Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIM – Lidhur me vendimin nr. 267 datë 05.04.2023 të KSHZ drejtuar KAS “Për shqyrtimin administrativ ndaj z. Florenc Doka, person përgjegjës në bashkinë Cërrik, për zhvillimin e veprimtarive publike të ndaluara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”

Posted on 11 Prill, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Dokumentin e dërguar KQZ-së.


    Të nderuar Anëtarë të Komisionit dhe Ankimeve dhe Sanksioneve!

Sikurse jeni tashmë në dijeni, Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) është duke monitoruar nga afër gjithë procesin e funksionimit dhe të zbatueshmërisë të mekanizmit të parandalimit të përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime të fushatës elektorale.

Në këtë kuadër, KRIIK ka përcjellë pranë KQZ-së deri tani 12 raporte periodike javore, me problematikat e konstatuara gjatë çdo jave, të përcjella në formën e indicieve, si dhe tetë raporte ditore e pesë denoncime.

    Çdo shkelje apo problematikë e vërejtur është shoqëruar në çdo rast me provat përkatëse, si dhe rekomandime e sugjerime konkrete për përmirësimin e mënyrës së adresimit të problematikës  dhe mirëfunksionimit të mekanimzimit nga ana e KQZ.

Shkeljet nuk janë përcjellë në formën formale si “denoncime”, për arsyet e parashtruara publikisht që në nisje të funksionimit të këtij mekanizmi, si dhe së fundi edhe përpara jush në mbledhjen e datës 28 mars 2023.

Qëllimi kryesor që këto shkelje janë denoncuar formalisht në formën e “indicieve” lidhet me bindjen e KRIIK se duhet që vendosja e barrës së provës të mbetet tek KQZ-ja, si interpretimi më korrekt i frymës dhe gërmës së ligjit për konsolidimin dhe përmbushjen e përgjegjësisë dhe kompetencës së Institucionit të KQZ-së, në funksion të mirëfunksionimit dhe vënies në zbatim të mekanizmave ligjorë që posedon.

Theksohet se në çdo rast, çdo indicie e përcjellë ka në përmbajtje të saj çdo provë dhe arsyetim ligjor të nevojshëm për mbështetjen dhe adresimin ligjor respektiv, përfshirë edhe evidentimin e shkelësve sipas shqyrtimit paraprak që KRIIK i ka bërë rastit.

Të gjitha raportet javore si dhe rekomandimet e përcjella periodikisht në KQZ mund t’i gjeni në faqen e internetit: https://kriik.al/home/category/zgjedhje23/raporte-zgjedhje23/ ndërsa denoncimet në këtë link: https://kriik.al/home/category/zgjedhje23/denoncime/.

Në parantezë, duhet theksuar e qartësuar se, pavarësisht se nuk ndajmë dakordësi me shumë vendime të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) lidhur me indiciet e përcjella,  KRIIK nuk mund t’i ankimojë ato në KAS për shkak të mos qënit proceduralisht palë në to.

Në kuadër të gjithë sa më sipër, ju bëhet me dije se lidhur me vendimin e KSHZ nr. 267 datë 05.04.2023, objekt shqyrtimi përpara KAS, KRIIK është subjekti që ka depozituar indicien në KQZ.

Të ndërgjegjshëm për faktin e mos të qënit palë proceduralisht në proces, KRIIK e gjykon si shumë të rëndësishme përcjelljen tek ju të Qëndrimit dhe opinionit të tij si subjekt denoncues, duke konsideruar faktin se KAS është një nga organet Drejtuese të KQZ-së, përgjegjës për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me Vendimin nr. 213, datë 28.03.2023 ndaloi zhvillimin e katër aktiviteteve të raportuara nga Bashkia Cërrik.

Nga monitorimi i KRIIK në rrjetet sociale rezultoi se këto aktivitete ishin zhvilluar.

Për këtë, KRIIK depozitoi tre denoncime në KQZ për tre aktivitete të ndryshme, konkretisht denoncimin nr. 2, 3 e 4, të cilat mund t’i gjeni bashkëlidhur këtij e-mail-i.

Sikurse KQZ-ja me të drejtë ka vepruar, duke e ndaluar paraprakisht aktivitetin pasi mund të përbënte shpërdorim të burimeve shtetërore për qëllime politike /elektorale, ka rezultuar se ky aktivitet i ndaluar, përsa vetë pjesëmarrësit kanë postuar, sërish është përdorur për të artikuluar fjalime me përmbajtje haptazi elektorale.

Në gjykimin e KRIIK, hetimi adminsitrativ dhe vendimmarrja e Komisionerit duhet të ishte më e plotë dhe duhet të ishte treguar më i ashpër, nga sa ai ka propozuar KAS-it lidhur me shkeljet ligjore të konstatuara në denoncimet në fjalë.

Sipas KRIIK, Komisioneri ka mbajtur një qëndrim pasiv, apo interpretues ndaj ligjit duke u mjaftuar vetëm me propozimin për ndëshkimin e nëpunësit të administratës së bashkisë, madje edhe masa administrative e propozuar është minore e totalisht jo-proporcionale me gravitetin e shkeljes dhe praktikën vendimmarrëse të mëparshme, çka përbën një anashkalim të zbatimit të ligjit.

Madje në parantezë të Denoncimin Nr. 6 të dërguar KSHZ-së e Administratës lidhur me shkelje të së njëjtës natyrë, KRIIK u ka bërë me dije se: “ … në opinionin e KRIIK, gjykohet se zemërgjerësia e skajshme e KQZ-së e treguar deri më tani në raport me vonesat, mosraportimin e aktiviteteve të kryera dhe ndaj argumentimeve/justifikimeve shpesh të pavend të servirura prej institucioneve gjatë hetimeve adminstrative të kryera,  nuk mund dhe nuk duhet të shtrihet asesi në rastin e shqyrtimit dhe sanksionimit të shkelësve për kryerjen e aktiviteteve të ndaluara prej KQZ-së, pasi kjo qasje nuk është gjë tjetër veçse zhbërje institucionale nëpërmjet praktikës e tërë mekanizmit parandalues dhe sanksionues për abuzimin me burimet shtetërore prej zyrtarëve dhe funksionarëve publikë. …”.

Në vazhdën e veprimtarisë dhe qëndrimit të vazhdueshëm të KRIIK, me qëllim vendosjen e Institucionit të KQZ-në në situatën e zbatimit katërcipërisht të ligjit, dhe përgjigjes ligjore ndaj shkelësve të ligjit pavarësisht pozicionit të tyre, KRIIK parashtron përpara KAS dhe sjell në vëmendje të tij sugjerimin se:

  1. KQZ-ja nevojitet të sanksionojë titullarin vendor, konkretisht Kryetarin e Bashkisë Cërrik, si edhe Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila është përfituesja kryesore nga ky aktivitet i ndaluar (neni 172 pika 1), ndërkohë që një zyrtar i lartë i saj, Sekretari i Përgjithshëm z. Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është edhe bashkëautor në këtë moszbatim të ndalimit të bërë prej Institucionit të KQZ-së.

Propozimi i KSHZ për vendosje sanksioni ndaj z. Florenc Doka, person përgjegjës në bashkinë Cërrik, është bazuar vetëm në pikën 1 të nenit 10 të Vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator sipas të cilit “Në rastet kur subjektet e parashikuara në pikën 4, të nenit 4, të këtij vendimi, zhvillojnë veprimtarinë, pavarësisht ndalimit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur shkelja nuk përbën vepër penale, dënohen me gjobë nga 3 000 (tremijë) deri në 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, sipas nenit 171, pika 1, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në gjykimin e KRIIK, jemi edhe në kushtet e pikës 2 të nenit 10 të të Vendimit nr. 9 datë 24.12.2020.

     Konkretisht “Në rast se Komisioneri konstaton se titullari i institucionit ka penguar raportimin sipas këtij vendimi, ka ndikuar apo urdhëruar që ai të raportohet me vonesë, apo veprimtaria apo aktiviteti publik është zhvilluar pavarësisht ndalimit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, titullari i institucionit ndëshkohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 50 000 lekë (pesëdhjetë mijë) lekë sipas nenit 169 të të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Gjithashtu na lejoni t’ju sjellim në vëmendje se në aktivitetin e zhvilluar janë mbajtur fjalime me karakter elektoral, të cilat gjenden të transkriptuara në denoncimet përkatëse.

Pra jemi përballë faktit që përpos zhvillimit të aktivitetit të ndaluar, ky aktivitet institucional është përdorur për fushatë elektorale. Neni 7 gërmat a, b, dh, e, si dhe pika 2 e nenit 3 e parashikojnë qartazi përgjegjësinë ligjore që duhet adresuar.

Neni 7, pika 1 gërma e, parashikon se “Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve publike qendrore e vendore, të pavaruara ose të varësisë, kryetarët e bashkive, prefektët, drejtuesit e njësive administrative dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë:  

e) marrin masa dhe realizojnë monitorimin e zbatimit të tyre, për të penguar keqpërdorimin dhe garantuar mospërdorimin e:

i) burimeve njerëzore të institucionit në funksion të veprimtarisë së fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje, në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

ii) fondeve të institucioneve për periudhën katër muaj përpara deri ditën e zgjedhjeve, në funksion të fushatës zgjedhore të të subjekteve zgjedhore;

iii) mjeteve dhe materialeve në inventar të institucionit për për periudhën katër muaj përpara deri ditën e zgjedhjeve;

iv) institucioneve publike zhvillimit të fushatës zgjedhore e apo realizimit të propagandës politike në to;

v)  veprimtarisë shtetërore për të favorizuar subjekte të caktuara zgjedhore;”

Gjithashtu neni 172 “Sanksionet për subjektin zgjedhor për shkelje të ndalimeve të këtij ligji (ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, datë 23.7.2020” pika 1 Kodi Zgjedhor parashikon se: “Subjektet zgjedhore kryejnë kundërvajtje administrative në rastet kur në favor të tyre kryhen shkelje të ndalimeve të përcaktuara në dispozitat e këtij ligji dhe subjektet zgjedhore, pas marrjes dijeni, nuk marrin masa të menjëhershme për ndërprerjen e shkeljes. Kundërvajtja administrative sipas kësaj pike dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë”.

Referuar bazës ligjore si më sipër përmendur, jemi në kushtet e nevojës për sanksionim të Titullarit të Institucionit të Bashkisë dhe jo personit përgjegjës për raportimin, sikurse propozon KSHZ, si dhe Subjektit Zgjedhor Partia Socialiste, Drejtuesi i të cilit ka marrë pjesë në këtë veprimtari dhe është përfitues i drejtpërdrejtë prej zhvillimit të saj.

    Theksohet se KQZ-ja duhet të ketë njoftuar që më parë Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste për ndërprerjen e shkeljes, nisur nga indiciet e dërguara gati çdo javë për marrjen pjesë dhe shpërdorimin e tërë aktiviteteve publike institucionale të Bashkive të Qarkut Elbasan nga ana e Përfaqësuesit të Partisë Socialiste, i cili ka mbajtur në vazhdimësi fjalime të drejtpërdrejta dhe haptazi elektorale e politike, të provuara këto me fakte në indiciet/denoncimet e përcjella nga KRIIK.

  • Përpos sanksionimit sipas bazës ligjore të sipërpërmendur, në gjykimin e KRIIK edhe masa e sanksionimit, e propozuar prej KSHZ nuk është proporcionale me shkeljet e konstatuara.

Masa e propozuar është e njëjtë me atë që aplikohet në rastet e mosraportimit apo të raportimit jashtë afatit.

      Ndërkohë, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një shkelje të të njëjtës kategori.

Shkelja e kryer jo vetëm që është disa herë më e rëndë, por është edhe një shkelje e përsëritur tre herë, pra për kryerjen e tre aktiviteteve të ndaluara me vendim nga KQZ-ja.

Nisur nga graviteti i shkeljes së kryer, përsëritja e saj, si dhe pasojat e ardhura e dëmi i bërë, gjykohet se do të ishte me vend një sanksionim disa herë më i rëndë, referuar dispozitave ligjore të sipërpërmendura.

Në përfundim, KRIIK ju sugjeron dhe nxit Ju të Nderuar Anëtarë të KAS, të bëni një interpretim të thelluar të rasteve në fjalë, jo vetëm më qëllim vendosjen e sanksionit administrativ, por më së shumti për vendosjen e një standardi dhe praktike me qëllim mirëfunksionimin dhe funksionalizimin në mënyrën e duhur të të gjithë mekanizmit për parandalimin dhe mospërdorimin e burimeve publike në fushatë zgjedhore.

Praktikë dhe interpretim ky që do të duhet t’i referohet më pas në vazhdimësi KSHZ, Administrata e KQZ-së, por edhe tërë aktorët e tjerë politikë ose jo, duke orientuar drejt dhe ashtu siç duhet trajtimin e këtij fenomeni, siodomos përgjatë fushatës zgjedhore që është në prag.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Prill 2023
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb