ishte afishuar, përfshirë faqen e parë, faqen ku publikohen urdhrat e kryetarit, etj. (për më shumë shih Lidhjen nr. 1 bashkëlidhur me foto/printscreen të ndërfaqeve të faqes zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë).

Në këto kushte prezumohet se Kryetari i Bashkisë Tiranë ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

Në gjykimin e KRIIK, theksohet se: edhe nëse ky vendim është marrë dhe i është dërguar KQZ-së, mbetet veçse një akt formal pa asnjë efekt, pasi ai nuk përmbush qëllimin kryesor të vendimmarrjes së tij.

    Duke mos ndjekur rrugën ligjore të publikimit të tij sipas ligjit për të informuar subjektet zgjedhore dhe qytetarët përpara nisjes së fushatës zgjedhore, si dhe duke mos bërë asnjë transparencë në afatin e kërkuar nga ligji (35 ditë përpara zgjedhjeve) për të siguruar mënyrën e drejtë dhe të paanshme të përcaktimit të vendeve publike sikurse ligji e kërkon, ka prishur tashmë parimin e barazisë së garës elektorale, duke e vënë Bashkinë Tiranë dhe Kryetarin e saj në kushtet e shkeljes së ligjit, për të cilën KQZ-ja duhet të veprojë urgjentisht, sipas parashikimeve ligjore.

2. Bashkia Tiranë ka afishuar në vendet e reklamave ndriçuese buzë rruge, ku zakonisht vendos reklamat me pagesë, materialet propagandistike të subjektit zgjedhor Partia Socialiste.  

Më konkretisht, është publikuar posteri i përgatitur dhe shpërndarë me logo të Partisë Socialiste, i cili në vetvete, në analizë të përmbajtjes sipas opinionit të KRIIK, përmban elementë të fortë të diskriminimit dhe të gjuhës së urrejtjes, totalisht pa asnjë lidhje me një proces zgjedhor, llojin e zgjedhjeve për të cilën garohet dhe mesazheve që përcjell.

   Ky poster është vendosur në vendet e afishimit të reklamave në thuajse të gjitha rrugët kryesore të Tiranës, madje deri në rrugët anësore të autostradës Tiranë – Durrës deri pranë mbikalimit të Rinasit, duke i krijuar avantazhe domethënëse subjektit zgjedhor Partia Socialiste, prishur parimin e barazisë në garë, si dhe ngritur pikëpyetje mbi mbulimin e kostove të reklamimit të këtyre posterave në këto vende.

Theksohet se në mungesë të një vendimi apo urdhri nga Kryetari i Bashkisë në lidhje me vendet ku lejohet afishimi i materialeve propagandistike, i vetmi vend alternativ ku ato mund të afishohen mbetet hapësira përreth zyrave zgjedhore, sikurse detyron pika 2 e nenit 79 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit “Gjatë fushatës zgjedhore përdorimi dhe afishimi i çdo materiali tjetër statik për propagandë zgjedhore, përfshirë flamujt dhe posterat, lejohet vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës”.

Gjithë sa më sipër në pikën 2 e vendos Bashkinë Tiranë dhe Kryetarin e saj në kushtet e shkeljes së ligjit, për të cilën KQZ-ja duhet të veprojë urgjentisht, sipas parashikimeve ligjore.

3. Disa nga këto postera Bashkia Tiranë i ka vendosur në vende, në të cilat në çfarëdo rrethane janë të ndaluara nga ligji,  siç janë ambientet pranë apo rreth institucioneve publike, si psh. Shkolla e Mesme “Harry Fultz”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore – Drejtoria Qëndrore, Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Universiteti i Tiranës, etj., çka është në kundërshtim me Udhëzimin Nr. 6 datë 23.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, konkretisht të nenit 3 pika 2 “Ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimi.”.

(për më shumë shihni Lidhjen nr. 2 bashkëlidhur këtij denoncimi, ku paraqiten disa foto me materialet propagandistike të publikuara, si dhe adresat e vendeve ku ato janë vendosur). 

Gjithë sa më sipër në pikën 3 e vendos Bashkinë Tiranë dhe Kryetarin e saj në kushtet e shkeljes së ligjit, për të cilën KQZ-ja duhet të veprojë urgjentisht, sipas parashikimeve ligjore.

Ndërkohë KQZ-ja, në zbatim të ligjit duhet të veprojë menjëherë duke e ndalur sa më parë shkeljen ligjore të konsumuar dhe reduktuar sa të jetë e mundur çdo kosto të mundshme të ardhur nga kjo shkelje, duke urdhëruar policinë bashkiake apo atë të rendit për heqjen urgjentisht të posterave nga këto vende.

4. Bashkia Tiranë ka publikuar materiale propagandistike (postera) të cilat nuk respektojnë parashikimin e pikës 3 të nenit 79 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit “Të gjitha materialet propagandistike vizive që përdoren në fushatë duhet të shoqërohen me shënimin: “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…” (vijon emri i subjektit zgjedhor)”.

Posterat përmbajnë vetëm logon e Partisë Socialiste, por që në asnjë rast nuk mund të barazohet dhe zëvendësohet vendosja e logos së partisë, qoftë formalisht, qoftë përmbajtësisht, me mbishkrimin që duhet të ketë çdo poster sipas parashikimit të Kodit Zgjedhor.

Gjithë sa më sipër në pikën 3 e vendos Bashkinë Tiranë dhe Kryetarin e saj në kushtet e shkeljes së ligjit, për të cilën KQZ-ja duhet të veprojë urgjentisht, sipas parashikimeve ligjore.

Ndërkohë KQZ-ja, në zbatim të ligjit duhet të veprojë menjëherë duke e ndalur sa më parë shkeljen ligjore të konsumuar dhe reduktuar sa të jetë e mundur çdo kosto të mundshme të ardhur nga kjo shkelje, duke urdhëruar policinë bashkiake apo atë të rendit për heqjen urgjentisht të të gjithë posterave apo billbordeve të subjektit zgjedhor Partia Socialiste, të cilat nuk përmbajnë mbishkrimin: “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, sikurse Kodi Zgjedhor detyron.

5. Në Bashkinë Tiranë ka ende materiale propagandistike të fushatave të mëparshme zgjedhore. Kjo gjë vërehet edhe në Bashki të tjera të vendit.

   Kjo situatë është në kundërshtim me parashikimin e bërë në nenin 3 pika 8 të Udhëzimit Nr. 6 datë 23.03.2021 të KSHZ, i cili përcakton se subjekteve zgjedhore iu lejohet të afishojnë materialet propagandistike vetëm në vendet e përcaktuara nga kryetari i bashkisë, sipas këtij neni, dhe marrin masa për heqjen e tyre me përfundimin e fushatës së zgjedhjeve.

Vendimet e Kryetarëve të Bashkive duhet të përcaktojnë eksplicisht pastrimin e territorit nga materialet propagandistike të fushatave të mëparshme elektorale.

KRIIK nxit KQZ-në që sa më parë të kërkojë nga të gjitha Bashkitë në vend, raport të plotë  mbi zbatimin e këtij detyrimi ligjor në territorin respektiv të secilës prej tyre.

Në përfundim të këtij denoncimi, KRIIK ju bën me dije juve si Institucion i KQZ-së i ngarkuar nga ligji për të vendosur ligjshmërinë, respektimin e rregullave dhe garimin në mënyrë të barabartë, se posterat e përshkruar më sipër, janë afishuar në disa bashki të vendit, ndërkohë që në përmasa gjigante janë vendosur edhe anash rrugëve interurbane të vendit.

KRIIK ju sjell në vëmendje se gjithë ndryshimet ligjore të miratuara në Kodin Zgjedhor, lidhur me materialet propagandistike kanë për qëllim garantimin e barazisë së palëve në garë, si dhe të një ambienti jo të ngarkuar me postera dhe reklama politike statike.

KQZ duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushje të detyrimeve që i jep ligji, për të kthyer ligjshmërinë tani në fillim të fushatës zgjedhore, si dhe prevalimin e standardeve që dikton Kushtetuta dhe Ligji.

KQZ-ja nevojitet të ndërveprojë menjëherë me strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Policive Bashkiake respektive, si dhe monitoruesit e caktuar prej saj, sipas parashikimeve të ligjit, për heqjen e të gjithë posterave dhe billbordeve që nuk janë konform ligjit.

KRIIK nxit KQZ-në që të vërë urgjentisht në dijeni Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste për të ndalur shkeljen e konsumuar, duke i vendosur afate kohore konkrete dhe të shkurtra.

Në rast mosreagimi, KQZ-ja duhet të sanksionojë Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste sipas parashikimeve të nenit 172, pika 1 të Kodit Zgjedhor sipas të cilit “Subjektet zgjedhore kryejnë kundërvajtje administrative në rastet kur në favor të tyre kryhen shkelje të ndalimeve të përcaktuara në dispozitat e këtij ligji dhe subjektet zgjedhore, pas marrjes dijeni, nuk marrin masa të menjëhershme për ndërprerjen e shkeljes. Kundërvajtja administrative sipas kësaj pike dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.”.

Përbën tashmë një domosdoshmëri që KQZ-ja të vërë para përgjegjësisë ligjore Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste dhe çdo përfaqësues të saj që shkel ligjin, duke i dhënë fund sfidës të hapur që ky subjekt zgjedhor, në mënyrë të veçantë, po i bën ligjit dhe Institucionit të KQZ-së në këto zgjedhje.

Shkarko Denoncimin ne pdf

Shkarko Lidhjen 1

Shkarko Lidhjen 2

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb