Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME Lidhur me projektudhëzimit “Për caktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet e qeverisjes vendore”

Posted on 18 Janar, 202331 Mars, 2023 by admin-2

I Nderuar Z. Komisioner!

Të nderuar kolegë të administratës së KQZ-së!

Në kuadër të gjithë bashkëpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak të projektakteve të ndryshme, për të cilin gjëjmë rastin t’ju falenderojmë sërish, KRIIK ka sjellë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në datën 10 janar 2023, një dokument përmbledhës me disa rekomandime të cilat i konsideron të rëndësishme për t’u patur në konsideratë nga administrata e KQZ, në përmirësimin e akteve të ndryshme nënligjore. Bazuar kjo, në frymën e asaj çfarë Kodi Zgjedhor parashikon si dhe referuar problematikave të vëzhguara në praktikë në zgjedhjet pararendëse.  

Gjejmë rastin, që të kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për pasjen në konsideratë të rekomandimeve të përfshira në dokumentin në fjalë.

Ne kemi marrë njoftimin në datën 16.01.2023 në mbrëmje, për shqyrtimin dhe miratimin në seancë publike nga Komisioneri në datën 18.01.2023 të projektudhëzimit “Për caktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet e qeverisjes vendore”.

Lidhur me këtë projektakt, nuk kemi informacion nëse propozimet e pikës  2 “Regjistrimi i subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve” në Dokumentin e Rekomandimeve, të protokolluar pranë institucionit tuaj më datë 11.10.2023, janë shqyrtuar apo jo nga administrata e KQZ-së përpara finalizimit të projektaktit që propozohet sot për tu miratuar.

Nga shqyrtimi i bërë projektaktit, konsiderojmë se jo vetëm nuk janë marrë në konsideratë, por heqja e detyrimit të kandidatëve për të depozituar jetëshkrimin e tyre, konsiderohet si një hap pas, lidhur me standardin e arritur dhe praktikën e krijuar.

Nga rekomandimet e përcjella , KRIIK ju risjell në vëmendje, dhe gjykon se është e rëndësishme të përfshihen së paku dy elementë teknikë.

Konkretisht:

1. Udhëzimi parashikon, ndër të tjera, detyrimin për hapjen prej subjekteve zgjedhore të numrit të llogarisë së posaçme bankare dhe dorëzimin e saj në KQZ.

Në zgjedhjet e vitit 2021, KQZ ka bërë një hap pozitiv në aplikimin e kthimit të dokumentacionit në rast mungese të kësaj pike.

Megjithatë, më pas u konstatua nga auditët se, në disa raste llogaria nuk ishte llogari e posaçme për fushatën, por një llogari që partia apo edhe kandidati përdorte në aktivitetin e saj normal.

Sugjerohet që në modelet e hartuara në përmbajtje të udhëzimit, duhet të shkruhet përpos bazës ligjore që detyron hapjen e llogarisë së posaçme edhe specifikimin konkret që llogaria në fjalë duhet të jetë e posaçme për fushatën dhe jo llogaria e aktivitetit normal të partisë apo kandidatit.

Gjithashtu, sugjerohet që KQZ të gjejë e aplikojë paraprakisht mekanizma kontrolli  për të verifikuar nëse numri i llogarisë së dorëzuar është ai i një llogarie bankare të hapur posaçërisht për fushatën elektorale.

I njëjti mekanizëm duhet të aplikohet edhe për kandidatët.

Theksojmë se ky detaj përpos kërkesës për të zbatuar ligjin, përbën një element të rëndësishëm në procesin e kontrollit që bëhët më pas prej KQZ-së lidhur me financat e fushatës zgjedhore. Ajo lë shteg për deklarime të paplota e pasinqerta nga ana e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre, përpos se limiton funksionin verifikues të auditëve ligjorë.

2. Aplikimi i procesit të plotësimit dhe publikimit të jetëshkrimit të kandidatëve, pavarësisht se nuk ka qenë një detyrim ligjor i përcaktuar dhe shprehur eksplicisht në Kodin Zgjedhor, si dhe ka treguar mangësi në aplikimin në praktikë, ka qenë tejet pozitiv.

Ky akt ndihmon thelbësisht dhe rrit standardin e procesit elektoral në funksion të transparencës dhe informimit të qytetarëve mbi pjesën më të rëndësishme të ofertës elektorale që iu paraqitet për të votuar, informacion sa më i plotë mbi jetëshkrimin e kandidatëvë që propozohen për të marrë dhe ushtruar sovranitetin e deleguar nga populli, në organet e zgjedhura.

Informacioni mbi jetëshkrimin mbetet shumë i rëndësishëm pasi përpiqet që të bëjë transparencë dhe japë informacion qytetarëve mbi integritetin që kanë kandidatët, në pikëpamje të shkollimit, edukimit, punësimit, dhe çdo përvoje tjetër të kryer përpara kandidimit. Kjo sigurisht që ndihmon thelbëssisht në krijimin e një gjykimi dhe opinioni më të plotë të qytetarëve mbi individin që i kërkohet të votohet. Rritja e transparencës dhe informimit të votuesit mbi kandidatët është një rekomandim i vazhdueshëm prej organizmave vendase dhe ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, nëse do të sillet në vëmendje konteksti i Shqipërisë, një vend i cili u detyrua të miratoje dhe të ashtuquajturin “ligj të dekriminalizimit” për të siguruar integritetin e individëve kandidatë, ky hap i heqjes së jetëshkrimeve si detyrim për kandidim, përveçse është një hap pas, merr edhe një konotacion politik jopozitiv, të cilin KQZ-ja e re nuk duhet ta manifestojë pasi është në qëndrim diametralisht të kundërt me atë të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020 si dhe të vullnetit të ligjvënësit.

Ky detyrim ka qenë i parashikuar në udhëzimin Udhëzimi nr.1, datë 23.12. 2020, i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, por figuron të jetë hequr në projektudhëzimit “Për caktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet e qeverisjes vendore”.

KRIIK gjykon se qytetarët, aq më shumë në zgjedhje të karakterit lokal ku drejtuesi i bashkisë zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë, duhet të jenë sa më mirë të informuar lidhur më çfarë përfaqësojnë kandidaturat e propozuara nga subjektet zgjedhore, aq më tepër në rastin e zgjedhjeve për këshillat bashkiakë ku tipikisht, një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve bëjnë pak fushatë të drejtpërdrejtë.

Në këtë kontekst, KRIIK gjykon se dorëzimi dhe publikimi i jetëshkrimit të kandidatëve duhet të futet si detyrim në udhëzim, si dhe duhet të krijohet një format jetëshkrimi sa më i detajuar  për kandidatët, çka do t’i shërbente informimit më të mirë të publikut mbi integritetin dhe angazhimet e tjera që secili kandidat ka patur ose ka.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Janar 2023
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Dhj   Shk »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb