Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

KONSTATIME – Raporti IV i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 3 – 9 shkurt 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik!

Posted on 11 Shkurt, 202312 Shkurt, 2023 by admin-2

Gjatë monitorimit të javës së katërt të funksionimit të ndërfaqes, KRIIK ka evidentuar disa problematika të cilat lidhen me:

1. Mosrespektimin e afatit ligjor 5 ditor përpara zhvillimit të aktivitetit;

2. Kryerjen e veprimtarive publike, pavarësisht se nuk janë raportuar në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së;

3. Kryerjen e aktiviteteve përpara datës së raportuar për zhvillimin e tij.

Konkretisht:

  1. Raportimi i aktiviteteve me vonesë

Praktika e raportimit të aktiviteteve me vonesë (më pak se pesë ditë në dispozicion të KQZ-së përpara ditës së aktivitetit) vijon edhe në këtë javë të katërt.

Nga monitorimi i KRIIK rezulton se rreth 40% e raportimeve në javën e tretë (3 shkurt – 9 shkurt) janë me vonesë.  

Specifikisht, nga 227 aktivitete të raportuara nga data 3 shkurt deri në datën 9 shkurt 2023, 91 janë raportuar me vonesë (për më shumë shih Lidhjen 1, e cila përmbledh të dhënat për raportimet me vonesë, si dhe Lidhjen 2 me listën e detajuar të këtyre aktiviteteve, së bashku me të dhënat përkatëse referuar ndërfaqes së aktiviteteve në faqen e internetit të KQZ-së).

Numri total i institucioneve raportuese përgjatë periudhës kohore që mbulon ky raport është 47, nga të cilat 34 kanë raportuar së paku një aktivitet përtej afatit të përcaktuar ligjor.

KRIIK shpreh sërish shqetësimin dhe nevojën për adresimin e duhur nga KQZ të problematikës së vonesave në raportime.

Ky adresim duhet bërë sa më parë, në mënyrë që të ndikojë në mënyrë efiçente në raportimin në vijim për 12 javët e mbetura, ku, me shumë gjasë, problematikat do të shtohen e masivizohen në mungesë të një qasje proaktive prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KRIIK vlerëson vendimmarrjet për propozimin e sanksioneve bazuar në procesin e hetimeve administrative të zhvilluara, por është i mendimit se ka ende shumë për të bërë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përsa i përket kontributit dhe përvojës së KRIIK lidhur me mënyrat e adresimit të kësaj problematike, rikujtojmë se KRIIK ju ka përcjellë Rekomandime konkrete, qoftë në nivel politik e të përgjithshëm, qoftë në nivel teknik e konkret, nëpërmjet e-maileve të dërguara me Raportet e Monitorimit të tre javëve të para, përkatësisht të datave 21, 28 janar dhe 4 shkurt 2023. 

  1. Veprimtari publike të zhvilluara, por të paraportuara

KRIIK ka vijuar edhe përgjatë kësaj jave, të kryejë një monitorim jo sistematik të faqeve zyrtare të disa institucioneve në mediat sociale, si dhe të mediave të tjera online lidhur me pasqyrimin e aktivitetit institucional të këtyre institucioneve.

Gjatë periudhës 3 – 9 shkurt 2023, rezulton se së paku 21 veprimtari publike nuk janë raportuar në ndërfaqen e KQZ-së. (për më tepër gjeni bashkëlidhur Lidhjen nr. 3 me listën e këtyre aktiviteteve së bashku me informacione shtesë të pasqyrimeve mediatike që provojnë realizimin e tyre).

Lidhur me këtë konstatim, KRIIK risjell në vëmendjen tuaj se:

  • Konstatimi bazohet në gjykimin se këto aktivitete nuk janë raportuar, pasi ato nuk pasqyrohen në informacionin e bërë publik në ndërfaqen e KQZ-së.
  • Me shumë gjasë numri i aktiviteteve të pa raportuara duhet të jetë më i lartë, pasi siç u citua më sipër, aktivitetet e gjetura bazohen në një monitorim të kryer në mënyrë jo sistematike.

Bazuar në këto gjetje, duke qenë se situata mbetet e njëjtë, KRIIK risjell Rekomandimin e paraqitur tanimë në Raportet pararendëse se “nevojitet që KQZ-ja nëpërmjet veprimeve institucionale dhe vendimmarrjeve të nevojshme të sigurojë dhe propagandojë zbatimin pa ekuivok të ligjit, ndërkohë që duhet edhe të rrisë mënyrat e ndërgjegjësimit paraprakisht për zbatimin e detyrimeve ligjore të parashikuara për tu përmbushur nga aktorët institucionalë.”

  1. Kryerja e aktivitetit përpara datës së raportuar për zhvillimin e tij

Nga monitorimi i kryer është vërejtur një problematikë e re. Në disa raste aktiviteti është zhvilluar përpara datës së raportuar për zhvillimin e tij.

Janë konstatuar së paku 4 aktivitete të tilla të cilat renditen në vijim:

  1. Kryetari i Bashkisë Berat ka postuar në faqen e tij në Facebook, zhvillimin e një aktiviteti “Sot e kaluam ditën në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari”.  

 Postimi mban datën 3 shkurt 2023, çka nënkupton që aktiviteti është zhvilluar ose në datën 3 shkurt ose përpara kësaj date.

    Ndërkohë nga konsultimi i ndërfaqes së raportimeve të KQZ, rezulton se në datën 6 shkurt 2023 Bashkia Berat ka raportuar për një aktivitet me temë “Vizitë në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari”, me stafin akademik, maturantët etj”, të cilin planifikon ta zhvillojë më datën 20 shkurt 2023.

  1. Sërish, Kryetari i Bashkisë Berat, z. Ervin Demo ka postuar në faqen e tij në Facebook, zhvillimin e një aktiviteti “Vizitë e këndshme sot në shkollën jopublike “Drita e Dijes”.

 Postimi mban datën 1 shkurt 2023, çka nënkupton që aktiviteti është zhvilluar ose në datën 1 shkurt ose përpara kësaj date.

    Ndërkohë nga konsultimi i ndërfaqes së raportimeve të KQZ, rezulton se në datën 6 shkurt 2023 Bashkia Berat ka raportuar për një aktivitet me temë “Vizite ne shkollen jopublike “Drita e Dijes” me stafin edukues, maturante etj”, të cilin planifikon ta zhvillojë më datën 17 shkurt 2023.

  1. Bashkia Roskovec ka postuar në faqen Facebook të institucionit, zhvillimin e inspektimit të shkollës 9-vjeçare “5-Dëshmorët” Suk 1.

 Postimi mban datën 24 janar 2023, çka nënkupton që aktiviteti është zhvilluar ose në datën 24 janar ose përpara kësaj date.

    Ndërkohë nga konsultimi i ndërfaqes së raportimeve të KQZ, Bashkia Roskovec ka raportuar në datën 20 janar 2023 për zhvillimin e aktivitetit me temë “Inspektim i punimeve ne objektin “Shkolla 9 vjecare 5 Deshmoret”, Suk 1, Roskovec”,  të cilin planifikonte ta zhvillonte në datën 27 janar 2023.

  1. Bashkia Tiranë ka postuar në faqen Facebook të institucionit, zhvillimin e inspektimit të Kryetarit të bashkisë në godinat e Qytetit Studenti, me titullin: Në “Qytetin Studenti” po ndërtojmë tri godina të reja pritëse për studentët”.

 Data e postimit është 4 shkurt 2023, çka nënkupton që aktiviteti është zhvilluar në këtë datë ose më herët.

    Ndërkohë nga konsultimi i ndërfaqes së raportimeve në KQZ, Bashkia Tiranë ka raportuar në datën 3 shkurt 2023 zhvillimin e aktivitetit me temë “Inspektim punimesh konviktesh”, të cilin planifikonte ta zhvillonte në datën datën 8 shkurt 2023.

Nga katër aktivitetet e mësipërme, dy të fundit kanë deklaruar datë të planifikuar për zhvillimin e tyre, një datë e cila tashmë ka kaluar.

Nga kontrolli që u bë në kanalet zyrtare të informimit të titullarëve dhe institucioneve përkatëse, nuk evidentohet asnjë postim tjetër online për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Pra, rezulton se aktivitetet janë kryer dhe datat e deklaruara për zhvillimit e tyre, në ndërfaqen e raportimit të KQZ-së, ka qenë të plotësuara gabim.

Në gjykimin e KRIIK, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të thellohet në hetimin administrativ të këtyre rasteve.

Në rastin më të mirë, gjykohet se gabimi në datën e raportuar mund të jetë një gabim njerëzor ose një ndryshim i agjendës së punës së institucionit pasi është bërë raportimi në ndërfaqe.

   Në këtë rast, për të dy aktivitetet, duhet proceduar si ndaj aktiviteteve të cilat janë raportuar në shkelje të afatit ligjor.

Ndërkohë, nga ana tjetër, duke parë edhe numrin e rasteve, ngrihen dyshime se mund të jenë aktivitete të cilat raportohen qëllimisht me datë zhvillimi fiktive, në mënyrë që të mos cënohet afati 5 ditor i raportimit në ndërfaqe, meqënëse kjo e fundit kontrollohet me rigorozitet nga KQZ-ja.

Ky rast duhet të nxisë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të parandaluar dhe marrë masa konkrete për të mos lejuar përsëritjen dhe masivizimin e kësaj mënyre të raportuari, e cila mban edhe përgjegjësinë e mashtrimit në vetvete.

Shkarko dokumentin derguar KQZ-se

Shkarko Lidhjen 1 – Permbledhje e aktiviteteve te raportuara me vonese

Shkarko Lidhjen 2 – Aktivitete te raportuara me vonese

Shakrko Lidhjen 3 – Aktivitete te paraportuara

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Shkurt 2023
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  
« Jan   Mar »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb