Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje 2023
      • Zgjedhje 2021
      • Zgjedhje 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu

Prishja e Marrëveshjes Politike dhe amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, precedent tejet i rrezikshëm për të ardhmen demokratike të vendit

Posted on 17 Korrik, 202028 Dhjetor, 2020 by KRIIK

NJOFTIM PER SHTYP

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) në ndjekje të tërë zhvillimet politike e institucionale, publikoi më datë 17 Korrik 2020, QENDRIMIN PUBLIK “Prishja e Marrëveshjes Politike dhe amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, precedent tejet i rrezikshëm për të ardhmen demokratike të vendit”.

Nëpërmjet tij, KRIIK deklaron se konfrontimi politik që tanimë po rrezikon Marrëveshjen Politike të 5 qershorit 2020, paraqet në vetvete perspektivën e një ecurie akoma më të rrezikshme se ajo që i parapriu dakordësisë politike.

Mbi precedentët antidemokratikë të shtresëzuar në vijimësi, në një kontekst institucional kritik, po manifestohet edhe një precedent tjetër i ri, totalisht i papranueshëm për sistemin demokratik, cënimi, pa marrë akoma jetë, i dakordësisë dhe kompromisit të lidershipit politik.
Mosmiratimi me emergjencë i kësaj Marrëveshje dhe interferimi në këtë proces i agjendave të tjera pa dakordësi të plotë dhe të gjithëanshme politike po e çon vendin nga një precendent i rrezikshëm në tjetrin.

Procesi i amendimit Kushtetues të ndërmarrë së fundi, përpos problematikave të tjera që mbart në vetvete, është një ndërhyrje e njëanshme e mazhorancës në kundërshtim me zotimin e marrë në zbatim të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020.
Në Relacionin që shoqëron projektligjin e dakordësuar nga kjo Marrëveshje Politike deklarohet se këto amendime mundësojnë dakortësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të rradhës, si dhe përbëjnë bazën ligjore të ndryshuar me të cilën këto dy procese zgjedhore do të zhvillohen.

Gjithashtu, KRIIK shprehet se Procesi i Amendimit të Kushtetutës i ndërmarrë nga Kuvendi, me një proces konsultimi fiktiv, në shkelje të gërmës dhe frymës së ligjit dhe pa dakordësi të plotë politike, konsiderohet si një veprim tejet i rrezikshëm.
Ky hap që po ndërmerret, pas precedentit të gjithëkritikuar të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, është finalizimi i çshenjtërimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

KRIIK ngre me forcë alarmin që ky precedent i ri dhe ky standard që po vendoset, nga kjo mazhorancë apo nga ajo që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme, mund të përdoret duke zgjatur duart edhe drejt Reformës në Drejtësi.
Themeli i kësaj reforme, i cili jetësohet në vetë Kushtetutën e Republikës, nën standardin e vendosur, nesër mund të tjetërsohet duke bërë nul vetë Reformën dhe minuar projektin shtetformues demokratik.

Në konsideratën e KRIIK, procesi amendues kushtetues ka tërë legjitimitetin e duhur të nisë prej kujtdo prej aktorëve politikë, por ai duhet të sigurojë në rradhë të parë një proces të mirëfilltë dhe të vërtetë konsultimi të gjerë publik, të sigurojë dakordësinë më të gjerë të mundshme të tërë aktorëve politikë e civilë, të ketë në dispozicion kohën e mjaftueshme për një proces të gjerë dhe efektiv konsultimi, si dhe të tregojë maturi duke përcaktuar hyrjen në fuqi dhe zbatimin e amendamenteve të konkluduara, në procesin zgjedhor të mëpasshëm, pas atij të rradhës

Dokumentin e plotë në formatin .pdf mund ta shkarkoni KËTU.

Tiranë, më 17 Korrik 2020 !

Zgjedhje 2023

  • Shpenzime per reklama politike ne Facebook dhe Instagram
  • Raportimi i aktiviteteve prej institucioneve publike
  • Afati i raportimit te aktiviteteve te institucioneve
  • Qëndrime Zyrtare
  • Raporte
  • Rekomandime për KQZ

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

Postime Së Fundi

  • KONSTATIME – Raporti IX i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 10 – 16 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 20 Mars, 2023
  • KONSTATIME – Raporti VIII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 3 – 9 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 11 Mars, 2023

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Mars 2023 (3)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (8)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • KONSTATIME – Raporti IX i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 10 – 16 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 20 Mars, 2023
  • KONSTATIME – Raporti VIII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 3 – 9 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 11 Mars, 2023
  • KONSTATIME – Raporti VII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 24 shkurt – 2 mars 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 6 Mars, 2023
Korrik 2020
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Qer   Gus »
©2023 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb