Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIM – Për shtyrjen e vendimmarrjes lidhur me projekt-vendimin “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2023”

Posted on 17 Shkurt, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko dokumentin zyrtar dërguar KQZ-së.


Në kuadër të gjithë bashkëpunimit me KQZ-në lidhur me konsultimin paraprak të projekt-akteve të ndryshme, KRIIK i paraqet KQZ-së paraqet shkurtimisht qëndrimin e tij lidhur me mënyrën e parashikuar për shpërndarjen e fondeve vjetore ndaj partive politike për vitin 2023.

Në gjykimin e KRIIK, ka një paqartësi lidhur me parashikimet ligjore aktuale në ligjin e partive politike me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në tetor 2020, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, mbi mënyrën e garimit si koalicion në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Në mungesë të kohës së mjaftueshme për një analizë të plotë, si dhe të kopjes së marrëveshjes së Koalicionit “PD-AN” për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, sugjerohet që KQZ, ta shtyjë vendimmarrjen e saj lidhur me këtë projekt-vendim, për një analizë më të plotë të argumentimit të bërë dhe precedentit që mund të krijohet.

Neni 19 i ligjit “Për partitë politike”, i cili parashikon mënyrën e shpërndarjes së fondeve vjetore ndaj partive politike, është ndryshuar më datën 10.02.2011 dhe kuptimi i pikës 2 gërma “a” tek ky nen i referohet rregullimit dhe kontekstit ligjor të asaj kohe.

Sipas KRIIK, mbështetja financiare nuk është gjë tjetër veçse mbështetja në para nga buxheti i shtetit për partitë politike të cilat garojnë në zgjedhje dhe fitojnë një numër të caktuar mandatesh sipas rregullave të paracaktuara.

Masa e mbështetjes nga sovrani, e përkthyer në numër mandatesh parlamentare është sipas rezultatit të dalë dhe fotografisë së shpërndarjes së mandateve të përfaqësimit parlamentar të bëra në përfundim të procesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në gjykimin e KRIIK, vetëm kjo shpërndarje mandatesh përfaqësimi parlamentar ka legjitimitetin e plotë të votuesit/sovranit, e cila përkthehet më pas në mbështetje financiare vjetore për partitë respektive, sipas parashikimeve ligjore.

Mënyrat e lëvizjes së një apo më shumë mandateve më pas, sipas procedurave të tjera të ligjshme apo edhe marrëveshjet paraprake që mund të jenë bërë,  nuk mund të rrëzojnë këtë verdikt dhe mbështetje të sovranit për forcën politike apo koalicionin, e cila është përkthyer në mandate përfaqësimi parlamentar në momentin e përllogaritjes së bërë bazuar në rezultatin e final të votave të marra, sipas sistemit zgjedhor.

Çdo ndryshim i mëvonshëm nuk mund të zhbëjë këtë vullnet përfaqësimi, e rrjedhimisht edhe mbështetjen financiare vjetore e cila duhet të jepet nga buxheti i shtetit për katër vitet e ardhshme bazuar vetëm në këtë fotografi të përfaqësimit parlamentar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në rastin konkret, atyre të vitit 2021.

Marrja në konsideratë e ndryshimeve të mëvonshme në numrin e mandateve parlamentare, për efekt të mbështetjes vjetore financiare të partive politike, në gjykimin e KRIIIK, është e pasaktë, madje lë shteg dhe krijon precedent negativ, që nuk pasqyrojnë vullnetit e sovranit, por e bën atë pre të makinacioneve ligjore apo politike.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Shkurt 2023
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  
« Jan   Mar »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb